E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Aktivistja Evi Kokalari, ndoshta e mbetur pa punë në SHBA, duket se “ëndërr” kishte kapjen e një posti drejtues në Partinë Demokratike, dhe pasi dështoi me sukses, tashmë është hedhur në sulm.
Por, kë sulmon Evi Kokalari dhe për çfarë interesash?
Ajo që vihet re ditët e fundit, është sulmi i paprecedentë që Evi Kokalari bën ndaj Belind Këlliçit dhe të rinjve të FRPD-së, dhe për çfarë. Pse në Këshillin Kombëtar janë zgjedhur më shumë të rinj. Dhe për këtë sipas Kokalarit, “fajtor” na qenka Belind Këlliçi.
Nga ana tjetër, CNA.al ka paralajmëruar se Evi Kokalari po i shërben përçarjes së Partisë Demokratike, për interesa të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Erdhi në Tiranë, ndoshta edhe për të bërë biznes me Partinë Demokratike, por tashmë detajet tregojnë qartë se kujt po i shërben Evi Kokalari.
Në një postim në rrjetet sociale, në datën 8 prill 2020, Evi Kokalari publikisht “ledhatonte” kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
“Këtu janë disa foto nga dërgesat e sotme.
Ne duam të falenderojmë komunitetin për dhurimet dhe që arritën ta bëjnë këtë të mundur.
Një falenderim i madh shkon për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili na dha ne burimet e nevojshme për të bërë dërgesat në 48 familje.
Kjo nuk ishte një detyrë e vogël dhe shumë punonjës të qytetit punuan deri vonë për të përfunduar këto dërgesa.
Ka më shumë gjëra të mira për të ardhur. Persona të tjerë nga komuniteti ynë do të bashkojnë forcat me ne, duke u siguruar që ne të vazhdojmë të arrijmë më shumë njerëz në nevojë. Ne do t’iu njoftojmë së shpejti!!
Ndërkohë, ju lutemi vazhdoni të dhuroni dhe shpërndani në mënyrë që të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë.
Nëse ndonjëri prej jush dëshiron të kujdeset për një familje të caktuar në nevojë dhe të mbulojë nevojat e tyre për muajin e ardhshëm, ju lutemi na njoftoni dhe ne do t'ju bashkojmë me një familje në nevojë.
Qofshi mirë dhe Zoti ju bekoftë të gjithëve!!”-shkruante Kokalari.

Ndërkohë, më poshtë CNA.al sjell me zë dhe figurë, Evin që i “lëshon goja lëng” kur flet me dhe për Erion Veliajn.
“Në fakt ishte vetëm një person në Shqipëri që mund të ma realizonte dhe unë vendosa që ta ndërmarr hapin dhe t’i kërkoj atij personi që të ma mundësojë. Dhe ky person është kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që nuk e kam asnjëherë më përpara në jetën time, por shumë nga miqtë e mi e njohin dhe kam pasur vetëm ca lidhje kohët e fundit, sepse ai na ka ndihmuar për të shpërndarë pakot e ushqimeve në Tiranë. Erioni në fakt m'u përgjigj menjëherë, brenda dy minutash dhe më tha më pëlqen shumë si ide dhe do të vë në dispozicion çfarë të duhet që ta realizosh”, -thotë Kokalari në video, në emisionin “E diela Shqiptare”, më 19 Prill 2020.
Ndërkohë, e njëjta video është shpërndarë në rrjetet sociale, edhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Ndërsa në një tjetër postim të datës20 prill 2020, Kokalari shkruante “Një kontribut modest që Fondacioni Kokalari dhuroi nëpërmjet emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut, dje mori jetë në emisionin “E diela Shqiptare” të Ardit Gjebreas.
Në bashkëpunim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, arritëm t’ju shprehim vlerësimin dhe respektin e thellë që ndjejmë ndaj mjekëve, infermierëve dhe stafit administrues të Spitalit Infektiv. Gjithashtu me shumë mjeshtëri, Ardit Gjebrea nxori në pah sakrificën e heronjve të sotëm, që nuk i kanë parë familjet e tyre për më tepër se një muaj.
#RespektPerMjeket Shqiptarë, sot dhe përjetë !!
Në përkujtim të babait tim, Petrit Kokalari.”
Për ata që se kuptojnë çfarë e lidh Kokalarin, gjithçka është shumë e thjeshtë.

Së fundi Evi Kokalari sulmoi dhe anatemoi Belind Këlliçin, i cili mund të ishte një kandidaturë dinjitoze në garën për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe mund ta “shembte” Erion Velliajn.
Por, Kokalari zgjodhi ta sulmonte dhe akuzonte si “Basha dy” thjeshtë dhe vetëm për t’i kthyer borxhet Veliajt, e pse jo edhe Edi Ramës.
Lidhjet e Kokalarit përtej Veliajt shkojnë tek Edi Rama nëpërmjet biznesmenëve të fortë afër Qeverisë, të cilët sponsorizojnë edhe Flamur Nokën dhe segmente të tjera brenda PD-së dhe Qeverisë./CNA.al
Aktivistja Evi Kokalari nuk i ka ndalur sulmet ndaj CN...
Fundjava për qytetet bregdetare kthehet në një stre...
Plot 78 deputetë zgjodhën ditën e djeshme në seancë pl...
Prej ditësh vendi ynë është përfshirë nga moti i nxeht...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar ditë...
Del videoja nga grabitja që ndodhi rreth një muaj më p...
Policia Rrgore e Tiranës, u ka bërë apel të gjithë dre...
Diplomati Agim Nesho ka komentuar zgjedhjen e Bajram B...
Jemi në sezon plazhi dhe të githë i kanë sytë nga deti...
Presidenti Ilir Meta, ka publikuar disa pamje nga vizi...
Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e tre ...
Lëkundje tërmeti në Shqipëri. Sipas EMSC, epiqendra ka...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka reaguar për opera...
Edhe pse pretendohet se sot është “Dita pa makina”, në...
Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, në n...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda ...
Policia Rrugore ka zhvilluar kontrolle intensive në të...
Policia e Shtetit ka shtuar masat për rritjen e parametrav...
Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj, ka uruar Baj...
“I arrestuari ka probleme shëndetësore për të cilat ës...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...