LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Enkelejd Alibeaj/ I persekutuar apo thjesht nip i Isa Toskës?

25 Shtator 2022, 10:13, Editorial Redaksia
Enkelejd Alibeaj/ I persekutuar apo thjesht nip i Isa Toskës?
Deputeti Enkelejd Alibeaj

Kush ishte Isa Toska

Isa Toska i Parë, në kohë të Turqisë, ka pasur toka, ullishte dhe një shtëpi njëkatëshe. Thuhet se ka qenë një burrë i gjatë, i muhabetit dhe pak a shumë edhe trim.

Mbas vdekjes së Isait të parë, i vetmi trashëgimtar mashkull që ngeli, ishte i biri, Kodheli. Ai u martua me një vajzë nga fshati i tij dhe nga kjo martesë Kodhelit i lindën tre djem dhe dy vajza. Djalin e parë e quajti Isa, të dytin Faslli dhe të tretin Njazi.

Njaziu vdiq i ri, i pamartuar. Pasi ngelën vetëm dy vëllezërit e shitën edhe pronën e tyre të fundit dhe filluan të jetonin si endacakë. Bënin shumë aventura dhe krime për të cilat gjatë qeverisë së Zogut ishin burgosur disa herë. Madje dhe nga burgu i Beratit janë arratisur dhe qëndruan për një kohë të gjatë në arrati. Kështu i zuri 7 prilli i vitit 1939!

Në CV-në e Isa Toskës filluan të listoheshin vrasje të pafajshme, vjedhje të pasurisë së të tjerëve, plaçkitje të përditshme, gjithkund sjellje çnjerëzore. Për kohën Isa Toska konsiderohet si banditi dhe krimineli ordiner më i madh i trojeve shqiptare. Në verën 1943 mbi të rëndonin një mal me viktima.

Enkelejd Alibeaj/ I persekutuar apo thjesht nip i Isa Toskës?

Më 26 nëndor 1942, Komandanti i Karabinerisë Mbretërore Marshall Martini Antonio, zgjedh të gradojë gjeneral kriminelin ordiner Isa Toska.

Më 13 shtator pasi italianët po largoheshin dhe vendin e tyre po e merrnin forcat gjermane, forcat e xhandarmërisë duke përfituar nga tranzicioni vrasin kriminelin Isa Toska. Nga shkëmbimi i zjarrit mbetën të vrarë edhe 13 qytetarë të pafajshëm.

Banda e Isa Toskës vidhte ç'ti dilte përpara, grurë e plaçkë, tufa bagëtish të trasha e të imëta e më pas digjnin shtëpitë dhe bënin masakra të mëdha në fshatrat ku grabisnin. Isai "veprat" e tij si hajdut dhe kriminel ordiner i nisi me vjedhjet e ndryshme në pronat e bashkëfshatarëve të vet. 

Enkelejd Alibeaj/ I persekutuar apo thjesht nip i Isa Toskës?

Nga fundi i vitit 1940 formoi një çetë me elementë ordinerë dhe filloi të grabiste e të bënte terror në gjithë zonën e Roskovecit dhe Mallakastrës. Për të gjitha ekzekutimet që bënte, kishte caktuar një vend në kufirin Luar-Kuqan, që ndaheshin nga Përroi i Siqecës, i quajtur gropa e Haraçit.

Kush është Enkelejd Alibeaj

Enkelejd Alibeaj u shfaq për herë të parë në angazhimet pranë PD-së në vitin 2005 kur Sali Berisha e emëroi pranë Departamentit Antikorrupsion të Këshillit të Ministrave.

Më parë Alibeaj kishte përfunduar Shkollën e Magjistraturës, por refuzoi të punonte si magjistrat kur nuk u emërua në Tiranë, por në një rreth tjetër. Disa kohë përpara vitit 2005 u angazhua pranë studios së Eduard Halimit me të cilin njiheshin nga koha kur kishin qenë studentë të magjistraturës.

Enkelejd Alibeaj/ I persekutuar apo thjesht nip i Isa Toskës?

