LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Çmendet" Kokalari”/ Sulmon FRPD-në, nuk duheshin të rinjtë në Këshillin Kombëtar

1 Qershor 2022, 13:25, Politikë CNA

“Çmendet"  Kokalari”/ Sulmon FRPD-në, nuk duheshin

Evi Kokalari është kujtuar sot pas dy muajsh të bëjë një status kundër të rinjve të FRPD-së, kundër atyre që janë zgjedhur në Këshillin Kombëtar të kësaj partie.

Me sa duket e ngelur me kokë mënjanë për shkak se ka një agjendë personale, agjenda e saj personale është zgjedhja e Flamur Nokës dhe Arben Imamit, sekretarë të përgjithshëm të Partisë Demokratike.

Evi Kokalari ka filluar një sulm ndaj Belind Këlliçit, duke pretenduar se është manipuluar Këshilli Kombëtar prej tij.

Pra, votat në Kuvend i loboi Belind Këlliçi dhe të rinjtë e FRPD-së.

Në fakt, nëpër rreshta Kokalari më shumë sesa një akuzë, thjesht dhe vetëm ka sulmuar të rinjtë e futur në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.

Ata që dinë ta lexojnë dhe ta përkthejnë thjesht kuptojnë se Kokalari në statusin e saj, me një gjuhë akuzuese, ka sulmuar turpësisht të rinjtë e FRPD-së, ata që janë zemra dhe shpirti i Partisë Demokratike, ata që janë forca e saj.

Pra, për Kokalarin nuk duhej të zgjidheshin të rinjtë, të cilët kanë bërë një fletë dhe kanë lobuar, por duhet të zgjidheshin ata që i pëlqenin Evit, e cila në fakt ende nuk ka treguar se cili është statusi i saj në Partinë Demokratike. Megjithëse ka rreth nëntë muaj që vjen vërdallë.

E ngelur e papunë në SHBA, ka filluar të merret me PD-në në Tiranë.

Gjithsesi, statusi i Kokalarit, tregon edhe një herë se një grup i caktuar në Partinë Demokratike, nuk pranon hapjen e saj, futjen e të rinjve dhe servirin materiale manipuluese kundër të rinjve të Partisë Demokratike.

Në fakt nuk ka asnjë provë që e vërteton që atë dokument të publikuar në statusin e mëposhtëm të Kokalarit, ta ketë bërë forumi rinor i PD-së, por edhe në rast se e ka bërë janë disa kuvende që shpërndahen të tilla fletë.

Pra, lobohet në Kuvendet e Partisë Demokratike. Një fletë ka 20 emra, një fletë ka 30, një tjetër ka 50 emra dhe njerëzit zgjedhin të paktën 150 emra.

Grupe të caktuara lobojnë me listat e tyre dhe është në fund ai që e voton personin që zgjedh.

Nuk është as Evi Kokalari, as fleta e shpërndarë dhe asgjë e tillë.

Më poshtë po sjellim të plotë statusin e Evi Kokalarit, për të kuptuar se në çfarë mënyre të turpshme dhe skandaloze ajo sulmon të rinjtë që kanë hyrë në Këshillin Kombëtar. Dhe në vend që të ishte një statistikë krenuese për Partinë Demokratike, sipas Kokalarit qenka një lobim i tepruar që ka sjellë një deformim të rezultatit.

“Kjo është lista e lobimit për Këshillin në 30 prill. Është qarkulluar nga kryesia e Forumit Rinor dhe disa bashkëpunëtorë të ngushtë të Belind Këlliçit pikërisht ditën e votimit.

Për sqarim, çdo emër në fletën e votimit kishte një numër.

Ky nuk është thjeshtë lobim por orientim klanesh.

Nga 67 personat të listës, 43 janë sot pjesë e Këshillit Kombëtar. Kjo përbën 29% të Këshillit të zgjedhur.

Disa nga keta 43 vetë, u futën me votën e lirë ose të lobuar, të tjerë me kuotën e rinise që është vetëm 15%

Ky i fundit thotë që ka fuqizuar Forumin Rinor me aktet e tij. Në fakt ai ka fuqizuar vetëm klanin e tij, ndryshe në Këshill do kishin hyrë të rinjte me numrin e votave më të larta nga lista e atyre që nuk arritën të kualifikoheshin, dhe jo të besuarit e Belindit.Këto që them më lart janë vetëm maja e allkunajës”, shkruan Kokalari në rrjete sociale.

“Çmendet"  Kokalari”/ Sulmon FRPD-në, nuk duheshin

Gjithsesi, faktet që sjell Kokalari nuk janë proces i manipuluar, por janë lobime që janë krejtësisht normale.

CNA.al prej ditësh ka sjellë të dhëna për manipulime, për të cilat Evi Kokalari nuk flet dot, pasi ato i ka udhëhequr Flamur Noka.

Më tej do të sjellim edhe disa të dhëna të tjera në lidhje me zonjën Kokalari, lobimin e saj, situatën në SHBA, por edhe pse ajo vetë personalisht ka një agjendë të caktuar kundër individëve në PD dhe për çfarë qëllimesh lufton për të nxjerrë në krye të saj disa individë të cilët nuk votohen, por sipas Kokalarit duhet të emërohen./CNA.al

Lajmet e fundit nga