“Ndodhem në një luftë digjitale”/ Porositë e Ramës për socialistët
Kryeministri Edi Rama ka thirrur këtë të mërkurë në takim ...
Kryeministri Edi Rama ka thirrur këtë të mërkurë në takim ...

Ndërkohë që në Shqipëri kishte filluar përçarja më e madhe brenda opozitës, në skenën politike shqiptare shfaqet Evi Kokalari-Angelakis, një figurë e panjohur nga publiku i gjerë, por aktive në rrjetet sociale. Ajo fillimisht u imponua në krah të Sali Berishës si njeri me njohje të forta në Partinë Republikane, por kjo ishte vetëm faza e parë e një mashtrimi hipokrit.
E vërteta është se ajo nuk erdhi në Shqipëri si përfaqësuese e ndonjë partie, por si person privat, megjithëse këtu u shit gjerësisht sikur misioni i saj kishte të bënte me Republikanët. Kjo i dha një hov asaj dhe e shtyu të dalë më shpesh në media dhe të hiqet si person i rëndësishëm për të shfrenuar imagjinatën në çdo studio të mundshme. (Pa përmendur këtu mashtrimin se është edhe një trashëgimtare e afërt e Musine Kokalarit.)
Me kalimin e ditëve, znj. Angelakis vazhdonte të sulmonte deputetë dhe figura të tjera të PD-së. Ajo që e karakterizonte ishte natyra e saj sulmuese, gati vulgare. Megjithatë, zonja e panjohur që u bë e njohur për të gjithë kalonte nga fantazia në fantazi, në disa raste dhe në grotesk, duke mos njohur asnjë limit.
Konceptet e gabuara të Kokalarit mbi konservatorizmin
Është e qartë për të gjithë politologët se znj. Angelakis ka krijuar një koncept të gabuar për konservatorizmin. Ajo e bazon mendimin e saj mbi idealizimin e një figure si ish-presidenti Trump, por nuk di të shpjegojë shtyllat kryesore mbi të cilat konservatorizmi qëndron. Evi asnjëherë nuk e ka artikuluar këtë ideologji. Ajo duhet të kuptojë se konservatorizmi është më i gjerë se Trump dhe se ky i fundit përfaqëson vetëm një rrymë të konservatorizmit dhe jo tërësinë e variacioneve të kësaj ideologjie.
Konservatorët amerikanë janë shumë më ndryshe nga ata të Europës. Ndoshta konservatorët europianë janë më socialë dhe shumica e tyre janë më pranë qendrës së djathtë, por kjo është e tillë sepse popujt e shteteve të Europës ndryshojnë shumë kulturalisht nga amerikanët. Ndërsa ne jetojmë në Shqipëri, një vend ku konservatorizmi nuk është artikuluar nga asnjë person në politikën aktive, e aq më tepër të njihet e të ndiqet nga baza e gjerë.
Përdorimi i vetëm i fjalës "konservatorizëm" në Shqipëri, nuk është bërë për gjë tjetër veçse për populizëm.
Nëse konservatorizmi do të ishte ashtu siç e përshkruan Evi, atëherë s'kemi asnjë arsye pse të mësojmë historinë qindravjeçare të politikës europiane dhe se si u krijuan ideologjitë politike. Znj. Angelakis ka nevojë për një lektor të mirë të shkencave politike që t'ia interpretojë konceptet ashtu siç janë, jo ashtu siç ka qejf ajo të jenë.
Sulmet ndaj FRPD-së dhe Këlliçit
Angelakis është e martuar me një zotëri grek dhe aludohet se mbështetet fort nga lobistët grekë pranë Republikanëve në SHBA. Këto aludime i përforcon më shumë edhe ky postim i bërë në faqen e Aleancës për Teatrin në "Facebook".

