FOTOLAJM/ Adoleshentët gara me motorë e skuterë në Parkun e Liqenit, policët bashkiakë me sy në telefon
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...

Një ditë më parë Drejtoria e Tatimeve njoftoi për 1.7 milionë euro detyrime tatimore që Irfan Hysenbelliu ka ndaj shtetit, me kompaninë "Birra Tirana", e cila tashmë është bllokuar.
Sipas tatimeve, kontrolli në këtë subjekt është iniciuar pasi ai kishte detyrime të prapambetura tatimore, që arrinin në vlerën e 1.7 milionë eurove si dhe për të kishte një denoncim të mbërritur në rrugë zyrtare pranë Administratës Tatimore.
Po përtej këtij skandali, ku objekt është Irfan Hysenbelliu, i cili në tentativë për të mos dalë borxhet në dritë, ka sulmuar organet tatimore, qëndron edhe heshtja e disa mediave kombëtare dhe jo vetëm.
Hysenbelliu, gjoja në emër të raportimit në media, prej kohësh sulmon drejtues institucionesh publike.
I njohur për borxhet në banka e skandale të tjera, Hysenbelliu sulmonte tatimet e doganat, pasi qartazi duhet se bënte evazion fiskal dhe nuk paguante taksat që i deklaronte vetë, por edhe sigurimet e punonjësve.
Doganat, por edhe tatimet i kanë qëndruar përballë shantazhit të Irfan Hysenbelliut që përdor mediat e tij, jo në interes të publikut, por në interes të skandaleve të tij.
Dje është publikuar një tjetër fakt mbi detyrimet e që një nga kompanitë e Irfanit ka në tatime, por ky nuk ishte lajm për mediat kryesore, të cilat heshtin përballë këtij skandali, ku një media sulmon institucionet sepse nuk paguan taksat dhe bën evazion.
Po i rendisim me radhë televizionet kryesore: "Top Channel", "Tv Klan", "Vizion Plus", "ABC News", "A2 CNN", "Euronews Albania", "Syri", por edhe disa të tjera që do t’i listojmë më poshtë, nuk e kanë transmetuar informacionin e bërë publik nga Drejtoria e Tatimeve.
Nuk e kanë transmetuar dhe duket se ka një marrëveshje të heshtur mes tyre.
Vjolla Hoxha e "Top Channel" buçet e çahet për ndeshjet e "TIBO"-s dhe pronat e të dashurit të saj, për skandalin e Irfanit heshti.

Kanë heshtur "Tv Klan", "Top Channel" edhe "Euronews", një media e re që pritej që të kishte diçka, me sa duket vajtja e Ben Blushit ka dhënë efektin "KAZAN". Ka heshtur edhe "A2", që është partnere e "CNN".
Syri i opozitës ose është qorruar ose e ka shkulur Ilir Meta për Kapterin e tij.
Ndërkohë, Irfan Hysenbelliu me miliona euro borxh në tatime prej muajsh sulmon drejtuesit e Tatimeve, në mënyrë klienteliste, duke u kthyer në të ashqutuajturin “kazan” siç emërohen mediat që bëjnë veprime të tilla.
Irfani sulmon Tatimet dhe marrëveshja e heshtur funksionon, asnjëra prej këtyre mediave nuk raporton.

Nga ana tjetër tatimet publikisht thonë se Hysenbelliu ka gënjyer, ka shpifur, po bën shantazh, sepse sulmet janë bërë për shkak të kontrolleve e gjobave që ka pasur.
Por të gjithë heshtin.
"Top Channel", "Tv Klan", "Vizion Plus", "ABC News", "A2 CNN", "AlpeNews", "Euronews Albania", "Fax News", "Hapur.al", "Lapsi.al", "Newsbomb.al", "Opinion.al", "Ora News", "Sot", "Syri Tv", dhe "Tpz.al", janë mediat që heshtën dhe nuk thanë asnjë fjalë përballë, skandalit të prodhuar nga Irfan Hysenbelliu.
Vetëm me një biznes, (pa llogaritur bizneset e tjera), Irfan Hysenbelliu ka borxh 1.7 milionë euro dhe për më tepër kthehet dhe i sulmon drejtuesit e Tatimeve.
Ndërkohë Vjollca Hoxha, Aleksandër Frangaj & CO përfundojnë duke u bërë bashkëpunëtorë të një ish-kapteri të diktaturës që nuk paguan taksat, bën evazion dhe del hapur kundër ligjit.
Mirë “kazani", por disa janë kthyer në kusi për të larë këmbët Irfani./CNA.al
Nëse do të pyesnim kryeministrin, për arritjet e tij më të...
Policia u ka shpallur luftë mjeteve detare argëtuese, si g...
Si rrallë herë a thua se Shqipëria është ende në moratori...
Një ngjarje e rëndë ndodhi tri ditë më parë në Himarë. Një...
Rilindja, projekti i kryeministrit Edi Rama, njeriut që do...
Në 30 vjet ka bërë një karrierë të shkëlqyer politike në k...
Nuk bën habi mbrojtja që po i bëhet Ilir Metës nga Petrit ...
Pandi Gjiza ka qenë një personazh mjaft i njohur në qyteti...
Pak ditë më parë opinioni publik mësoi se si rrallëherë në...
“Është me shumë rëndësi vazhdimi i procesit të dekri...
Irfan Hysenbelliu, ka plot 2 miliardë lekë detyrime...
Ekziston ende një debat i dendur publik, shpesh ndeshu...
Një libër kujtimesh, i shkruar nga diktatori Enver Hoxha, ...
Është për të ardhur keq, që një media kombëtare, një e...
LSI-ja, forca politike e themeluar nga Ilir Meta për inat ...
Herë ia rrëmbejnë kokainën rrugës për në magazinë dhe herë...
Ka ngjallur interes të madh ditën e djeshme seanca dëg...
Në shtator të vitit 2021, ish-kreu i Partisë Demokratike, ...
Në maj të vitit 2021, gazetari Elio Laze është arrestuar p...
Pas gati dy vitesh, më në fund edhe LSI-ja ka filluar të f...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...