Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Nuk bën habi mbrojtja që po i bëhet Ilir Metës nga Petrit Vasili apo lista e LSI-PL-istave.
Nuk bën habi as mbrojtja e aleatëve politikë të Ilir Metës.
As distancimi me elegancë, por pa e braktisur i ndonjërit.
Nuk habit qëndrimi i fortë i Mesila Dodës.
Të tjera janë habia e rastit Meta!

Sipas informacionit të shpërndarë gjerësisht dhe pasi analizon shkresën që Autoriteti i Dosjeve ia ka dërguar Kuvendit, kuptohen qartë 2 gjëra:
- E para që Autoriteti ka marrë një denoncim nga një adresë e-mail-i me IP të huaj, në të cilin denoncuesi jepte midis të tjerash indikacione të qarta për referencat e dosjes në të cilën gjendej fakti i rëndë i citimit të Ilir Rexhep Metaj (Meta) si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
- E dyta ishte trajtimi juridik i rastit dhe argumentimi që mënyra se si është parashikuar në ligj procesi i verifikimit të dosjeve e bënte të pamundur verifikimin zyrtar dhe vendimmarrjen për rastin.
Situata është vërtetë e pazakontë sa kohë që Autoriteti duket sikur e shikon faktin e ekzistencës se të dhënave që diktojnë zbulimin e një ngjarjeje bashkëpunimi me ish-Sigurimin e Shtetit, por hapësira ligjore për të referuar vendimmarrjen nuk ekziston.
Kjo solli reagimin zyrtar të Autoritetit të Dosjeve dhe nisjen e komunikimeve me Kuvendin mbi nevojën e heqjes së barrierave ligjore për rastin.
Aktualisht ligji i fushës parashikon që personat që kanë marrë certifikatë pastërtie nga Komisioni "Bezhani" nuk mund të rivlerësohen.

Megjithëse edhe në vërtetimet e lëshuara nga Komisioni "Bezhani", është standarde shprehja "nga të dhënat e deritanishme nuk figurojnë ngjarje bashkëpunimi", praktikisht dispozita ligjore nuk rregullon rastet kur më vonë, pas lëshimit të atyre vërtetimeve verifikohen të dhëna apo dokumentacion mbi ngjarje bashkëpunimi.
Këtë ngërç Autoriteti ia prezantoi Kuvendit për zgjidhje.
Ky ngërç në teori mund të ekzistojë për çdo rast të verifikuar më parë nga Komisioni “Bezhani”. Është e pafalshme indiferenca me të cilën Kuvendet kanë neglizhuar arsyetimin që sot është përsëritur me forcë nga Autoriteti i Dosjeve.

Mungesa e reagimeve nga Kuvendi apo akoma më keq, agresioni i sotëm kundër Autoritetit të Dosjeve është prova më e mirë për cilësinë e tufës së vërtetimeve të lëshuara në atë kohë nga i famshmi “Bezhani”.
Petrit Vasili që mbron Metën mund të mos jetë lajm i lidhur drejtpërdrejt me vërtetimet e “Bezhanit”.

Por ështe e pafalshme mbrojtja që po i bëhet atij për shembull nga Fatos Lubonja. Një ish-i burgosur dhe riburgosur politik që dyndet në ekranet e televizioneve në mbrojtje të një personi, që për Autoritetin e Dosjeve është ish-bashkëpunëtor i Sigurimit dhe për opinionin publik mbetet i dyshuar si i tillë sa kohë nuk ka një vendim nga Autoriteti, është në kufijtë e të pabesueshmes.

Që Andi Bushati të sajojë teza në mbrojtje të Metës si i dyshuar publikisht për bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit, e bën këdo që të vërë buzën në gaz. Teza e Bushatit se: "Meta edhe nëse e ka kallëzuar shokun, këtë do e ketë bërë për të mbrojtur veten sepse nëse shoku do kapej dhe do tregonte se paraprakisht kishte biseduar me Ilirin, Iliri rrezikonte shumë" i rikujton gjithësecilit prej nesh sërën nga e cila vjen dhe frymën në të cilën është rritur Bushati.
Edhe mbrojtja në parim e një ish-sigurimsi nga Dritan Hila si i biri i një ish-gjyqtari, i famshëm për gjyqet kundër bashkëshorteve polake të shqiptarëve të thjeshtë, nuk habit.

Ndonjërit si Artur Zheji për shembull i ishte dashur të rrëkëllente ca gota përpara se të deklaronte se nuk kishte mundësi që Meta të ishte ish-bashkëpunëtor, pasi sipas Zhejit ai paska kaluar në shumë filtra sigurie si kryeministër, si kryetar Kuvendi, si president etj.
Asnjëri nga këta nuk kishte kuptuar ose të gjithë bënin si të trashë e nuk kuptonin atë që kishte shkruar Autoriteti në letrën e vet për Kuvendin.

Megjithëse edhe moderatorja e bisedës përpiqej t'ua shpjegonte, mazallah se arrinin të kuptonin arsyetimin e thjeshtë të autoritetit.
Dhe pastaj i thonë vetes analistë që mbijnë çdo natë në TV për të sqaruar gjithë dynjanë!
Lubonja arriti deri atje saqë habia e vetme e të cilit na qenkësh se si është e mundur që me një e-mail ta nisësh këtë histori!
Lubonja nuk shqetësohet fare nëse një ish-Ilir Metë, qenkësh edhe ish-sigurims. Për Lubonjën duhet kërkuar maskarai që ka pas akses mbi këto dosje në mënyrë të paligjshme e që guxoi e i përdori ato për të na hequr qafe Ilir Metën!
Sipas Lubonjës nëse historia e bashkëpunmit të Metës është e vërtetë, era e keqe na vjen jo nga Meta, por nga mazhoranca.
Kaq të pafat kësaj radhe këta analistët e ish-sigurimsit saqë Andi Bushati ishte i bindur që problemi eshtë që ne si shoqëri godasim të dobëtin.
Kjo fjali rezultoi aq e fortë saqë bëri esëll edhe Zhejin, i cili u përpoq të sillte në vete Bushatin duke i kujtuar që nuk është mirë të thuhet që Meta është i dobët, ndaj dhe duhej bërë pak më shumë kujdes.

Në fakt mbrojtja publike që po i bëhet pacipërisht Ilir Metës është prova më e madhe e nevojës së tmerrshme për rishikimin, jo vetëm të ligjit siç propozohet nga Autoriteti.
Por e zgjerimit të subjekteve që i nënshtrohen automatikisht verifikimit. Të tillë janë sidomos këta analistët e mbrëmjeve që janë përdorur rregullisht minimumi si armë në duart e pushtetarëve. Në rastin konkret na kujtojnë atë shprehjen e famshme: “Sigurimi i shtetit është armë e fuqishme në duart e diktaturës së proletariatit”.
Kjo armë duhet demontuar me urgjencë, pasi me sa duket rrëzimi i diktaturave nuk i merrka gjithmonë me vete shërbimet sekrete që i mbanin në këmbë ato. Kjo duhet bërë me çdo çmim dhe sa më parë./CNA.al
Pandi Gjiza ka qenë një personazh mjaft i njohur në qyteti...
Pak ditë më parë opinioni publik mësoi se si rrallëherë në...
“Është me shumë rëndësi vazhdimi i procesit të dekri...
Irfan Hysenbelliu, ka plot 2 miliardë lekë detyrime...
Ekziston ende një debat i dendur publik, shpesh ndeshu...
Një libër kujtimesh, i shkruar nga diktatori Enver Hoxha, ...
Është për të ardhur keq, që një media kombëtare, një e...
LSI-ja, forca politike e themeluar nga Ilir Meta për inat ...
Herë ia rrëmbejnë kokainën rrugës për në magazinë dhe herë...
Ka ngjallur interes të madh ditën e djeshme seanca dëg...
Në shtator të vitit 2021, ish-kreu i Partisë Demokratike, ...
Në maj të vitit 2021, gazetari Elio Laze është arrestuar p...
Pas gati dy vitesh, më në fund edhe LSI-ja ka filluar të f...
Dikur emisioni ikonë në një nga ekranet, i cili ishte ëndë...
Nëse të njëjtin identitet, pra të njëjtin emër dhe mbiemër...
Emisioni “Fiks Fare”, dikur ishte i vetmi, ishte revolucio...
Pasditen e djeshme, mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria...
Në Shqipëri duket se kur plas një skandal, tentojnë të bëj...
Sot, pas mbledhjes së radhës të Qeverisë, dy ministret...
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha njihet pë...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...