“Ndodhem në një luftë digjitale”/ Porositë e Ramës për socialistët
Kryeministri Edi Rama ka thirrur këtë të mërkurë në takim ...
Kryeministri Edi Rama ka thirrur këtë të mërkurë në takim ...
Ditën e sotme emisioni ?Stop? trajtoi rastin e një qytetareje, e cila thotë se noterja Majlinda Lleshi ka falsifikuar testamentin e vjehrrës së saj.
Qytetarja Arta Çika shkoi të ballafaqohej me noteren, por mbeti peng në zyrën e Majlinda Lleshit. Kjo e fundit nuk e la të dilte dhe thërriti policinë.
Notere Majlinda Lleshi: Por ti ke gjetur rrugën e gabuar që të merresh me mua, atë problem që ti ke me zonjën në fjalë..
Denoncuesja: Ku me zonjën në fjalë, e bëre ti(testamentin) e ke bërë ti.
Notere Majlinda Lleshi: Atë që kam bërë unë, mbaj përgjegjësi unë.
Denoncuesja: Po mbaje, mbaje pse trembesh, pse trembesh.
Notere Majlinda Lleshi: Unë trembem? Unë do thërras policinë.
Denoncuesja: Do ta thërras edhe unë policinë, hajde të vemi bashkë.
Notere Majlinda Lleshi: Tani, tani vjen policia, mos u shqetëso.
Denoncuesja: Hajde tani, mos më tremb mua, se çdo më bërë policia mua.
Notere Majlinda Lleshi: Do të shpije në polici brenda.
Denoncuesja: Po moj zonjë, po. Hajde hapëm derën mua të dal, po të them si njeri, mos të sillem unë të kalojmë në metoda të tjera.
Notere Majlinda Lleshi: Jo.
Denoncuesja: Se unë do vete në polici, të bëj denoncimin në polici, se ti më ke mbajtur brenda, ti po më mban peng mua këtu zonjë.
Notere Majlinda Lleshi: Do të mbaj moj, deri sa të vijë policia.
Denoncuesja: Mirë do vijë policia, hajde të shkojmë bashkë, mos më mbaj peng mua dhe mos më detyro të kaloj në gjëra të tjera.
Notere Majlinda Lleshi: Një sekondë ,të lutem kalo atje, nuk të lë të dalësh.
Pas kësaj situate është njoftuar grupi i emisionit ?Stop? të cilët kanë shkuar në zyrën e noteres. Pasi vjen policia, ajo bindet që të hapë derën.
Por ndodhi ajo që nuk pritej! Noterja Lleshi në sy të forcave të rendit kërcënon gazetarin e ?Stop?, se do ta vrasë dhe godet fizikisht gazetarin dhe kameramanin.
?O ndyrësirë, të godas dhe të mbys fare. Edhe ti plehrë (godet operatorin)! Do të të vras fare (i drejtohet gazetarit)?, thotë noterja.
Siç duket edhe nga pamjet, pasi godet gazetarin, noterja ka dhunuar edhe operatorin, madje duke i tentuar që t?i thyejë kamerën. Të gjitha kërcënimet dhe dhuna ndodh në sy të forcave të rendit.
Pas kësaj ngjarje, drejtuesi i emisionit Saimir Kodra tha se noterja u shoqërua në Komisariatin nr. 2, por sipas tij, Prokurori Albert Demirneli e ka quajtur mëse normale çfarë ka ndodhur.
?Në këtë reformë drejtësie ka çdo muaj një prokuror dezhurn që qëlloi Albert Demirneli. Një burrë, prokuror që e ka kaluar Vettingun, por fati i keq i Gentit dhe i gazetarëve që do rrihen nëse do ketë më mundësi t?i rrahë Majlinda Lleshi është se po të jetë gjithmonë Albert Demirneli dezhurn, e ka pasur shoqe klase dhe më pas ka punuar me të, ky prokuror dhe ajo Oficere e Policisë Gjyqësore. Ia bënte zemra atij që ta ndalonte mbrëmë në flagrancë noteren? Jo. E pra.Shikoni si dhunohen gazetari dhe operatori, por prokurori e quan mëse normale. I rashë telefonit kërkova të flisja si nuk e ndalon në flagrancë atë, por sot në mëngjes më shkruajti mesazh dhe më tha kush je prapë. Si duket sot do të jetë ftilluar, mëlçia si duket ia përpunon me vonesë alkoolin, punë e tij. Problemi është or ti Albert Demirneli, nëse unë Saimir Kodra, personalisht do të shkoj në zyrën e noteres dhe do ta godas për një mijë e një arsye, i revoltuar për këto procedura jo ligjore që ka bërë. Do të dorëzohem vetë në komisariat dhe s?besoj se do më arrestosh në kushtet e flagrancës se kam goditur një notere apo jo? Se nuk bën sens, me të njëjtën logjikë që nuk ndalove noteren ku goditi gazetarin. Jam i sigurt që mua do më ndalosh, do më kërkosh dënim dhe është mëse normale?, tha Kodra./tvklan.al
Arta Çika denoncoi në “Stop” procedurën e hapjes së testamen...
Xhevdet Idrizllari ankohet në emisionin Fiks Fare për kryepl...
Të tjera skandale vijojnë të dalin në dritë në lidhje me kon...
Afera e inceneratorëve, një dosje e cila tashmë është edhe n...
Ylber Llozhi ankohet në emisionin Fiks Fare se nuk po e riçe...
“Stop” solli sot një problem me tamponët, që kryhen në labor...
Pak ditë më parë “Stop” ishte në Tropojë, Fierzë pasi qindra...
Koncesioni i inceneratorëve, është ndër më të akuzuarit në S...
Në datën 3 shkurt 2022, emisioni investigativ Fiks Fare deno...
Inceneratori i Tiranës, një kontratë koncesionare e firmosur...
Në aferën korruptive të inceneratorëve janë të zhytur pothua...
Afera korruptive e inceneratorëve deri tani ka pas hekurave ...
Julian Mjeshtri prej 10 vitesh emigrant në Itali, i lindur d...
CNA.al ka denoncuar nëpërmjet disa shkrimeve, me dokumente z...
Koncesioni i inceneratorëve në Shqipëri, i cili ka filluar p...
Mimoza Bejko nga Pogradeci ankohet në emisionin Fiks Fare se...
Ka dy momente në lidhje me denoncimin që po bëhet nga Komisi...
Deputeti i PD, Luçiano Boçi ka reaguar lidhur me aferën korr...
Qytetarja Majlinda Gjeta ka kontaktuar eksperten Manjola Bel...
Autoklava në QSUT u vendos në vitin 2017 e cila do të trajto...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka deklaruar se fo...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...