LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kokalari, një tjetër pyetje për ty

12 Qershor 2022, 19:14, Editorial REDAKSIONALE
Kokalari, një tjetër pyetje për ty
Evi Kokalari

Ende jemi të paqartë se si duhet t’i drejtohemi, Evi Kokalari, Evis Angelakis, Evis Kokalari apo Evi Angelakis. Por pyetjet tona që ne nuk do t’i ndalim derisa zonja në fjalë të thotë të vërtetat e saj. Pas çdo shkrimi dhe çdo pyetjeje që ne nxjerrim, duke ruajtur etikën profesionale dhe gazetareske, marrim shpifje, sharje dhe fyerje.

Por edhe skenarë ku shfaqen herë vajzat e botës së "showbizz"-it, tani personazhe të tjerë nga amerika, por edhe politikanë.

E gjitha është shumë e thjeshtë. CNA.al ka pasur një qëndrim kritik ndaj Flamur Nokës gjatë gjithë kohës, prej vitesh, për qasjen e tij ndaj PD-së dhe se si nuk duhet të jetë një politikan servil.

Por gjithsesi ajo ishte zgjedhja e tij. Ne raportuam ndaj zotit Noka, nxorëm materialet tona. Evi Kokalari ka kontaktuar me editorin e CNA.al, duke i kërkuar që të mos shkruhet për Flamurin, sepse po çohet ujë te Belind Këlliçi. E PD do të ketë probleme edhe pas 5 a 6 vitesh, prandaj duhet luftuar Belindi dhe duhet të zgjidhet Flamuri, sepse sipas Kokalarit, Flamuri është lehtësisht i sulmueshëm.

Për etikë, mesazhin nuk po e bëjmë publik. Por mesazhet po i ruajmë për këdo që do t’i ketë, t’i shohë dhe t’i lexojë.

 

Kokalari, një tjetër pyetje për ty
Evi Kokalari dhe Elvi Fundo

Zonja Kokalari ka qenë ajo që ka dhënë vlerësimet maksimale në publik për CNA.al, por kur ne sulmuam Flamurin, zonja Kokalari filloi të na akuzonte se na sponsorizonte Belind Këlliçi. Të na quante idiot, të hidhte akuza, shashka, ndërkohë që ne nuk kishim bërë thjesht asgjë. Kishim bërë shkrime korrekte, duke i drejtuar pyetjen, në lidhje me lobimet e bëra, në lidhje me sjelljet e saj.

Kokalari, një tjetër pyetje për ty

Në lidhje me miqësitë në SHBA, në lidhje me faktin pse erdhi në Foltore, pse e ndërpreu tri herë lidhjen me Foltoren, çfarë deklaronte me miqtë e saj të ngushtë e të tjera të vërteta si këto.

Sot po i bëjmë një pyetje tjetër. A e doje Flamur Nokën sekretar të përgjithshëm, sepse ai ishte lehtësisht i sulmueshëm? A ruani të njëjtin mendim, se kush është Flamuri për ju, e në rast se nuk do ta thoni dhe nuk do të përgjigjeni, ne do të publikojmë mesazhet.

Këtë, ndoshta duke thyer etikën profesionale, por mesazhet do të bëhen publike, që edhe zoti Flamur Noka ta dijë cili është mendimi juaj për të.

Kokalari, një tjetër pyetje për ty
Evi Kokalari dhe Flamur Noka

Më tej, nuk po i përgjigjemi, nuk kemi çfarë të themi. Do të vazhdojmë ditë pas dite të nxjerrim fakte dhe të vërteta, të cilat fillojnë që nga mënyra se si ka ardhur, kush është në të vërtetë një e përkëdhelur e sistemit të djeshëm që u shpall dje frankofone, më pas u bë konservatore, vjen në Shqipëri te Foltorja. Ende nuk ka deklaruar shpenzimet. Kush ka qenë burimi i këtyre shpenzimeve? Pra, me çfarë parash ka ardhur në Tiranë, ka jetuar, është larguar, kush e ka ndihmuar. Sepse janë shpenzime lobimesh dhe për lobimet në SHBA ka ligje.

Gjithsesi, Evi Kokalari kujton se CNA.al do të ndalet se po na thotë e paska kjo media apo Elvi Fundo me Sali Berishën.

Nuk kemi asnjë kompleks. E në rast se Berisha do ta marrë se ne e kemi me të, se po të sulmojmë ty, nuk besojmë dot që doktori është kaq budalla sa kujton ta luajë sot Kokalari.

Edhe po e mori si të dojë, ne i qëndrojmë përballë Ramës, doktorit, Metës, kujtdo tjetër, ashtu si Kokalari nuk e bën.

Më tej, po theksojmë se ne kemi një betejë me të vërtetën, për të treguar kush është zonja Evis Angelakis. As nuk na intereson fare pjesa tjetër. Skenaret e thurura në mendjen e saj se qëndron Geri Kokalari, Bleona Qerreti, Belind Këlliçi e të tjera janë thjesht dhe vetëm gënjeshtra publike për të bërë të mundur që materialet dhe informacionet që ne i japim të jenë sa më pak të besueshme. Por ne gjithmonë, çdo ditë kemi nxjerrë një fakt të ri, ashtu sikundër po themi dhe sot.

Kokalari, një tjetër pyetje për ty

Evi Kokalari gjithë betejën e bëri që sekretari i përgjithshëm i PD të zgjidhej Flamur Noka, pasi është lehtësisht i sulmueshëm, që sipas Evit, nesër mund të hiqet në çdo moment. Kurse në Sekretarin e Përgjithshëm nuk duhej një njeri me integritet apo një person tjetër, por Flamuri dhe vetëm Flamuri, sepse sipas saj pas 5-6 vitesh, PD do të ketë probleme.

CNA.al do të sjellë më tej të tjera materiale ekskluzive. Që nga informacionet që Kokalari filloi të mblidhte për bizneset seri te lobimet që ka bërë në Shqipëri, por dhe ato problematika që kanë ndodhur përtej oqeanit gjatë këtyre kohë-zhvillimeve. Materialet në vijim do të jenë kush i pagoi finanacat e Kokalarit në Shqipëri, pse Kokalari u tërhoq tri herë nga takimet e PD-së, a e ka thirrur Grenell, a ka pasur probleme dhe ndarje përfundimtare me shumë miq republikanë pas aktivitetit të saj në Tiranë, kush ia ka tërhequr disa herë veshin.

Kokalari, një tjetër pyetje për ty

Pa harruar dhe theksuar pyetjet e para që ne ia kemi drejtuar në mënyrë të vazhduar, e në rast se s’do të kemi përgjigje ne do të nxjerrim dhe do të publikojmë çdo të dhënë që kemi, duke falënderuar në mënyrë të veçantë vetë Evi Kokalarin për aktivitetin e saj dhe njerëzit, që pareshtur po sjellin pafund informacione për të treguar fytyrën e vërtetë të Evis Angelakis, së cilës politikisht i është çjerrë maska, tashmë publikisht i është gërvishtur maska për të nxjerrë fytyrën e saj të vërtetë, për t'u thënë shqiptarëve, për t'u thënë demokratëve në mënyrë të veçantë se kush është ky individ, që nga hiçi pa asnjë kontribut, nga zeroja vjen nga rruga, ngrihet në Foltoret e PD-së, por mbart nga pas një luftë lobimi për interesat e saj krejtësisht personale, të cilat do t'i përdorë për të kapur segmente të caktuara të PD-së.

Ne sulmojmë Erion Veliajn dhe ky është halli yt i vërtetë. Ndaj e do PD-në me Mulin, e do të dobët pa vota, që Veliaj miku yt të jetë i fortë.

Artikujt i ka shkruar CNA.al dhe dhjetëra të rinj me postimet e tyre në rrjetet sociale. Do të ketë dhe qindra të tjerë./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga