
Një i vdekur dhe tre të plagosur ishte bilanci i një përplasjeje me armë në lagjen “5 Maji” në Elbasan, një javë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021.
I vrarë mbeti Pjerin Xhuvani, ndërsa të plagosur mbetën një efektive policie, Kelmend Xhaferri, si edhe një tjetër person.
Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan zbuloi skandalin se Partia Demokratike që në atë kohë kohë drejtohej nga Lulzim Basha, kishte ngritur një grup të armatosur, të quajtur Struktura për Mbrojtjen e Votës" (SMV), e cila kishte në përbërje ish-punonjës të Policisë së Shtetit.
Konfirmimi erdhi me zë dhe me figurë nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, në atë kohë, Gazment Bardhi.
Sipas Bardhit, personi që sot është nën arrest për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, Arber Paplekaj, "ishte pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votës në Elbasan".

“Ai nuk është kriminel, as vrasës. Është ish-efektiv i Policisë së Shtetit dhe ish-shoqërues në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Për shkak të punës që kryen në këtë moment disponon armë me leje nga Policia e Shtetit. Strukturat e Mbrojtjes së votës, kanë në përbërje ish-punonjës të Policisë së Shtetit", është shprehur Bardhi gjatë një komunikimi me gazetarët, pak minuta pasi ka ndodhur ngjarja e rëndë që përgjaku fushatën elektorale.
Për me tepër, kreu i listës së PD-së për Elbasanin, Gazment Bardhi, akuzoi policinë se sipas tij nuk i kapi autorët e përplasjes me armë duke u marrë me gazetarët.
Ndër të tjera nënvizoi se personat e përfshirë në shkëmbimin e zjarrit ishin akuzuar edhe më herët nga demokratët si pjesëtarë të krimit të organizuar në qytet.
Nga të gjitha këto episode, rezulton se Gazment Bardhi është i implikuar në vrasjen e Pjerin Xhuvanit, edhe pse nuk është ai personi që ka shkrepur armën.
Me deklaratën për grupe të armatosura për mbrojtjen e votës, ngrihen dyshime se Gazment Bardhi priste një përplasje me armë, e që në fakt ndodhi.
Ka kaluar një vit nga krimi i rëndë që përgjaku fushatën zgjedhore të 25 prillit, Gazment Bardhi, përveçse është thirrur për të dëshmuar, është lënë i lirë, pa dhënë përgjegjësi për ngritjen e grupeve të armatosura.
Ndërkohë që disa zyrtarë policie janë lënë në arrest shtëpie, për deklarim të rremë dhe shpërdorim detyre.
Më poshtë po sjellim deklaratën e plotë të Gazment Bardhit, ku flet për strukturat për mbrojtjen e votës, dhënë vonë në mbrëmje, me 21 prill 2021.
“Sot kur morëm informacione te sigurta, që një automjet pa targa po lëvizte në lagjen '5 Maji', e drejtuar nga një person i quajtur Met Dafllaku, dhe në mes të ditës, në mes të lagjes, në mënyrë demonstrative, po shpërndante para në këmbim të votave dhe po mblidhte karta identiteti, ne njoftuam strukturat e Mbrojtjes së Votës, të shkonin ta verifikonin. Strukturat e Mbrojtjes së Votës kanë në përbërje ish-punonjës të Policisë së Shtetit, të pastër dhe asnjë precedent penal. Pasi kjo njësi e verifikoi informacionin, ato kanë kërkuar ndërhyrjen e Policisë së Shtetit. Është njoftuar drejtpërdrejt Drejtori i Policisë Vendore Elbasan.(...)
Ne prezencë të Policisë së Shtetit, në tentativë për të mundësuar largimin e makinës dhe personit që po blinte vota, një nga personat që dyshohet të jetë Klement Xhaferri, por edhe shtetas të tjerë të paidentifikuar nga strukturat tona, ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të anëtarëve të Strukturës për Mbrojtjen e Votës. Aty kanë mbetur të plagosur Pavlo Vuksani dhe Emiljano Prenga, të dy ish-punonjës të Policisë së Shtetit, pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votave në Elbasan. Në këtë moment ka pasur të shtëna me armë mes palëve.
Arber Paplekaj është pjesë e Strukturës për Mbrojtjen e Votës në Elbasan. Ai nuk është kriminel. As vrasës. Është ish-efektiv i Policisë së Shtetit dhe ish-shoqërues në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Për shkak të punës që kryen në këtë moment disponon armë me leje nga Policia e Shtetit”, -tha Gazment Bardhi./CNA.al
Qeveria ka hedhur për konsultim draftin e amnistisë fi...
Historitë e tipit, ku një shtetas shqiptar në emigrim ...
Këshilli Europian - FJALA NË EMËR TË SHQIPËRISË I dashur ...
Dorian Tola dhe Mark Ndreca përkatësisht, Drejto...
Pesë ditë më parë, CNA.al, raportoi mbi një skan...
CNA.al publikoi ditën e enjte dokumentet ekskluzive që...
CNA.al ka publikuar sot një dokument ekskluziv, i cili...
Pasi na u shpërnda një letër publike nga SPAK, gjëja e...
Është sa qesharake, aq edhe e dhimbshme ajo që po ndod...
Evi Kokalari ose ndryshe e njohur zyrtarisht si Evis A...
Ende jemi të paqartë se si duhet t’i drejtohemi, Evi K...
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga vetë shkëlq...
Më kishte ndodhur rrallë të shihja shfaqjen e beftë në...
Sot pasi braktisi betejën e humbur me të rinjtë e FRPD...
Një pyetje publike mjaft e nevojshme që sot e bëjnë sh...
Një kompani, pa asnjë të ardhur krijohet brenda 24 orë...
Etleda Çiftja, anëtare e Komisionit të Pavarur të Kual...
Ende pa u tharë boja në letrën e printuar me emrin e B...
CNA.al ka zhvilluar për dy ditë rresht një sondazh në ...
Sali Berisha është pa dyshim politikani më i rëndësish...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...