VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...

Shumë gazetarë, politikanë, biznesmenë, kanë shprehur qëndrimet e tyre për një investim, i cili pritet të jetë rreth 2 miliardë dollarë dhe do të shndërrojë Portin e Durrësit në një atraksion turistik, t’i hapë një faqe të re historisë dhe do ta bëjë atë një nga perlat e mesdheut.
Ky është pretendimi i kryeministrit Edi Rama apo ajo që ai sheh në vizionin e tij.
Opozita e ka sulmuar, e ka quajtur aferë, gazetarët kanë mbajtur qëndrimet e tyre.
Klodian Tomorri dje në një publikim të tij, siç mund ta lexoni në këtë link, sqaronte, të ardhurat 2 miliardë dollarë, 3 miliardë dollarë, të cilat ishin shifrat, cila ishte përqindja e kompanisë, Qeveria, etj.
Në fakt më poshtë po sjell një sqarim më popullor dhe më të thjeshtuar në lidhje me atë investim që do të bëhet në Portin e Durrësit.
Së pari, një investim madhor që i duhet vendit, pra ndryshimi i Durrësit dhe investimi, forma dhe mënyra shpjegohet me dy fjalë.

Qeveria ka gjetur një nga kompanitë lider në botë, një kompani arabe e cila shndërroi edhe Dubain.
Pse duhej kjo kompani lind pyetja?
Thjesht dhe vetëm me shpjegim do ta kuptoni se është sekseri i duhur midis Qeverisë dhe kompanive private shqiptare. Kompania e huaj merr koncesionin, ndërtimin e bëjnë kompanitë shqiptare. Qeveria nuk del direkt por ia kalon “investitorit”, që do e ndërtojë me paratë e ndërtuesve shqiptarë.
Çfarë pritet të ndodhë?
Kompania arabe e cila ka bërë projektin, ka marrë me zero Lekë qindra mijë m2, me status investitor strategjik, dhe të zhvillohet kjo zonë. Këtë pasuri të shqiptarëve kompania e shikëve nga Dubai do ta japë me nënkontraktim për ta ndërtuar, sipas projektit të miratuar.
Pra, do të jenë sërish kompanitë shqiptare, të cilat ndërtojnë pallate në kryeqytet apo kompani ndërtimi nga zona të ndryshme të vendit, që nuk po i përmendin për të mos përfshirë edhe ata që do të jenë pjesë e atij projekti.
Pra, shumë kompani shqiptare do të nënkontraktohen nga kompania arabe. Kjo e fundit do t’u kërkojë atyre që të ndërtojnë për interes të saj dhe janë dy mënyra që do të kryhet.

E para, të paguhet direkt, por kjo duket se do jetë për shumë pak deri në aspak pjesë të projektit.
Varianti i dytë dhe ai që do të ndodhë është dhënia si pagesë për punën e kryer sipërfaqe ndërtimi, siç ndodh me klering që ndërtohet rëndom.
Pra, arabët marrin truallin, ua japin kompanive shqiptare për ndërtim dhe i paguajnë me sipërfaqe ndërtimi që ata ndërtojnë vetë në pronën e shqiptarëve që e fal qeveria.
Ata do bëjnë supervizimin edhe ky i nënkontraktuar.
Kompanitë shqiptare për të marrë paratë shesin (ose menaxhojnë) pjesën e objektit që kanë marrë me klering, arabët shesin (ose menaxhojnë) pjesën e objekteve të tjera që ju ngelen me një çmim të paracaktuar dhe e gjitha kjo është zhvillimi.
Pra, Qeveria në këtë mes qëndron në krye duke vënë “sekser” një kompani arabe, e cila do të marrë nga Qeveria truallin, do t’ua japë privatëve shqiptarë ta ndërtojnë me lekët e tyre dhe paguhen me objekte, të cilat më pas do i shesin (ose menaxhojnë) për të fituar dhe për të marrë paratë e kostove të ndërtimit apo diçka më tepër.

