
Në Shqipëri duket se kur plas një skandal, tentojnë të bëjnë një “sy qorr e një vesh shurdh”, duke u nisur me parimin se “çudia më e madhe tri ditë zgjat”, dhe tentojnë që të kalohen në heshtje.
Por, kjo nuk mund të ndodhë edhe me institucionet e drejtësisë, të dala nga Reforma në Drejtësi aq shumë e trumbetuar nga politika, por edhe me një mbështetje të fortë nga partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA-ja.
Dhe SPAK, një ndër institucionet e reja të drejtësisë, tashmë është përballë fakteve që “ulërasin” dhe duhet të zgjohet.
Bëhet fjalë për një skandal të paprecedentë, i denoncuar nga CNA.al, ku nëpërmjet një dokumenti tregohej se motra e një vrasësi serial, i cili po rrëfehet para organeve të drejtësisë, është pajisur me certifikatë sigurie.

Në kohën kur Nuredin Dumani ishte lajmi i parë në të gjitha mediat dhe po rrëfente para organeve të drejtësisë vrasjet, motra e tij, Xhuljana Dumani, në datën 6 qershor të vitit 2022, ka marrë një certifikatë sigurie, nga DISK.
Pra, sipas dokumenteve të siguruara nga CNA.al, Xhuljana Dumani është punësuar në Ministrinë e Jashtme, në një strukturë të posaçme ku kalojnë informacionet konfidenciale të NATO-s dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Xhuljana Dumani mund të punësohej në çdo pozicion në administratë, por kurrsesi në një strukturë të tillë dhe kurrsesi të pajisej me një certifikatë sigurie.
Nga ana tjetër, ka edhe një detaj. Nuredin Dumani, nuk doli sot, pasi ai ka qenë në kërkim, por problemi është se si Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, i ka dhënë Xhuljana Dumanit akses te zyra e sekreteve të NATO-s.
Nga ana tjetër, në skandal përfshihet edhe Ministria e Arsimit, që e ka rekomanduar.
Në një reagim të bërë nga ministria e Jashtme, e cila tenton të justifikohet, thuhet se “rekomandimi është bërë nga Ministria e Arsimit”.
Pra, nga ministria e Jashtme pretendohet se nuk janë ata që e kanë punësuar direkt, por është ministrja e Arsimit, ajo që e ka rekomanduar si studente ekselente.
Dhe për më tepër pajiset edhe me certifikatë sigurie.
Dhe në lidhje me këtë janë disa institucione të përfshira në skandal. Nëse DSIK (Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar), siç rezulton, ka dhënë vlerësim pozitiv për të, atëherë dhe të gjitha institucionet e tjera të cilave DSIK ka për detyrë t’u drejtohet, siç është SHISH, policia, prokuroria, etj., janë po ashtu të përfshira.
Fakti është se Xhuljana Dumani, motra e vrasësit serial, që deri para disa ditësh ishte pjesë e Ministrisë së Jashtme dhe jo në një sektor të rëndomtë, por në zyrën e sekreteve të NATO-s, u pajis nga DSIK me certifikatë sigurie të kategorisë së dytë për “sekrete shtetërore”.
Dhe përgjegjësit për këtë skandal, duhet të përballen me drejtësinë./CNA.al
Sot, pas mbledhjes së radhës të Qeverisë, dy ministret...
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha njihet pë...
Reforma në Drejtësi, institucionet e reja të dala prej...
Gjykata e Elbasanit ka marrë sot vendimin për të kthye...
Ligji i investimeve strategjike në thelb të tij ka mbr...
Me 7 prill 2022, kryeministri Edi Rama, në një konfere...
Sot bëhen tri vite nga zgjedhjet vendore të 2019-ës. T...
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korru...
Një i vdekur dhe tre të plagosur ishte bilanci i një p...
Qeveria ka hedhur për konsultim draftin e amnistisë fi...
Historitë e tipit, ku një shtetas shqiptar në emigrim ...
Këshilli Europian - FJALA NË EMËR TË SHQIPËRISË I dashur ...
Dorian Tola dhe Mark Ndreca përkatësisht, Drejto...
Pesë ditë më parë, CNA.al, raportoi mbi një skan...
CNA.al publikoi ditën e enjte dokumentet ekskluzive që...
CNA.al ka publikuar sot një dokument ekskluziv, i cili...
Pasi na u shpërnda një letër publike nga SPAK, gjëja e...
Është sa qesharake, aq edhe e dhimbshme ajo që po ndod...
Evi Kokalari ose ndryshe e njohur zyrtarisht si Evis A...
Ende jemi të paqartë se si duhet t’i drejtohemi, Evi K...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...