Deklarata për "spastrim etnik"/ Kosova shpall person "të padëshirueshëm" ministren serbe
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Prokurorët për çështjen e përplasjes me armë në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë kanë dorëzuar në Gjykatën e Elbasanit kërkesën për masën e sigurisë ?Arrest me burg? për të gjithë ish-oficerët e ngritur për Strukturën për ruajtjen e votës.
Aktualisht i arrestuar është Arbër Paplekaj, si dhe Arjan Hoxha, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa, Nuredin Kasma, janë të dyshuar për kryerjen e veprës penale ?Heqja e paligjshme e lirisë së personit e kryer me dhunë? në bashkëpunim.
Por si ndodhi ngjarja sipas policisë?
Më datë 21.04.2021, rreth orës 14:00, janë njoftuar shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nga shtetasi Arjan Hoxha, i prezantuar si përgjegjës i sigurinë për shtabin elektoral të subjektit politik Partia Demokratike për qarkun Elbasan, së në rrugën ?Lef Nosi?, në qytetin e Elbasanit, kishte një incident me disa persona.
Nga ana e Policisë është vlerësuar informacioni dhe menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë një patrullë e Forcës së Posaçme ?Shqiponja?, dhe dy zv.drejtorët e Policisë së qarkut, ai i Hetimit dhe ai i Sigurisë.
Në vendngjarje, shtetasi Arjan Hoxha është shkëputur nga grupi i personave që e shoqëronin dhe ka komunikuar me punonjësit e Policisë, duke u thënë se ai bashkë me disa persona të tjerë kishin bllokuar një person, për të cilin pretendonin se po kryente veprime për blerje votash për një subjekt politik.
Po kështu grupi i personave të ndaluar kanë bllokuar qarkullimin e automjetit fuoristradë ML të drejtuar nga shtetasi Mehmet Gresa., duke i prerë rrugën, marrë çelësin e automjetit. Ndaj këtij shtetasi dyshohet se janë kryer veprime të kundërligjshme të heqjes së paligjshme të lirisë, nëpërmjet dhunës të kryer në bashkëpunim.
Shtetasi Arjan Hoxha ka qenë i shoqëruar nga shtetasit Arbër Paplekaj, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa dhe Nuredin Kasma, pjesa më e madhe e të cilëve janë ish-ushtarakë dhe ish-punonjës policie dhe nuk janë banorë të qarkut Elbasan.
Gjithashtu këta shtetas kanë deklaruar se janë vullnetarë të mbrojtjes së votës për Partinë Demokratike. Ata qarkullonin me tre furgonë të bardhë dhe të loguar me siglën e kësaj force politike.
Pas mbërritjes së forcave të Policisë, konflikti i nisur më parë u përshkallëzua deri në përdorimin e armëve dhe për pasojë ka mbetur i varrë shtetasi Pjerin Xhuvani dhe janë plagosur shtetasit Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe punonjësja e policisë e forcës së posaçme ?Shqiponjat?, Xh. S.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20 gëzhoja të kalibrave 9 dhe 11.1 milimetra, 4 predha, tre furgonë me logo të subjektit politik Partia Demokratike, automjeti fuoristradë ML pa targa dhe një automjet tjetër tip Benz, 11 telefona celular, pamje filmike etj.
Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale shtetasit Arbër Paplekaj i është sekuestruar edhe një armë zjarri e tipit ?Glock? .
Nga këqyrja e automjetit tip ML Benz pa targa, i gjetur në vendngjarje, grupi hetimor nuk ka konstatuar sende të kundërligjshme apo të dyshuara se mund të përdoreshim për shitblerje të votës.
Këto prova po i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore.
Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, nga grupi i posaçëm hetimor vijon puna intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Policia e Shtetit do vijojë me forcën e ligjit për të mbajtur nën kontroll të plotë territorin, do të reagojë ligjërisht dhe proporcionalisht ndaj kujtdo që kërcënon, intimidon apo shkel ligjin dhe do të krijojë të gjitha kushtet që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë./CNA.al
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotmë në V...
Operacioni “Dërgesa e fundit”, ka vënë në pranga një person,...
Ministria e Brendshme ka reaguar pas denoncimit të aktiviste...
Mbrëmjen e sotme në zonën e Alliasit pranë rrugës ‘5 Maji’ r...
Policia ka arrestuar shtetasin A.R. i cili dyshohet se ka pl...
Sot rreth orës 16:00, në lagjen “Konferenca e Pezës” një 30 ...
Ministria turke e Drejtësisë ka kërkuar ekstradimin nga Shq...
Policia e Tiranës ka arrëstuar një 27 vjeçar të shpallur në ...
Gazetari Artan Hoxha ka prezantuar për herë të parë Struktur...
Dokumentari Unpublished në Euronews Albania investigon kulti...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka publikuar një foto në ...
Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Ardi Veliu se ...
Policia ka shoqëruar deri më tani 15 persona për vrasjen e P...
Muaji mars i këtij viti pa një rritje të dukshme të numit të...
Katër të plagosur dhe një i vdekur, është bilanci i atentati...
Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka zbuluar detaje nga ngj...
Gazetari Artan Hoxha, ka zbardhur gjithë dinamikën e dorëzim...
Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje të reja nga vrasja q...
Pas atentatit të ndodhur në qytetin e Elbasanit ku mbeti i v...
Tre personat që mbetën të plagosur në atentatin në Elbasan, ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...