Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Kryeministri sot po deklaron qëndrimet e tij në lidhje me atë që quhet afera e shekullit, dikush pretendon 100, 300, 400 apo 600 milionë euro. Faktet janë që janë tre kontrata koncesionare, sipas studimeve të fizibilitetit, me investime të paktën 178 milionë euro, por me të ardhura jo më pak se 600 milionë euro. Apo me fitime 120 milionë euro, vetëm tek inceneratori i Tiranës. Të shkojmë tek faktet dhe detajet.
Ish-ministri është i arrestuar, është në burg për shumat e mëdha të parave të gjetura në kompani zinxhir, lidhur me inceneratorin e
Elbasanit. Shpallur në kërkim është Stela Gugallja, bashkëjetuesja e Mirel Mërtirit dhe Klodian Zoto.
Nga ana tjetër njerëzit shkojnë dhe flasin sipas kërkesave që bën Komisioni Hetimor. SPAK-u nga ana tjetër bën thirrjet e tij, heton. Ndërkohë mediat kanë raportuar prej vitesh. Gjithçka ka filluar në vitin 2015, por vazhdon dhe sot. Ka shumë pyetje dhe shumë të panjohura.
Por, a mundet të jetë Lefter Koka i vetmi? A është Lefter Koka, apo Rilindja?
Si mundet që një ministër i vetëm të detyrojë një shtet të tërë, Qeverinë, Bashkinë dhe çdo strukturë tjetër, të firmosë, aprovojë dhe paguajë 22 milionë euro për inceneratorin e Elbasanit, i cili nuk funksionon, por është një kaldajë nafte me kosto të çmendura?
Nga ana tjetër si mundet një ministër i vetëm, pas i ka parë sesi projekti i Elbasanit është me kosto të larta, jo vetëm për t?u investuar, por edhe për t?u administruar më tej, të shkojë në një proces tjetër, tek inceneratori i Fierit. Procedura nga Elbasani në Fier, ndryshojnë.
E më pas, si mundet një ministër i vetëm i Mjedisit, jo një nga ministrat më të rëndësishëm, por ministri më periferik i saj të lëvizë të gjithë strukturat e shtetit dhe të finalizojë një koncesion 128 milionë euro, sipas të dhënave zyrtare të fizibilitetit, të investimeve të një kompanie, e cila shkon të paktën sipas dokumentave zyrtare, rreth 300 e ca milionë euro, ku nga të cilat 120 milionë euro do të jenë fitime për 30 vite.
Kryeministri do bëjë shown e tij. Ministrat kanë bërë show-n e tyre. Të gjithë po përpiqen ta politizojnë.
Është e turpshme sepse shqiptarëve po përpiqet t?iu shitet një aferë korruptive si alternativë e një opozite të munguar. Pra, po kërkohet të përdoret një aferë, një koncesion, apo më shumë se një. Si zgjidhje për të bërë Lulzim Bashën, apo mbështetësit e tij si Opozitë e vërtetë në Shqipëri.
Kjo e financuar nga ambasadat, pa asnjë diskutim dhe e mbështetur prej tyre.
Por, në fakt jemi përballë të dhënave zyrtare, përballë studimeve të fizibilitetit, lekëve të paguar nga thesari, përballë të dhënave sa para qarkullojnë kompanitë që kanë marrë koncesionet. Janë të njëjtët persona të lidhur me ministra. Me zyrtarë të shtetit, ku del se shifrat janë të frikshme, përtej një problematike që pretendohet se është zgjidhur. Nuk ka më tym dhe në emër të tymit dhe emergjencës së plehrave që digjeshin apo shumë njerëzve që i kishin ato si produkt mbijetese, justifikohet një abuzim në shuma që shkojnë rreth 600 milionë euro.
Kjo nuk është një shifër e pallogaritur. Apo nuk është një shifër e ndërmendur nga akuza politike. Por, sipas të dhënave zyrtare nga studimi i fizibilitetit, rreth 300 milionë euro do të përdoren në inceneratorin e Tiranës, nga të cilat 120 milionë euro do t?i fitojë kompania.
Flasim këtu për 50 milionë eurot e investuara në inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit. Dhe më tej kemi të dhëna se për 30 vite do të duhen të paktën nga 10-15 milionë euro, për t?i mbajtur, çdo vit.
Pra, janë me qindra miliona euro. E këto ka mundur t?i bëjë një ministër i vetëm?
Kush e beson këtë gjë?
Lefter Koka, ministri më periferik i qeverisë së Edi Ramës, nga 2013 në 2017, si përfaqësues i LSI-së, si përfaqësues i ortakërisë me Ramën dhe Rilindjen, për të ardhur në pushtet kjo e fundit, ka mundur që të firmosë koncesione, kontrata, investime, apo çdo lloj forme tjetër, pagesash e shërbimesh, sido që ta quaj çdo politikan, çdo ekonomist, apo çdo studiues, një vullnet politik, i cili shkonrreth një miliardë euro?
Janë paratë e shqiptarëve. Gati 25% e buxhetit vjetor të Shqipërisë në vit. Janë gati paratë që janë shumë herë më tepër se kostoja e ndërtimit të Rrugës së Kombit. Janë gati më shumë se Rruga e Arbrit. Janë para shumë herë më tepër sesa rruga Qukës Qafë-Plloçë. Janë shumë më tepër se shumë investime madhore në Shqipëri. Kosto që lidhen me investimin, mirëmbajtjen, të ardhurat dhe gjithçka tjetër që duhen në 30 vite për këta inceneratorë të cilët janë ?mamuthët?, janë gropa të zeza korrupsioni dhe parash të taksave të shqiptarëve.
Edi Rama do t?i shfajësojë. Do t?i nxjerrë të pastër, për të shpëtuar veten, të tjerët dhe Rilindjen. Por, në finale ka vetëm një përgjigje.
Për të gjitha çfarë thamë më lart nuk mundet që të jetë një ministër i vetëm. Nuk mundet që të jenë xhepat e Lefter Kokës. Nuk mundet të jenë 2-3 apo 15 emra, të cilat kanë shkuar në një Komision Hetimor farsë, në një Komision Hetimor politik, që po përpiqet të mbyllë gjithçka për aferën e inceneratorëve.
Ai është një vullnet politik, është një hap i Rilindjes, dhe jo i një individi. Dhe sot kësaj po i shërben edhe ?Opozita zyrtare?, e Lulzim Bashës. Opozita farsë që duhet të krijohet ashtu si dhe inceneratorët farsë, por inceneratorët kanë nga pas qindra miliona euro, të tilla me dhjetëra miliona euro ka nga pas edhe farsa e Lulzim Bashës.
Prandaj projekti i inceneratorëve nuk është i një ish-ministri që ndodhet në pranga, apo i disa individëve që kanë dashur ta bëjnë me mendjet e tyre. Por, është projekt i Rilindjes, është projekt i Edi Ramës, është projekt i atyre që janë zhytur dhe kanë dalë si produkte nga zyrat e Partisë Socialiste, nga zyrat e institucioneve të djeshme të socialistëve në pushtet, të ortakërisë sot me pseudo-demokratët e Lulzim Bashës, me këtë të fundit si ortak në aferat e Qeverisë, që po i shërben Rilindjes, jo për të rilindur, por për t?u emëruar si ?Opozitë zyrtare? në Shqipëri, dhe në finale kemi në produkt. Inceneratorë qindra miliona euro, kryeministër në detyrë, Opozitë të emëruar si Luli dhe shqiptarët që më shumë qajnë hallet pse Donaldi nuk fitoi Big Brother, apo pse u nda nga Beatrix dhe si Iliri u zgjodh fitues, kur më parë kishte qënë në Komision për të zgjedhur Lori Hoxhën e Top Channel.
Gjithçka një situatë qesharake, e neveritshme që ka një përgjigje. Projekti i inceneratorëve është projekt i Rilindjes, dhe jo i një emri, por projekt i një sistemi./CNA.al
51 fakte dhe dokumente për aferën e inceneratorëve
Komentuesit bëjnë copash Ramën/ Si quan inceneratorë, por impiante
Rama mbron aferën e shekullit/ Justifikon një mal me para, për një mal me plehra
Inceneratorët, histori krimi dhe korrupsioni/ Rama, një mal me para, për një mal me plehra
Prokuroria e Shkodrës, nëpërmjet ekspertimeve dhe këmbëngulj...
Emisioni Stop në Tv Klan transmetoi kamerat e fshehta të Nik...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” në Tv Klan është ndalur ...
Sonte në mbrëmje një rast i paprecedentë do të transmetohet ...
Nga Klodian TomorriNdërsa e gjithë vëmendja e opinionit publ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një skandal në Korçë,...
Në dy ditë rresht CNA.al zbuloi me dokumenta dhe fakte ekskl...
Komisioni hetimor i ngritur në Parlament për Inceneratorët p...
Kuvendi i Shqipërisë ka ngritur një Komision Hetimor për kon...
Në lidhje me ngjarjen e transmetuar mbrëmjen e djeshme në em...
Fiks Fare denoncoi veprimet e punonjësve të Policisë së Shte...
Qeveria dhe bashkia e Durrësit vijojnë pagesat për incenerat...
Ditën e sotme emisioni “Stop” trajtoi rastin e një qytetarej...
Arta Çika denoncoi në “Stop” procedurën e hapjes së testamen...
Xhevdet Idrizllari ankohet në emisionin Fiks Fare për kryepl...
Të tjera skandale vijojnë të dalin në dritë në lidhje me kon...
Afera e inceneratorëve, një dosje e cila tashmë është edhe n...
Ylber Llozhi ankohet në emisionin Fiks Fare se nuk po e riçe...
“Stop” solli sot një problem me tamponët, që kryhen në labor...
Pak ditë më parë “Stop” ishte në Tropojë, Fierzë pasi qindra...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...