Thellohet skandali me motrën e Nuredin Dumanit/ Ministria e Jashtme kërkoi pajisjen me certifikatë sigurie
Motra e një vrasësi me pagesë është pajisur me certifi...

Me 6.06.2022, Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar (DSIK), ka lëshuar një certifikatë sigurie për “sekrete shtetërore” të NATO-s, për shtetasen Xhuljana Dumani, motra e vrasësit serial Nuredin Dumani.
Certifikata e Sigurisë është firmosur nga kreu i DSIK-ut, Dorian Tola, dhe Drejtori i Drejtorisë së Vettingut dhe Sigurimit Industrial, Mark Ndreca.
Kjo certifikatë sigurie është kërkuar nga Ministria e Jashtme, e cila e ka futur Xhuliana Dumanin në zyrën e sekreteve të NATOS-s.

E gjithë kjo ka ndodhur që nga koha kur Nuredin Dumani, vrasësi serial, ishte në kërkim dhe më pas u arrestua.
Nga njëra anë ishte Nuredin Dumani në SPAK, që rrefente tregun e vrasjeve mafioze si një gjë e zakonshme dhe nga ana tjetër DSIK, që përpilonte certifikatën e sigurisë për motrën e tij, duke i dhënë hapësirë në sekretet e NATO-s.
Dorian Tola, Mark Ndreca dhe të tjera institucione, në mes të të gjithë kësaj rrëmuje, shkelën ligjet dhe pajisën me certifikatë sigurie Xhuljana Dumanin.

Siguria kombëtare dhe siguria e NATO-s është rrezikuar nga këto institucione dhe drejtuesit e tyre, të cilët sot heshtin.
Pasi certifikata e sigurisë kur i jepet një zyrtari lidhet pikërisht me kë ke familjarë, me kë shoqërohesh etj.
Pra, vetëm ky personazh, Xhuljana Dumani, s’duhej të pajiset aq më tepër që punon në sekretarinë qendrore që kalon gjithë sekreti i shtetit dhe ai ndërkombëtar dhe NATO-s.

Me dhënien e kësaj certifikate për Xhuljana Dumanin, DSIK, është bërë i pabesueshëm.
Në një kohë që me raportet e këtij institucioni, pra me firmën e Dorian Tolës, janë shkarkuar dhjetëra gjyqtarë dhe prokurorë.
Në rastin e Xhuljana Dumanit, ky standard nuk ka vlejtur.
Me anë të Vendimit Nr. 388, datë 28.6.2007, DSIK ka të drejtë t’u kërkojë informacion për verifikimin e pastërtisë së figurës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Shërbimit Informativ Ushtarak, Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, Policisë së Shtetit, organeve të drejtësisë, të financave dhe ministrive e institucioneve të tjera shtetërore, që i gjykon të nevojshme.
Por, DSIK–ut, Xhuljana Dumani, çuditërisht i ka rezultuar e pastër dhe pa lidhje me të inkriminuar.
Verifikimi i pastërtisë përfshin verifikimin e informacionit të dhënë nga aplikanti në pyetësorin personal të sigurisë, në raport me ekzistencën e mundshme të riskut të sigurisë, vetëm për personin aplikues, kur kërkohet njohja me informacionin e klasifikuar, të nivelit “Konfidencial”.
Dy për personin aplikues, fëmijët, bashkëshortin/bashkëshorten, bashkëjetuesin/ bashkëjetuesen, kur kërkohet njohja me informacionin e klasifikuar, të nivelit “Sekret”.
Tre për personin aplikues, fëmijët, bashkëshortin/bashkëshorten, bashkëjetuesin/ bashkëjetuesen, prindërit dhe personat e tjerë, që jetojnë në të njëjtën familje, kur kërkohet njohja me informacionin e klasifikuar, të nivelit “Tepër sekret”.
Xhuljana Dumani bën pjesë në pikën e tyre për informacion të klasifikuar të nivelit “sekret shtetëror”, pra ka lidhje me familjarët e saj.
Por, as kjo pikë s'është marrë parasysh nga DSIK.
Nuk bëhet fjalë për një familjar të Xhuljana Dumanit, që është kapur duke shkelur rregullat e qarkullimit apo për një sherr banal, por për një vrasës serial dhe që kishte lidhje të forta me politikën.
“Certifikata e sigurisë” lëshohet në bazë të vlerësimit të përshtatshmërisë me detyrën, besnikërisë ndaj Republikës së Shqipërisë, ndikimit të jashtëm, figurës dhe qëndrimit moral, sjelljes personale, sjelljes ndaj drogës e alkoolit, gjendjes financiare, qëndrimit ndaj sigurisë kombëtare dhe rendit publik, gjendjes mendore e qëndrimit ndaj informacionit të klasifikuar”.
Edhe kjo pikë e vendimit në fjalë është shkelur.
Me Xhuljana Dumanin në qendrën e sekreteve shtetërore është vënë në rrezik siguria kombëtare.
Kur ka 48 orë që skandali është publikuar ende nuk ka një reagim, nga DSIK-u dhe institucionet që i japin informacion DSIK-ut./CNA.al
Motra e një vrasësi me pagesë është pajisur me certifi...
Kur vrasësi më pagesë ishte arrestuar dhe po fliste para p...
Politika shqiptare, administrata, ka prodhuar lloj-llo...
Xhuljana Agim Dumani, motra e Nuredin Agim Dumanit rez...
Sipas të dhënave të Instat këtë vit janë regjistruar 285 a...
Emisioni investigativ “Stop” ka shkuar në Elbasan për ...
Kreu i PAA-së, Agron Duka ka denoncuar një krim mjedis...
Tentakulat e kompanive të inceneratorëve, pra të personazh...
Banorët e zonës së Plazhit të Vjetër në Vlorë janë ank...
Prej disa ditësh, emisioni Stop në Tv Klan ka transmet...
Ardian Daiu, pronari i fermës, tregoi për Fiksin se dy...
Në dukje i përmbush të gjitha standartet për të qenë një K...
Koncesioni i inceneratorëve, i filluar në vitin 2014, pra ...
Emisioni Fiks Fare e ka denoncuar këtë fakt edhe para ...
Problematika e radhës e ka çuar emisionin investigativ...
I quajtur si “truri” i inceneratorëve në Shqipëri, Mir...
Disa ditë më parë, CNA.al publikoi një document ekskluziv,...
Por, megjithëse ngjarja ka ndodhur 7 vite më parë, asn...
Gjatë ditëve të fundit, Rilindja po zhvillon të ashtuq...
Një padi për falsifikim dokumentesh për tjetërsim pron...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...