Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...

Pasi na u shpërnda një letër publike nga SPAK, gjëja e parë që duhet të bënim ishte që të lexonim dispozitat e Kodit Procedural Penal dhe të Kodit Penal të cituara në atë shkresë.
Neni 103 i KPrP parashikon ndalimin e publikimit qoftë edhe te pjesshëm të akteve sekrete që lidhen me çështjen ose dhe vetëm i përmbajtjes së tyre nëpërmjet shtypit ose informacionit masiv si dhe i akteve josekrete deri në përfundimin e hetimeve paraprake.
Aktet hetimore konsiderohen si sekrete derisa i pandehuri të mos ketë marrë dijeni mbi to, por prokurori mund të urdhërojë ruajtjen e sekretit për akte të veçanta deri në përfundim të hetimit.
Prokurorët e SPAK kanë nxjerrë sot një urdhër, i cili nuk i referohet asnjë baze ligjore proceduriale. Cila është dispozita e KPrP mbi bazën e të cilës Prokurorët kanë gjetur të drejtën për urdhërin që shpërndajnë?
Me një urdhër pa asnjë referencë ligjore, prokurorët duket sikur po kërcënojnë median duke kërkuar që të mos publikohen deklarimet e shtetasve Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani!
Pra prokurorët e SPAK duken të sigurtë që deklarimet e këtyre shtetasve paskan mbërritur në duart e gazetarëve derisa tani tentojnë thjesht të ndalin publikimin!
Por prokurorët e SPAK kujdesen që të mos i referohen asnjë dispozite të KPrP kur kanë hartuar dhe hedhur në treg urdhërin e tyre.

Megjithëse në koken e urdhërit flitet për ndalim të publikimit të akteve dhe përmbajtjes së tyre, brenda urdhërit nuk flitet per të gjitha aktet, por vetëm për deklarimet e Hoxhajt dhe Dumanit. Ky detaj i lihet mjergullës në urdhërin e prokurorëve! Me stilin ta kapi kush ta kapi!
Për SPAK nuk është më sekret psh fakti që Dumani dhe Hoxhaj paskan nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.
Megjithëse vetë fispozitat që vitojnë në urdhër, ndalojnë publikimin edhe i të dhënave josekrete deri në përfundim të hetimeve paraprake. Apo hetimet paraprake paskan përfunduar?!
Vetë prokurorët ne urdhërin e tyre na kanë thënë që shtetasit Hoxhaj dhe Dumani kanë dhënë shpjegime për ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në vite dhe vende të ndryshme.
Janë prokurorët e SPAK që deklarojnë se për dy shtetasit janë nënshkruar marrëveshje bashkepunimi.
Ky fakt nuk qenka sekret! Ky fakt është vendosur që të bëhet publik nga prokurorët e SPAK? Deklarimi i këtij fakti nuk i pengoka më prokurorët e SPAK që të zhvillojnë hetimet?
Prokurorët e SPAK deklaruan një fakt që dihej publikisht pavarësisht urdhërit të sotëm.
SPAK vërtetoi me urdhër informacionin që media ka shume ditë që e di dhe që sot e dinë të gjithë.
Por SPAK sot duhet të kishte zbuluar kush brenda SPAK i nxorri informacionet. Në vend të kësaj SPAK e lau informatorin pasi sot zyrtarizoi informacionin.
SPAK sot nxorri urdhër për mediat që mos publikojnë proces-verbalet e seancave të pyetjes së Dumanit dhe Hoxhajt, por nuk u kujdes që për shembull të ndalojë edhe publikimin e marrveshjeve të lidhura me 2 bashkepunëtorët. Kjo me siguri ka ndodhur sepse SPAK e di që ato marrëveshje nuk janë shpërndarë. Sepse di me siguri se çfarë janë shpërndarë.

SPAK citon nenin 295/a te kodit penal lidhur me zbulimin e akteve sekrete, por kujdeset qe urdhëri (pa referencë ligjore), të kufizohet tek paragrafi 4 dhe 5 i dispozitës, sepse synon vetëm gazetarët. Urdhëri "harron" paragrafët 1, 2 dhe 3 të dispozitës penale dhe duke "harruar" ato paragrafë,, SPAK harron përgjegjësinë penale të prokurorëve të SPAK që i kanë shpërndarë medias aktet që sot u përzgjodhën që të deklarohen si sekret.
Dispozitat e nenit 295/a te Kodit penal, nuk mund të zbatohen për gazetarët e paragrafit 4, dhe të harrohen për prokurorët e paragrafit 1, 2 dhe 3.
Edhe një detaj tjetër!
Urdhëri i SPAK citon paragrafin 5 te nenit 295/a., i cili thotë:
"Zbulimi i të dhënave sekrete, që kanë lidhje ne identitetin, procesin e bashkëpunimit, të mbrojtjes ose për vendndodhjen e dëshmitarëve e të bashkëpunëtorëve të drejtësisë të cilët përfitojnë mbrojtje të veçantë, dënohet me burgim nga 2 deri në 6 vjet."
Ne, media dhe gjithë shqiptarët, identitetin e 2 prej bashkëpunëtorëve të drejtësisë e morëm vesh zyrtarisht sot nga urdhëri i prokuorëve të SPAK! Morëm vesh edhe që me ta qenka lidhur marrëveshje bashkëpunimi si pjesë e një procesi bashkëpunimi.
A preken 3 prokurorët e SPAK nga urdhëri i 3 prokurorëve të SPAK?
SPAK është përdredhur keq kur është ulur të hartojë urdhërin pa baze ligjore që duhet të shpërndante në media, ndaj duket sikur ka kafshuar bishtin e vet në urdhërin që ka firmosur.

SPAK nuk duken të shqetësuar që lajmi i bashkëpunimit mori dhenë!
Por nxjerrja e proces-verbaleve nuk duhet lejuar të marrë dhenë.
SPAK nuk ka hallin se populli po merr vesh çfarë po del nga hetimet.
Ka hall se ajo që po kupton dhe merr vesh populli, apo ajo çka mund të marrë vesh populli nha ato proces-verbale, nuk do i lerë dorë të lirë SPAK-ut të manimuloje dosjen si të dojë.
Ndaj kërcënon gazetarët me nenin që dënoi dikur Aleksandër Frangajn dhe Martin Lekën.
SPAK harrojnë se Frangaj dhe Leka morën pafajsinë dikur./CNA.al



Është sa qesharake, aq edhe e dhimbshme ajo që po ndod...
Evi Kokalari ose ndryshe e njohur zyrtarisht si Evis A...
Ende jemi të paqartë se si duhet t’i drejtohemi, Evi K...
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga vetë shkëlq...
Më kishte ndodhur rrallë të shihja shfaqjen e beftë në...
Sot pasi braktisi betejën e humbur me të rinjtë e FRPD...
Një pyetje publike mjaft e nevojshme që sot e bëjnë sh...
Një kompani, pa asnjë të ardhur krijohet brenda 24 orë...
Etleda Çiftja, anëtare e Komisionit të Pavarur të Kual...
Ende pa u tharë boja në letrën e printuar me emrin e B...
CNA.al ka zhvilluar për dy ditë rresht një sondazh në ...
Sali Berisha është pa dyshim politikani më i rëndësish...
Një proces që zgjati shumë muaj. Prej shtatorit të vitit ...
Një ndër koncesionet më të akuzuara në këto 30 vite de...
Ujësjellësi i Tiranës duket të jetë një nga gropat e b...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...