
Dje u shkarkua drejtori i përgjithshëm i policisë, Gledis Nano, i cili mbajti këtë detyrë për të paktën 10 muaj, pas largimit të Ardi Veliut.
Gledis Nano, një 40-vjeçar në krye të policisë së shtetit, ndoshta edhe për politikën, por edhe për shqiptarët, padyshim edhe për ndërkombëtarët që e konsideronin gjithmonë një partner të tyre, mjaft të rëndësishëm.
Gledis Nano iku pas dy-tri ditësh turbullira. Ai vetë i quajti puç.
Në fakt u raportua, se i ishte kërkuar dorëheqja. Dorëheqja ishte dhënë dhe pastaj mendja ishte ndërruar e të tjera si këto.
Por të gjitha kanë pak rëndësi.
Me dorëheqje apo pa dorëheqje, Gledis Nano nga dje iku, nuk është më drejtor i përgjithshëm i policisë së shtetit.

Në fakt, ka një dorëheqje të munguar të Gledis Nanos, një dorëheqje morale.
Një dorëheqje, jo për situatën kriminale apo se ia kërkuan dorëheqjen, jo, por një dorëheqje për të vërtetën.
Në rast se Gledis Nano ishte ai që pretendohej, luftëtar i madh kundër krimit, një njeri që ka tentuar apo që ka bërë mjaft për kapjen e Ervis Martinajt, politikanë e të tjerë si këta, për korrupsionin dhe zbulimin e tij, duhej të kishte dhënë një dorëheqje.
Po, patjetër, edhe pse i kishte bërë këto beteja.
Ka disa versione.
Por le të marrim atë që pretendon Gledisi dhe miqtë e tij që ka pasur një puç, sepse Nano donte të bënte këtë apo atë arrestim, ai nuk është lejuar të bëjë ndryshimet e duhura, në policinë e shtetit emërimet i ka bërë Bledi Çuçi e kështu me radhë.
Duhet theksuar fakti se në rast se i ka bërë Bledi Çuçi emërimet, ky është sërish një gabim i Gledis Nanos dhe për këtë duhet të jepte dorëheqje.

Por le të shohim versionin e puçit dhe të faktit se Gledisi ka luftuar dhe nuk ka mundur t’ia dalë dot, sepse nuk e kanë lënë të zbatojë ligjin, e ka penguar ministri.
Atëherë duhej kjo dorëheqje, pikërisht dorëheqja e munguar e Gledisit.
Një dorëheqje në një konferencë shtypi live, ku Gledis Nano ia numëronte të gjitha një për një Bledi Çuçit, dhe largohej nga detyra.
Pra, duke theksuar se ka dashur të arrestojë "X" politikan, “Y” zyrtar apo ka tentuar të kapë këtë apo një tjetër kriminel dhe është penguar nga Bledi Çuçi.
Më tej të theksonte se kanë qenë zyrtarë të tjerë të policisë, me emra, një, dy, tre, katër, vartës të tij, drejtorë qarqesh, drejtorë direktë, të cilët kanë penguar apo kanë dekonspiruar operacione policore.
Kjo do të ishte dorëheqja e duhur e një zyrtari që nesër mund të ishte ndoshta më shumë sesa një drejtor policie, mund të ishte shpresë për shqiptarët.
Dhe kjo dorëheqje thjesht dhe vetëm do të bënte diçka, do të kishte hequr edhe Bledi Çuçin, do të kishte hequr edhe ata policë të tjerë që akuzoheshin me fakte dhe prova nga i ndershmi dhe i vërteti, nga luftëtari kundër krimit, Gledis Nano.
Por kjo nuk ndodhi. Gledisi tha unë nuk jap dorëheqje.

Pse? Këtë do ta kuptojmë me kalimin e kohës.
Ishte kokëfortësi individuale “unë” apo ishte thjesht dhe vetëm veprim i nxituar nga nervozizmi.
Pra, Gledisi ka një dorëheqje të munguar.
Dorëheqje e munguar, jo për të zbuluar të vërtetën pse iku një drejtor policie, por për të theksuar se a ishte vetë Gledisi, një “luftëtar i vërtetë”, a ishte ky oficeri i policisë i ndershëm që po luftonte krimin dhe korrupsionin, por nuk lejohej nga politika.
Atëherë ai kishte në dorë të vriste politikën e korrupsionin dhe të dilte mbi ta e të ishte e vërteta dhe shpresa.
Por dorëheqja nuk ndodhi, kemi një dorëheqje të munguar që Gledis Nano nuk e bëri kurrë.
Një dorëheqje që do të bënte denoncimin e kësaj klase politike dhe strukturave të inkrimininuara brenda policisë së shtetit.
Por Gledisi nuk e bëri këtë.
Pse?
Sërish përgjigjen duhet ta japë vetë ai, përtej justifikimeve, përtej argumenteve për puçe apo skenarëve të ndryshëm që po gatuhen brenda oborreve të gazetarisë dhe policisë.
Por, edhe pse në fund reagoi, me anë të një letre publike, nuk tha asgjë./CNA.al
Qeveria Rama ka filluar një iniciativë që fillimisht ka ar...
Largimi i Gledis Nanos nga drejtimi i Policisë së shtetit ...
Në një dalje mediatike sot, Ilir Meta, dikur i quajtur...
Ilir Meta njihet për kërcimet e tij, trampolinat spekt...
Në 30 vjet karrierë politike, i ardhur nga strukturat ...
Më vjen keq (dhe fare nuk më vjen) që prej një shekull...
Prej disa javësh disa nga mediat kryesore në vend, "Ballka...
35 tendera me vlerë mbi 1 miliard lekë. Janë përfitime...
Shumë gazetarë, politikanë, biznesmenë, kanë shprehur ...
Irfan Hysenbelliu, ish-kapteri-biznesmen, është kthyer në ...
Një ditë më parë Drejtoria e Tatimeve njoftoi për 1.7 mili...
Nëse do të pyesnim kryeministrin, për arritjet e tij më të...
Policia u ka shpallur luftë mjeteve detare argëtuese, si g...
Si rrallë herë a thua se Shqipëria është ende në moratori...
Një ngjarje e rëndë ndodhi tri ditë më parë në Himarë. Një...
Rilindja, projekti i kryeministrit Edi Rama, njeriut që do...
Në 30 vjet ka bërë një karrierë të shkëlqyer politike në k...
Nuk bën habi mbrojtja që po i bëhet Ilir Metës nga Petrit ...
Pandi Gjiza ka qenë një personazh mjaft i njohur në qyteti...
Pak ditë më parë opinioni publik mësoi se si rrallëherë në...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...