Lajthitja e Policisë që shkatërron më tej turizmin
Një ngjarje e rëndë ndodhi tri ditë më parë në Himarë. Një...

Si rrallë herë a thua se Shqipëria është ende në moratorium, një urdhër verbal i Ramës pa asnjë shkresë zyrtare nga policia e shtetit, asnjë dokument, për subjektet që operojnë në fushën e sporteve ujore apo në turizëm, ka zbrazuar detin.
Nuk është çuar zyrtarisht asnjë shkresë tek asnjë institucion apo subjekt, thjeshtë një urdhër verbal i kryeministrit Rama, ka boshatisur nga mjetet ujore detin.
Nuk ka më gomone, skafe, qoftë private, motora uji e të tjera.
Në cilin vend të botës bëhet turizëm në këtë lloj forme.
Ngjarja ishte tragjike, por përgjegjësi ishte një polic shteti.
Ngjarja ishte tragjike dhe duhen shmangur edhe të tjerat, por jo duke bllokuar totalisht lundrimin, e sportet ujore. Është njësoj si të ndodhin aksidente në rrugë dhe të heqin gjitha makinat nga qarkullimi.
Përgjegjësia është e qartë. Ka ndodhur për shkak se, një mjet nuk ka respektuar hyrjen në një korridor lundrimi. Gjatë gjithë bregdetit të Shqipërisë ka me dhjetra korridore lundrimi. Ka rregulla të qarta, por në këtë rast tek tragjedia që ndodhi në Himarë ka qenë kufiri i vendosur, por nuk ishte ligji që zbatohej por maliqi, ishte polici.

E sezoni ka filluar.
Jemi në gusht, në kulmin e tij dhe hiqen sported ujore, hiqen skafet, gomonet, motorat private e të tjera. Janë me qindra mijëra euro shpenzime, kosto, një zinxhir shërbimesh që ofrohet për turizmin, por urdhëri verbal i kryeministrit a thua se është pronari i detit i hoqi se ndodhi një tragjedi.
Po, tragjedia ndodhi sepse ai ishte një polic, që shkeli rregullat. Po, tragjedia ndodhi sepse në det prej muajsh nuk lundrojnë personat që paguhen nga taksat e shqiptarëve për të kontrolluar zbatimin e rregullave, për të kontrolluar si vendosen kufizimet detare, ku janë korridoret e hyrjes dhe daljes së motorëve, nuk kontrollohet nga ata që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë që të ruajnë vijën, pra të ruajnë pjesën e motorave abuzues, shkelësve të tjerë.
Dhe Rama ka nxjerrë jashtë të gjithë gomonet, skafet dhe gjithçka tjetër, duke kërkuar një verifikim dhe një check in të tyre dhe gjithçka po bëhet në Porto Palermo ku dy policë, ku njëri nuk ngre dot rripin e tij dhe tjetri vuan nga prostata, mendojnë se do të jenë personat që do të chekojnë dhe të zgjidhin problemin e mbi 100 mjeteve lundruese.

Kudo gjatë bregut, shikon që s’ka më mjete, janë nxjerrë jashtë nga deti , diku të parkuara, të tjera janë çuar në Porto Palermo, presin të bëhet verifikimi.
Një skandal tjetër pas një tragjedie që godet këtë sezon tursitik kaq të ashpër për të cilin Rama pretendon që ishte më i pastër, por ishte me viktima, ishte me më pak njerëz dhe tani nuk ka as sporte ujore, sepse kryeministri ka dhënë urdhër që të mos ketë asnjë mjet lundrues në det, a thua se është pronar i detit, dhe a thua se zgjidhet gjithçka çka ndodhi, kur në fakt përgjegjësia është mbi ministrin e tij të Brendshëm, strukturat në varësi të tij dhe ministren e Turizmit dhe strukturat në varësi të saj.
Përgjegjës është edhe vetë kryeministri, qeveria e tij, askush tjetër, ata që duhet të bëjnë kontrollet, të vendosin standartet dhe të kërkojnë zbatimin e ligjit.
Siç e përmendëm edhe më lart, kur ndodhin aksidente, sipas mentalitetit të kryeministrit Rama, duhet të heqim makinat nga qarkullimi, t’i lëmë rrugët bosh, dhe të mos dalë asnjë makinë në rrugë, sepse kështu i do qejfi të gjatit të qeverisë tonë, i cili mesa duket me urdhra verbal, pa lëshuar asnjë dokument zyrtar, sepse në këtë rast do të kishte humbur çdo gjyq përballë çdo gjykate, pasi ka dhënë vetë licenca autorizime dhe ka marrë taksa dhe ka mbushur akrën e shtetit.

Me dhjetëra subjekte, të cilat kanë kryer pagesat e tyre, për tu licensuar, për të marrë gomone, skafe, për të bërë udhëtime turistike apo për të bërë edhe shëtitje me motora uji , të cilat tashmë janë hequr thjesht dhe vetëm pas një tragjedie për të cilën përgjegjës është shteti, qeveria e kryeminstrit Rama, sepse personi ishte një polic me unifromë, me pistoletë në brez që shkeli kufirin e vendosur, ku hynin mjetet lundruese .
Dhe në këtë rast kemi të bëjmë me përgjëgjesi shtetëore, qeveritare dhe zgjidhja është një urdhër verbal: nxirrni çdo mjet lundrues nga deti.
Kjo është thjesht dhe vetëm një çmenduri e radhës, me kosto qindra mijëra euro për turizmin dhe aspak një zgjidhje për problematikën që ndodhi në lidhje me pasigurinë që kanë qytetarët që notojnë në det për shkak të mos respektimit të zonave kufizuese të lundrimit./CNA.al





Një ngjarje e rëndë ndodhi tri ditë më parë në Himarë. Një...
Rilindja, projekti i kryeministrit Edi Rama, njeriut që do...
Në 30 vjet ka bërë një karrierë të shkëlqyer politike në k...
Nuk bën habi mbrojtja që po i bëhet Ilir Metës nga Petrit ...
Pandi Gjiza ka qenë një personazh mjaft i njohur në qyteti...
Pak ditë më parë opinioni publik mësoi se si rrallëherë në...
“Është me shumë rëndësi vazhdimi i procesit të dekri...
Irfan Hysenbelliu, ka plot 2 miliardë lekë detyrime...
Ekziston ende një debat i dendur publik, shpesh ndeshu...
Një libër kujtimesh, i shkruar nga diktatori Enver Hoxha, ...
Është për të ardhur keq, që një media kombëtare, një e...
LSI-ja, forca politike e themeluar nga Ilir Meta për inat ...
Herë ia rrëmbejnë kokainën rrugës për në magazinë dhe herë...
Ka ngjallur interes të madh ditën e djeshme seanca dëg...
Në shtator të vitit 2021, ish-kreu i Partisë Demokratike, ...
Në maj të vitit 2021, gazetari Elio Laze është arrestuar p...
Pas gati dy vitesh, më në fund edhe LSI-ja ka filluar të f...
Dikur emisioni ikonë në një nga ekranet, i cili ishte ëndë...
Nëse të njëjtin identitet, pra të njëjtin emër dhe mbiemër...
Emisioni “Fiks Fare”, dikur ishte i vetmi, ishte revolucio...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...