Ajo nuk është politikane dhe s'ja thotë shumë politikës, gjithmonë qëndron në stolin rezervë dhe herë sulmon dikë, herë dikë tjetër, por asnjëherë nuk bëhet vetë pjesë e lojës (garës).
Tendenca për të marrë emër në media ia rriti egon aq shumë sa tani është gati e pamundur t'ia ulin pritshmëritë dhe ambiciet. Në fakt, ambiciet e Angelakis mund të jenë të larta, por asaj i mungon mbështetja në votë.
Zonja duhet të shpjegojë se çfarë ndodhi kur një nga deputetët demokratë doli ndër më të votuarit në kryesinë e PD-së?
Pse po lëshohej gjithë ai helm në rrjete sociale kur ndërkohë ai deputet ishte ndër të paktët zyrtarë të PD-së në punimet e Kongresit të Partive Popullore Europiane?
Përse gjithë ai mllef dhe inat kur një javë më parë ai për Evin ishte “një ndër përfaqësuesit më dinjitozë të Foltores”?
Kush ia tërheq fijet nga pas Evi Kokalarit?
Me Belindin në ngjitje brenda PD-së, të cilin sondazhet e nxjerrin në epërsi dhe në raport triumfues brenda demokratëve, shpirti i Evit nuk mund të rrinte i qetë. Xhelozia, smira dhe zilia janë vese të këqija; megjithëse për njerëzit si ajo këto mund të quhen virtyte.
Evi filloi sulmet e njëpasnjëshme me akuza boshe për të prishur imazhin e Belindit dhe Forumit Rinor të PD-së. Në fakt, po të mos ishte për Belindin dhe FRPD-në, Foltorja do të kishte qenë një lëvizje që ndoshta edhe mund të kishte dështuar, dhe kjo duket në sondazhe (playlistën mund ta gjeni këtu: https://bit.ly/3tixXAl) përgjatë muajve shtator 2021-prill 2022 të Barometrit.
Fakti është se Belindi është i vetmi i zgjedhur me procesin ‘një anëtar - një votë’ në PD, ndërsa në zgjedhjet e vitit 2021 mori 11.600 vota preferenciale në Tiranë.
Evi bie ndesh edhe me sloganin e Foltores: "Më të Bashkuar, Më të Fortë, Më të Hapur". Ajo s'po lejon hapjen e PD-së duke sulmuar të rinjtë; ajo s'po lejon bashkimin e PD-së duke sulmuar këdo që mendon ndryshe nga ajo; ajo s'po lejon forcimin e PD-së duke u hequr si ndonjë orakull që tregon cilën rrugë duhet të zgjedhë PD-ja dhe cilën jo. Duke qenë më pak të bashkuar e më pak të hapur, rrjedhimisht nuk mund të flasim më për forcën.
Një e metë e Angelakis dhe kujtdo që qëndron pas saj është se ata e shohin politikën ‘sot për nesër’ dhe jo në perspektivën afatgjatë. Kjo u duk disa herë. Disa javë para Kuvendit Kombëtar të 30 prillit, zonja deklaroi se do të largohej nga politika shqiptare dhe, pa kaluar një javë, u shfaq sërish. Përsëri, pas zgjedhjes së kryesisë së PD-së, ajo bëri po të njëjtën deklaratë, atë të "përfundimit të misionit të saj" dhe "largimin e dytë nga politika shqiptare". As kjo nuk zgjati shumë. Një ditë pas deklaratës së bërë, Angelakis filloi sërish sulmet.
Akuzat e pabaza mund të jenë në natyrën e saj të përditshme, po ashtu dhe bipolariteti dhe dinamika e ndryshimit të qëndrimeve të saj, por kjo s'do të thotë se ajo ka të drejtë. Përkundrazi, kjo tregon karakterin e saj vulgar, të pacipë dhe të paqëndrueshëm, shpesh edhe të nxituar për sa kohë poston dhe fshin fjalët e veta në "Facebook".
Konservator që tjetër gjë thotë në mëngjes dhe tjetër gjë thotë pasdite nuk besoj se ka parë ndonjëherë njeri.
Po videon ku përkrah Erion Veliajn e mbani mend?
Ketu keni disa postime të Fondacionit të saj. Është e dhimbshme për konservatorizmin që të përfaqësohet nga dikush që shitet dhe shkon nga fryn era (tipare të ngjashme me Bashizmin). Ky person s’mund të quhet kurrsesi konservator.


Nëse FRPD ka pasur ndonjëherë peshë politike, ka ndodhur vetëm në këto 8 vite opozitë, në të cilat Belindi ka qenë drejtues i saj dhe në përplasje të vazhdueshme me partinë për të mbrojtur interesin e të rinjve. Të gjithë i dinë shumë mirë këto fakte, përveç Evit, që vazhdon të hedhë vetëm baltë e shpifje dhe nuk ka prodhuar dot asnjë fakt. Duket hapur se ajo ka një smirë dhe xhelozi të sëmurë ndaj të rinjve në PD, të cilët kanë sot përfaqësimin më të madh ndonjëherë në 32 vite histori të kësaj force politike. Belindi duhet të ndihet krenar që sulmohet për këtë aryse.
Unë mendoj se FRPD nuk duhet të lejojë askënd të nëpërkëmbë profesionalizmin, integritetin dhe dinjitetin e kësaj organizate apo liderit të saj. FRPD ishte e para që ndërmori një akt shembullor dhe revolucionar brenda PD-së, ndryshe nga çdo organizatë tjetër. Atë që FRPD bëri me Lulzim Bashën e ka më të lehtë ta bëjë edhe me Evi Kokalarin./CNA.al
Kryeministri Edi Rama krahas me propgandën nga Kuvendi ka ...
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të de...
1 orë e 30 minuta ka zgjatur takimi mes Presidentit të...
Çështja e "Butrintit" ka zbritur sërsish në Kuvend, pasi d...
Today, after she abandoned her lost war with the youth...
Investimet strategjike, për të cilët disa deputetë të ...
Seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me de...
Deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj, në seancën parlamen...
Seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate pasi Ku...
Kuvendi ka rrëzuar kërkesën për të futur në rendin e d...
Një ditë më parë, Bordi i Transparencës caktoi çmimet ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ndërsa koment...
Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi, tha se "Ballkan...
Ish-Presidenti Alfred Moisiu ka komentuar sot figurën ...
Një debat i ashpër është zhvilluar mes ish-zëvendës m...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zbardhur ...
Ish-Presidenti Alfred Moisiu ka folur mbrëmjen e sotme...
Deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlli...
E ka konsideruar si një dështim të paralajmëruar deput...
Çmimi i naftës dhe çmimet e ushqimeve të shportës po n...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka deklaruar se fo...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...