Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Reforma në Drejtësi, institucionet e reja të dala prej saj janë parë si shpresë për shqiptarët, për goditjen e krimit të organizuar, por dhe korrupsionit në nivelet e larta.
Një ndër institucionet e reja të drejtësisë, Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar, e njohur ndryshe si SPAK, është trumbetuar fort në media, por edhe ka marrë një mbështetje të fortë nga partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por, tashmë prokurorët e SPAK-ut duhet të tregojnë nëse janë në lartësinë e pretenduar.
Një ndër dosjet voluminoze, e cila do të duhej të hetohej nga prokurorët e SPAK-ut, është ajo “Meta-Kryemadhi”.

Presidenti Ilir Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, do të shënonin një kthesë në drejtësi, nëse kjo e fundit do të merrej me ta. Nëse drejtësia do të hetonte bëmat e tyre që “ulërasin” përgjatë këtyre 30 viteve demokraci.
Mbarë opinioni publik pret që drejtësia të hedhë dritë mbi pasurinë e tyre, mënyrën si e kanë krijuar.
Dy individë, politikanë që nuk kanë bërë asgjë tjetër në jetën e tyre, por thjeshtë janë paguar nga taksat e shqiptarëve, si deputetë, ministër, kryeministër, kryetar Kuvendi, e deri president.
E me taksat e tyre shqiptarët kanë paguar zhdukjen e thesarit të shtetit në Krrabë dhe më pas panë vetëm disa filma me fshatarë që atje ku lidhnin gomerët kishin fshehur edhe florinjtë.

Panë një Kryeministër të dhunshëm dhe të korruptuar. Panë një zëvendëskryeministër të kapur me bllok në dorë duke folur për 7%. Panë se si për ta në 21 janar përgjakej bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Panë ministrat e tyre hajdutë. Kanë parë bandën e LSI-së nga jugu në veri të vjedhë e rrëmbejë çfarë i del para.
I kanë parë vila luksoze, i kanë parë se si i shkollojnë jashtë fëmijët me qindra mijëra euro kur rrogat e tyre nuk e japin aspak këtë mundësi.
Prokurorët e SPAK-ut, nuk mund të harrojnë vilën e Gjirit të Lalzit me 13 tualete, ku kishte një edhe për macen.
Pamjet e vilës dhe zonës përreth saj, të cilat bënë bujë në një emision televiziv u zhdukën nga qarkullimi dhe sot nuk gjenden përveçse tek-tuk ndonjë foto, që ka shpëtuar rastësisht.

Nëse s’do të kishte asgjë për të fshehur, pse u zhduk videoja e vilës së Gjirit të Lalzit?
Nëse kemi parasysh këtu të gjithë bëmat e çiftit në fjalë, për të gjitha akuzat publike që janë lëshur me emrin e tyre, si me rastin e floririt të Krrabës, me rastin e bllokut të zi e të tjera, dosja për në SPAK do të ishte voluminoze.
Janë dy njerëz, që s’kanë ndonjë meritë tjetër në jetën e tyre, veçse janë marrë me politikë, që s’kanë bërë asgjë tjetër, ndërkohë që jetojnë në luks si "sheikë".
CNA.al ka zbardhur më parë pasurinë e çiftit Meta-Kryemadhi, të cilët sipas atyre që kanë deklaruar vetë në ILDKPKI, rezultojnë me një pasuri me vlerë prej miliona eurosh.
Meta dhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, ndonëse nuk kanë asnjë biznes, gjithnjë sipas asaj që kanë deklaruar, rezultojnë milionerë.
Për të mos folur për garderobën e Monika Kryemadhit, e cila kap shifra që shqiptarët e thjeshtë rrezik nuk i shohin as në ëndërr.
Ajo që bie në sy në daljet e saj publike, është pikërisht edhe veshja e kryetares së LSI-së.
Një hetim i mirëfilltë nga SPAK-u do të sqaronte një herë mirë faktin se si është vënë pasuria e çiftit Meta-Kryemadhi, por edhe akuzat e tjera që lidhen me ta.
Ka ardhur koha që SPAK-u, jo vetëm t’iu kërcasë dhëmbët, por t’iu vendosë prangat dhe t’i çojë aty ku duhet të shlyejnë çdo qindarkë të vjedhur.
E SPAK-u ka dosjen e artë në dorë. Dosja Meta-Kryemadhi, e cila në finale mund të jetë dosje e suksesit të Reformës në Drejtësi, aq të kërkuar nga ndërkombëtarët./CNA.al
Gjykata e Elbasanit ka marrë sot vendimin për të kthye...
Ligji i investimeve strategjike në thelb të tij ka mbr...
Me 7 prill 2022, kryeministri Edi Rama, në një konfere...
Sot bëhen tri vite nga zgjedhjet vendore të 2019-ës. T...
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korru...
Një i vdekur dhe tre të plagosur ishte bilanci i një p...
Qeveria ka hedhur për konsultim draftin e amnistisë fi...
Historitë e tipit, ku një shtetas shqiptar në emigrim ...
Këshilli Europian - FJALA NË EMËR TË SHQIPËRISË I dashur ...
Dorian Tola dhe Mark Ndreca përkatësisht, Drejto...
Pesë ditë më parë, CNA.al, raportoi mbi një skan...
CNA.al publikoi ditën e enjte dokumentet ekskluzive që...
CNA.al ka publikuar sot një dokument ekskluziv, i cili...
Pasi na u shpërnda një letër publike nga SPAK, gjëja e...
Është sa qesharake, aq edhe e dhimbshme ajo që po ndod...
Evi Kokalari ose ndryshe e njohur zyrtarisht si Evis A...
Ende jemi të paqartë se si duhet t’i drejtohemi, Evi K...
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga vetë shkëlq...
Më kishte ndodhur rrallë të shihja shfaqjen e beftë në...
Sot pasi braktisi betejën e humbur me të rinjtë e FRPD...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...