Me mungesa të rënda në komunikim, individualist dhe jorezultativ, mund të përmblidhet vlerësimi i personave që kishin rastin të punonin me Enkelejdin në atë periudhë.

Pas zgjedhjeve të vitit 2001, iu dha mundësia të angazhohej në proceset ankimore të PD-së pranë KQZ-së, si pjesë e ekipit juridik të Partisë Demokratike, por pa ndonjë angazhim mediatik.

Nga koha kur drejtonte Departamentin Antikorrupsion nuk ka asnjë ngjarje që të na kujtojë ndonjë aksion apo proces me të cilin ta mburrim apo nga i cili mund të mburret ai vetë. Asnjë raportim mediatik mbi veprimtarinë, suksesin apo rezultatin e punës së Departamentit. Enkelejdi gjendej i kënaqur me punën si zyrtar i zakonshëm.

Në fund të vitit 2007 papritur emërohet nga Sali Berisha si Ministër i Drejtësisë, deri në mes të vitit 2009 kur detyra i kalon Eduard Halimit. Nuk ka asnjë ngjarje apo lajm që mbahet mend nga ajo kohë. Në mandatin si deputet pas vitit 2009, Enkelejd Alibeaj ishte anëtar i Komisionit të Ligjeve. Pjesë e listës së deputetëve të Fierit, filloi të qarkullojë shpejt lidhja e Alibeajt me Isa Toskën. Dikush e citon si nip e dikush si stërnip i Isa Toskës.

Vetë Enkeljd Alibeaj lë të kuptohet se vjen nga shtresa e të përndjekurve, por askush nuk di ndonjë detaj nga përndjekja, apo cili kish qenë motivi zyrtar i kohës për përndjekjen e Alibeajt, apo me saktë familjes së tij.

Alibeaj, fama e të cilit mund të përmblidhet vetëm në çorodinë dhe komplekset mes të cilave "drejton" grupin zyrtar të Partisë Demokratike në Kuvend, nuk ka asnjë vepër personale për t'ju ofruar demokratëve. Aq më pak ndonjë model për t'u ndjekur! Sherret dhe përçarja që shkaktoi në qarkun e Fierit ku u caktua kandidat për deputet në 2009, janë ende shkaku i shpartallimit të strukturave në atë qark.

Enkelejd Alibeaj/ I persekutuar apo thjesht nip i Isa Toskës?

Cila është lidhja e Alibeajt me Isa Toskën?

Thashethemi e vende-vende akuzat për origjinën janë një nga problemet që shoqërojne Enkelejd Alibeajn.

"Berri mbahet pas këmbëve të veta", thotë populli, por kjo thënie nuk udhëheq Alibeajn.

Ai vetë, nuk ka ndonjë aksion, vepër apo ngjarje që mund të kujtohet si modeli 'Alibeaj", (si "berr" i ka këmbët të dobëta).

Alibeaj do të na bëjë të besojmë kryesisht që është ish-i përndjekur politik dhe jo si pasardhës i ndonjë fisi ordinerësh si Isa Toska. Alibeaj do që të përfitojë merita nga përndjekja politike e parardhësve, por ata nuk e dimë se kush janë e çfarë politike kanë bërë që janë persekutuar. Fakti qe ka jetuar në Fier nuk mjafton për t'u shpallur i persekutuar.

Enkelejd Alibeaj/ I persekutuar apo thjesht nip i Isa Toskës?

Vogëlsia mes së cilës jeton Alibeaj, nuk e bën dot politikan. Aq më pak politikan të madh, por të paktën të sqarojë origjinën e familjes, eventualisht të persekutimit dhe sidomos lidhjen me Isa Toskën. Ne nuk themi që nëse ajo lidhje ekziston, atëherë është faji i Enkelejdit!

Por mbase mund të kuptojmë burimin e komplekseve mes të cilave jeton Alibeaj.

Nëse origjina qenka vepra e madhe e Alibeajt, atëherë Alibeaj duhet të na flasë për origjinën.

Isa Toskën e njohim!

Alibeajn nuk dimë nga vjen!/ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga