LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet SMS/ Një tjetër grup lobimi në Kuvendin Kombëtar të PD-së

10 Qershor 2022, 17:56, Aktualitet CNA
Zbulohet SMS/ Një tjetër grup lobimi në Kuvendin Kombëtar
Foto ilustruese

Pak ditë më parë aktivistja Evi Kokalari, e cila pretendon se është përfaqësuesja e republikanëve  në Tiranë dhe do të kthejë PD në Parti Konservatore, në një sulm ballor dhe të pa precedent, ndaj faktit se, 9 të rinj të FRPD-së, kishin hyrë në Këshillin Kombëtarë të Partisë Demokratike më shumë, sesa kuota që ju takonte, ka bërë një zhurmë duke drejtuar gishtin ndaj Belind Këlliçit, kryetar ende në detyrë i FRPD-së, të cilin e quan Lulzim Basha numër 2, ndërsa lobonte për zgjedhjen e Flamur Nokës si Sekretar i Përgjithshëm, pasi sipas saj ai mund të hiqej më lehtë.

Gjithsesi CNA.al, ashtu siç premtoi, po sjell sot një tjetër dokument, një sms të shpërndarë ditën e mbledhjes së Kuvendit Kombëtarë të PD-së, ku individë të caktuar me numra lobojnë.  Ne po ju zbardhim numrat dhe i keni më poshtë në shkrim, numrat i përgjigjen këtyre emrave, nga të cilët 7 nuk kanë hyrë dhe 16 kanë hyrë.

Zbulohet SMS/ Një tjetër grup lobimi në Kuvendin Kombëtar

Bie në sy, se në listë janë edhe njerëzit për  të cilët zonja Kokalari ka pretenduar se ka lobuar. Gjithashtu  theksojmë se, në një qëndrim të saj publik, ajo shprehet se i ka ardhur keq që shumë njerëz nuk kanë fituar dhe duhet të lobohej edhe më tepër, ndërkohë më pas sulmoi FRPD-në, pse kishin futur njerëzit e tyre. Tani del edhe mesazhi që tregon se, po, vërtet zonja Kokalari  dhe të sajët kanë lobuar në Kuvendin Kombëtar të PD-së. Mesazhi doli, zonja e ka pranuar publikisht.

Zbulohet SMS/ Një tjetër grup lobimi në Kuvendin Kombëtar

Tani pyetja është shumë e thjeshtë.

Për çfarë grindet dhe akuzonte Evi Kokalari në lidhje me fletën që kishte gjetur?

Në fakt, ia kishin çuar nga Tirana. 

I premtojmë se kemi edhe dy fletë të tjera, ku ka emra edhe nga ata që kanë fituar nga FRPD-ja edhe nga  këta të kësaj liste që do të nxjerrim sot.

Pra, nuk ka qenë një apo dy, por katër deri  në pesë lista të ndryshme, nga grupime të ndryshme individësh, dhe është krejt normale.

Kush ka histori në Partinë Demokratike, e di shumë mirë, se kjo nuk është hera e parë që ndodh, por pas vitit ‘98-‘99, ka ndodhur sistematikisht.

Grupe të caktuara bëjnë fletë emrash, dhe është krejt normale. Sepse ti, nuk voton  20 apo 50 sa ka një listë, ti voton 150, për të mos thënë se lista në të tilla raste nuk është se japin ndonjë efekt.

Siç ka ndodhur me listën e shpërndarë nga ata që mbështeste dhe lobonte zonja Kokalari.

Këtu, kujt ti drejtojme gishtin?!

Të themi se listën e ka bërë Evi ?!

Nuk mundemi!

Nuk mund ta bëjmë këtë, ashtu siç bëri ajo, duke drejtuar gishtin ndaj kreut të FRPD-së, në detyrë. Pse?

Sepse  zonja Kokalari nuk kishte qëllim dhe nuk kishte hall listën e të zgjedhurve në Këshillin Kombëtar, qëllimi i saj ka qenë diku tjetër.

CNA.al  do të sjellë, në vijim detaje, të cilat tregojnë se qëllimi i vërtetë i Evi Kokalarit, ka qenë  uzurpimi i Këshillit Kombëtar, zgjedhja  e personave, nën influencën e saj për ta pasur nën kontroll për interesa personale, dhe këtë do t’jua vërtetojmë, sepse zonja Kokalari nuk është një  individ, që po i “digjej shumë barku”, për Belind Këlliçin, pasi lobimet, të cilat i ka pranuar publikisht, lista që po i nxjerrim ne sot, dhe gjithçka ka rrjedhur këto kohë, përfshirë dy rastet që ka braktisur PD dhe është kthyer në SHBA, diku sepse i kanë tërhequr veshin, diku sipas saj, në takime të ngushta se i kishte thënë Grenell, e kështu me rradhë.

 Ne do të sjellim ditë pas ditë të vërtetën, për të hequr maskën e Evi Kokalarit. Vazhdojmë  ta sfidojmë publikisht, në lidhje me pyetjet që i kemi bërë, pa e vënë në diskutim se përgjigjen e tyre ne do ta publikojmë të plotë në hapësirën e CNA.al  dhe do të sjellim të gjitha faktet, dokumentat, që ne kemi në lidhje me ato pyetje, ashtu siç edhe i sollëm, kur denoncuam lidhjen  dhe bashkëpunimin që kishte  pasur me Veliajn, por edhe siç zbërthyem skemën e saj për të goditur PD për interesa personale.

CNA.al  ngelet një dritare e hapur për të thënë të vërtetën ndaj kujdo, edhe pse ne, në këtë çast ndaj zonjës Kokalai nuk kemi pritur më shumë sesa ajo ka bërë.

Pra fytyrën e saj të vërtetë, me sharje, me fyerje, pasi e tremb e turbullon dhe e nervozon  e vërteta, të cilën ne do ta themi  deri në fund. Në vijim të tjera materiale./CNA.al

Zbulohet SMS/ Një tjetër grup lobimi në Kuvendin Kombëtar

Këta janë 7  emrat që nuk kanë hyrë nga lista në Këshillin Kombëtar Të PD-së

Alban Zeneli

Edvin Kulluri

Enri Ceno

Erges Eskiu

Gjorg Kodra

Izmira Ulqinaku

Petro Vokopola

Këta janë 22  emrat që  kanë qenë në listë dhe 16 prej tyre kanë hyrë në Këshillin Kombëtar Të PD-së

16 Alban Zeneli

20 Albina  Dede

22 Aleksander  Biberaj

48 Arben Imami

52 Arben Ristani

99 Besnik Aliaj 

107 Bujar Kapexhiu

113 Dasho Aliko

133 Edith Harxhi

136 Ervin Kulluri

152 Endira Bushati

161 Enri Ceno

166 Erges Eskiu

183 Fatbardh Kadilli

203 Genc Pollo

213 Gjorg Kodra

236 Ilirjana Kucana

239 Indrit Hoxha

248 Izmira Ulqinaku

252 Jola Hysaj

280 Ledina Mandia

288 Lisander Hoxha

348 Petro Vokopola

 

09:31 Aktualitet Mitro Çela

Mesazhe me Koço Devolen

-Pesë vitet e fundit me Koçon rrinim pothuaj gjithë ditën ...

Lajmet e fundit nga