web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zjarri në Sazan/ Peleshi jep lajmin: Neutralizohen rreth 14 vatra 

6 Qershor 2022, 20:49, Aktualitet CNA
Zjarri në Sazan/ Peleshi jep lajmin: Neutralizohen rreth 14 vatra 
Zjarri në Sazan

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka reaguar lidhur me zjarrin që ka përfshirë ishullin e Sazanit.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Peleshi bën të ditur se efektivët e FA kanë mundur të neutralizojnë rreth 14 vatra zjarri.

Ai thekson se rreth 100 trupa të tjerë po dërgohen në terren, ndërkohë që janë vënë në dispozicion edhe 3 anije të Forcës Detare.

“Pas një pune të pandërprerë, efektivët e FA kanë mundur të neutralizojnë rreth 14 vatra zjarri në ishullin e Sazanit.

Rreth 100 trupa të tjerë të Forcave të Armatosura po dërgohen në terren, ndërsa janë vënë në dispozicion edhe 3 anije të Forcës Detare. Trupat vazhdojnë operacionin e izolimit të plotë të flakëve, krijimin e brezit të shpyllëzimit me mjete shtesë nga Komanda Mbështetëse”, deklaron ministri./ B.A. – CNA.al





Lajmet e fundit nga