Goditi protestuesin në Zvërnec/ Ndryshon masa e sigurisë për një nga punonjësit e sigurisë së kantierit
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...

Një skandal i paprecedentë, Waste-Gate, po ndodh në kryeqytetin Harare pasi një kompani e dyshimtë, “GeoGenix BV”, nënshkroi një kontratë të diskutueshme, nga e cila Harare do të humbasë afro 300 milionë dollarë nga paratë e taksapaguesve për të paguar tarifat e incenerimit të mbetjeve urbane në Pomona.
“Geo Pomona Waste Management Private Limited”, e cila filloi pastrimin e terrenit në vendgrumbullimin e mbetjeve në Pomona, do të drejtojë edhe landfillin e menaxhimit të mbetjeve për 30 vjet, ndërkohë që do të paguhet nga këshilli i qytetit të Harares për 40.000 dollarë amerikanë në ditë.
Kompania po ndërton një strukturë të menaxhimit të mbetjeve dhe një impiant për shndërrimin e mbeturinave në energji, proces që do të gjenerojë një sasi prej 16-22 MW në impiantin e Pomonas në Harare.
Kontrata e dyshimtë u nënshkrua nga kryebashkiaku në largim i Harares, inxhinieri Pakamile Mojo, pa u konsultuar me kryetarin e bashkisë dhe drejtuesit e tjerë të qytetit, ndërsa përfaqësuesi i vetëm në Zimbabve i kompanisë me seli në Holandë është Delish Nguaja i kompanisë “Draxgate”.
Ndërsa impianti që i shndërron mbetjet urbane në energji është një projekt i mirëpritur, është kostoja marramendëse prej 300 milionë dollarësh, ajo që e ka kthyer të gjithë projektin në një skandal të jashtëzakonshëm. Investigimet e gazetës “Zim Morning Post” zbuluan se kompania “GeoGenix BV”, e njohur më parë si “Integrated Energy BV” është e lidhur me shtetasin shqiptar Mirel Mërtiri.

Mërtiri është një përfitues i diskutueshëm i dhjetëra kontratave shtetërore në Shqipëri, për shkak të afërsisë së tij me udhëheqësit politikë. Gjatë dekadës së fundit, Mërtiri ka arritur të firmosë disa marrëveshje të diskutueshme - përfshirë një marrëveshje koncesionare të diskutueshme me qeverinë e kryeministrit shqiptar Edi Rama midis viteve 2014-2017 për ndërtimin e 3 inceneratorëve të mbetjeve - me vlerë qindra miliona euro.
Raportet e medias në Shqipëri tregojnë se Mërtiri qëndron prapa një perandorie biznesi, që përfshin një rrjet të gjerë kompanish të regjistruara në Shqipëri dhe në parajsat fiskale nën emrat e bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë.
Koncesionet e inceneratorëve janë më të diskutueshmet e një vargu “partneritetesh publiko-private” të krijuara nga qeveria Rama, të cilat sipas vlerësimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit në Shqipëri, mund t'u kushtojnë taksapaguesve shqiptarë më shumë se 350 milionë euro gjatë 30 viteve të ardhshme.

Marrëveshja në fjalë shkaktoi protesta të mëdha në rrugë pranë inceneratorit të mbetjeve në periferi të kryeqytetit Tiranë në janarin e vitit 2018. Protestuesit u dhunuan në mënyrë brutale nga policia. Ata kërkonin anulimin e marrëveshjes, me pretendimin se kompanisë po i jepeshin shuma të mëdha parash, pavarësisht se po bënte një punë të dobët, raportoi “Albanian Daily News”.
Në dhjetorin e vitit 2018, kryeministri shqiptar Edi Rama shkarkoi gjysmën e kabinetit të tij (me 14 ministra) në kundërpërgjigje të protestave masive. Aty përfshihej edhe ish-Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, që u zbulua nga media se kishte ndikuar në arritjen e marrëveshjes për shkak të lidhjeve të afërta me Mërtirin.
Mërtiri është gjithashtu i lidhur ngushtë me biznesmenin Ilir Dedja, pronarin e kompanisë “Drax Consult Sagl”, që u akuzua për pastrimin e miliarda dollarëve në Zimbabve në atë që u bë e njohur si “Covidgate”. Mërtiri dhe Dedja janë bashkëpronarë në një kompani të quajtur “3DDD Swiss Trading” dhe kanë bashkëpunuar në një sërë kontratash të dyshimta.
Në kulmin e skandalit “Covidgate”, Mërtiri dhe Dedja zhvilluan një vizitë në Zimbabve dhe u dërguan në selinë presidenciale për të takuar presidentin Emserson Mnangagua nga ministri i atëhershëm i Shëndetësisë Obadiah Mojo.

Përfaqësuesi i kompanisë “Drax” në Zimbabve, Delish Nguaja, i shoqëroi të dy biznesmenët e diskutueshëm në atë vizitë. Edhe këtë vit, Nguaja është sërish përfaqësuesi i vetëm i kompanisë “GeoGenix BV” në Zimbabve.
Në Harare, kompanisë “GeoGeneix” i është dorëzuar një marrëveshje fitimprurëse ku qytetarët e Harares do të duhet të paguajnë 40.000 dollarë amerikanë në ditë për menaxhimin e të paktën 1000 tonë mbeturinave në ditë.
Kjo kontratë vlen për 30 vjet, gjë që do të thotë se kompania do të arkëtojë mbi 300 milionë dollarë, ndërsa në të njëjtën kohë, do të realizojë fitime nga energjia që do të gjenerohet nga inceneratori dhe do të bëhet pjesë e rrjetit kombëtar.
Kontrata e parë e zbardhur nga gazeta “Zim Mornings Post”, tregon se vendgrumbullimi i mbetjeve urbane në Pomona “do t'i dorëzohet kompanisë kontraktore, siç specifikohet në Shtojcën nr.15 (Dorëzimi i vendgrumbullimeve) përkundrejt asnjë lloj tarife apo takse, e cila do të ndodhë jo më vonë se data e fillimit të kontratës”.
“Është një kontratë shumë e keqe dhe ne jemi kundër saj. Ajo është nënshkruar përpara se ne të merrnim detyrën dhe aktualisht po përpiqemi ta zhbëjmë atë”, - tha kryetari i bashkisë së Harare, Jakob Mafume, për "Zim Morning Post". “Harare ka nevojë për afro 3 milionë dollarë amerikanë për pastrimin e ujit, dhe i bie që ne të japim para për financimin e kontratës së dyshimtë, në vend se të kemi prioritet çështjet më të rëndësishme”, - tha ai.
“E si mund ta paguajë këshilli i qytetit Harare kompaninë 'GeoGenix'? Përkundrazi, vetë kompania duhet të paguajë qiratë për fabrikën e saj apo t’i blejë mbeturinat nga ne”, - theksoi Mafume. Këshilli i Qytetit të Harares ka hasur në shumë vështirësi në kryerjen e proceseve si grumbullimi i plehrave apo sigurimi i ujit të pastër për banorët e qytetit.
Investigimi ka zbuluar gjithashtu se qyteti ka disa paga mujore të papaguara për punonjësit e tij, pasi nuk po arrin të mbledhë të ardhura të mjaftueshme për veprimtarinë e tij të përditshme.
“Ne nuk e kemi një shumë të tillë parash për të paguar kompaninë 'GeoGenix'. Të gjithë dyshojnë se qeveria do të përdorë fondet e tjera për të paguar për këtë fabrikë. Projekti ka kuptim në aspektin mjedisor, por pse duhet të jetë këshilli bashkiak ai që duhet të përballojë koston e tij? Ne po u sigurojmë atyre lëndë të parë të mjaftueshme (plehrat) dhe madje hapësirë ??të lirë për ndërtimin e impiantit. Pse duhet të paguajmë plehrat?”- pyet Mafume.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se falë aksionit...
Që prej orëve të para të mëngjesit ka nisur operacioni...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me ...
Pjesëmarrës të nismës “Ballkani i Hapur” mblidhen sot dhe ...
Vijon aksioni për shuarjen e flakëve në ishullin e Saz...
Një jaht me 4 turistë, mes tyre edhe një fëmijë, është për...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano...
Pas ishullit të Sazanit, flakët janë shfaqur edhe në pyjet...
Zjarri që ka përfshirë ishullin e Sazanit, ka ngritur në k...
Analisti Andi Bushati thotë se Bajram Begaj që në akti...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka reaguar lidhur ...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi ditën e sotme ...
CNA.al publikoi pak më parë një mesazh që Evi Kokalari...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dekla...
Gazetarja Anila Hoxha në një reagim në "Facebook", ka ...
Luan Kapaj është personi që u cilësua si një “piroman”...
“Lajthitja” e Evi Kokalarit nuk njeh kufij. Sulmet e s...
Dy turistë turq kanë prekur me gjestin e tyre, ata kan...
Ditën e sotme është publikuar një video e një personi ...
Temperaturat e larta të këtyre ditëve kanë shkaktuar v...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...