Në këtë rast, Durrësin nuk e ndërtojnë arabët, ata vetëm kanë bërë projektin, me statusin e investitorit strategjik të dhënë nga Qeveria, atë do ta ndërtojnë kompanitë shqiptare të cilat do të jenë nënkontraktore dhe do paguhen me klering, me objektin që do të ndërtojnë mbi truallin e dhënë nga qeveria.
Kjo është e thënë thjeshtë.
Qeveria me kompaninë arabe ka bërë vetëm një zgjidhje duke gjetur sekserin në mes që i jep pronën, e ndërtojnë shqiptarët, e zhvillojnë shqiptarët, e shfrytëzojnë shqiptarët dhe arabët bëjnë vetëm nënkontraktimin apo edhe ndoshta ndonjë supervizim të nënkontraktuar, në lidhje me projektin e ndërtimit të miratuar nga Qeveria shqiptare.
Kjo është e gjithë skema. Llogaritë sa hyjnë në xhepat e kompanisë arabe, sa hyjnë në xhepat e kompanive shqiptare, sa do shkojë kostoja totale e ndërtimit dhe cilat do të jenë vlerat është e vështirë për t’u thënë, pasi projekti është shumë më kompleks, nuk është thjesht vetëm një pallat.

Ka një infrastrukturë shumë të madhe, si marinën e të tjera me radhë.
Çka do të thotë se përllogaritjet e bëra përreth dy miliardë dollarë, ndoshta duhen edhe shumë më tepër, pasi edhe kostot në investime të tilla në infrastrukturë dhe ndërtim, ditë pas dite për shkak të pandemisë dhe luftës po rriten, po dyfishohen.
Thjesht dhe vetëm nga e gjithë historia e Portit të Durrësit, kuptohet qartazi që Qeveria i jep një kompanie të huaj sipërfaqe trualli në pozicion strategjik ekonomik, kompania e huaj merr ca kompani shqiptare, e ndërton, i paguan ata me objektet që ata ndërtojnë.
Qeveria shpall sukses se u rindërtua Durrësi dhe u bë një qytet modern. Kompanitë private qëndrojnë në punë dhe marrin disa para në kohë krize dhe kompania e huaj bën menaxhimin nga lart.
Të gjithë fitojnë para, të gjithë janë të kënaqur dhe në fund pritet të shpallet vetëm fitorja. Kostot e milionave nga hyjnë e nga dalin, mbeten për t’u parë./ CNA.al
Irfan Hysenbelliu, ish-kapteri-biznesmen, është kthyer në ...
Një ditë më parë Drejtoria e Tatimeve njoftoi për 1.7 mili...
Nëse do të pyesnim kryeministrin, për arritjet e tij më të...
Policia u ka shpallur luftë mjeteve detare argëtuese, si g...
Si rrallë herë a thua se Shqipëria është ende në moratori...
Një ngjarje e rëndë ndodhi tri ditë më parë në Himarë. Një...
Rilindja, projekti i kryeministrit Edi Rama, njeriut që do...
Në 30 vjet ka bërë një karrierë të shkëlqyer politike në k...
Nuk bën habi mbrojtja që po i bëhet Ilir Metës nga Petrit ...
Pandi Gjiza ka qenë një personazh mjaft i njohur në qyteti...
Pak ditë më parë opinioni publik mësoi se si rrallëherë në...
“Është me shumë rëndësi vazhdimi i procesit të dekri...
Irfan Hysenbelliu, ka plot 2 miliardë lekë detyrime...
Ekziston ende një debat i dendur publik, shpesh ndeshu...
Një libër kujtimesh, i shkruar nga diktatori Enver Hoxha, ...
Është për të ardhur keq, që një media kombëtare, një e...
LSI-ja, forca politike e themeluar nga Ilir Meta për inat ...
Herë ia rrëmbejnë kokainën rrugës për në magazinë dhe herë...
Ka ngjallur interes të madh ditën e djeshme seanca dëg...
Në shtator të vitit 2021, ish-kreu i Partisë Demokratike, ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...