Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Raportuam dhe shkuajtëm Flamur Nokën, pasi kishim informacione se do të zgjidhej Sekretar i Përgjithshëm, ashtu sikundër ndodhi.
E drejtë ose jo, Opozita duhet parë në një qasje tjetër, në një shpërndarje të mirë midis raporteve intelektuale, qytetare, fetare apo edhe të raporteve Veri-Jug.
Në momentin që ne raportonim dhe shkruanim për Flamur Nokën, duke e ditur se po zgjidhej Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, (i paravendosur) Evi Kokalari, sulmonte Belind Këlliçin. Është puna e saj. Nuk ka asnjë problem për ne.
Për të mos thënë se çonte mesazhe se ishte “Basha 2”, e të tjera si këto, të cilat i lindnin ditët e fundit, megjithëse kishte qëndruar nëntë muaj në Tiranë, me shpenzime të dyshimta në hotele, edhe me mesazhe të çuara atje ku nuk duhej t’i çonte, pa folur më tej për çështjet që ne i kemi përmendur ditë pas dite. Apo lidhjet e interesit të saj me Erion Veliajn të cilat do t'i sjellim me fakte dhe të detajuara.
Në këtë shkrim ne sjellim disa argumente të tjera.
U zhvilluan zgjedhjet në Partinë Demokratike. Foltorja ishte një shpresë e madhe. Dikush është zhgënjyer edhe sepse nuk donte që Berisha të ishte në krye të PD-së. Dikush tjetër po zhgënjehet nga përfaqësimi rajonal, dikush tjetër nuk do Flamur Nokën, arrogancën e tij, apo ai quhet rikthim në 2013-ën. Për të mos thënë, a e ka pyetur Evi Kokalari, Flamur Nokën, a di anglisht apo ndonjë gjuhë të huaj dhe si do të komunikojë me të huajt.
Një Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike që nuk di asnjë gjuhë të huaj, dhe gjuha e vetme që ka është “bëj çfarë të thonë”.
Më tej, u zgjodhën dy nënkryetarët e Partisë Demokratike, zoti Luçiano Boçi dhe zoti Oerd Bylykbashi. Personazhe të rëndësishëm politik, me një kryesi diku me njerëz që u kontestuan, dhe pati skeptikë. Por, me një Këshill Kombëtar të hapur dhe të kontestuar vetëm nga zonja Kokalari ku pretendohet se janë manipuluar gati 10% e vendeve për të futur të rinjtë.
Pse? Sepse kishte pasur më shumë të rinj sesa duheshin dhe këta i kishte zgjedhur Belind Këlliçi.
Këlliçi u sulmua, u anatemua. Një personazh politik që i dha shpresë Foltores me takimin e të rinjve. Atë që Evi Kokalari dhe shumë të tjerë si ajo, ndoshta me qindra po të mblidhen nuk e bëjnë dot kurrë. Këlliçi, Grigels Muçollari, dhe të rinjtë e FRPD-së, kanë bërë një takim spektakolar tek Akademia e Arteve. I dhanë shpresë Foltores. I dhanë shpresë dhe vetë Berishës.
Përtej "non gratës", treguan se ishin opozitarë dhe të tillë kishin qenë në tetë vite. Vite që askush nuk e kishte parë Evi Kokalarin. Askush nuk e dinte kush ishte ky emër. Cilat ishin kontributet, por faktet tregojnë se turpësisht Kokalari ka lidhje të forta me Erion Veliajn, për çështje dhe interesa familjare dhe së fundi keqpërdorur nga Flamur Noka për t'i shërbyer edhe kryebashkiakut të Tiranës. Nga interesa brenda PD-së, nga interesa që shkojnë te Veliaj, te biznesmenë në Tiranë, Evi po i shërben një përçarjeje të thellë, të dytë të Partisë Demokratike, një konflikti dhe përplasjeje me të rinjtë.
Po bën të njëjtën gjë siç po bën Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, apo Gaz Bardhi. Dhe këta personazhe që po e bëjnë të njëjtën gjë, quhen Evi Kokalari, Flamur Noka, për të mbajtur nën kontroll Partinë Demokratike. Sepse Evi Kokalari shpreson që PD-ja do të ketë probleme të thella, pas pesë apo gjashtë vitesh, siç ka deklaruar vetë.
Parashikimet e saj janë personale. Por, nuk ka asnjë definicion.
Momenti tregon se ajo po sulmon dhe turpësisht po godet “palcën” e PD-së, që janë të rinjtë, FRPD-ja. Me gjoja terma konservatorësh, kur askush nuk e kupton, askush nuk e di çfarë përfaqëson, nga vjen dhe shumë shpejt pritet të ketë reagime të ashpra ndaj saj. Pikërisht nga republikanët amerikanë, në emër të të cilëve flet zonja Kokalari, e cila në fakt nuk përfaqëson askënd.
Përfaqëson veten e saj dhe asgjë më tepër sesa kaq.
Gjithsesi, kontributet janë të vlerësueshme. Ardhja e saj në Shqipëri.
Por, kush e paguan, ku ha, ku pi, ku fle dhe sa janë kostot financiare, këto duhen bërë publike. Për të thënë se nuk i shërben një grupi të caktuar apo interesave për të përfituar pasi është në rrënim ekonomik. Kjo për shkak të një fakti. Sulmoi një biznesmen, një nga biznesmenët më të mëdhenj në Shqipëri, por informacionet na treguan se ajo u ndal, nga telefonata që i erdhën përtej Oqeanit. Flamur Noka gjithashtu është një nga njerëzit e sponsorizuar nga ata që Kokalari, donte të sulmonte.
Në fakt e vërteta është një dhe vetëm një. Kokalari po i shërben Erion Veliajt. Po i shërben garës së tij në zgjedhjet e ardhshme lokale. Po i shërben në mënyrë të devotshme një përçarjeje tjetër të Partisë Demokratike.
E në rast se dikush tjetër thoshte se Opozita është e ndarë në katër apo pesë pjesë, me sa duket kjo është më shumë. Dhe në qoftë se kemi një Opozitë nga Ilir Meta, nesër, në datë 26 korrik, Opozitën zyrtare të pretenduar të Berishës, opozitën e Lul Bashës dhe Alibeajt, por paskemi dhe opozitën e Kokalarit që shpall armiq, kur në fakt nuk përfaqëson asgjë. Është e pavotuar, e pazgjedhur askund. Çon mesazhe, ushtron presion dhe në finale thjeshtë dhe vetëm nxit konfuzion brenda asaj opozite zyrtare, ku PD-ja duhet të bashkohet.
Në fakt Kokalari, dhe instrumentet e saj i kanë shërbyer një përçarjeje. Kjo edhe për individë të cilët janë zgjedhur në struktura të caktuara të Partisë Demokratike që me punën e tyre patën një kontribut shumë të madh. Nuk lanë asnjë deputet të afrohej, nuk lanë askënd të bashkohej, por thjeshtë dhe vetëm shpresuan në disa interesa meskine që në finale sollën asgjë.
Rithemelimi, një proces që tregoi transparencë në numërimin e votave për Këshillin Kombëtar, pas sulmeve barbare, të turpshme të Evi Kokalarit, pas votave unike për kandidatë të caktuar apo pas dëshirave të shfrenuara të Flamur Nokës, por edhe duke shkuar më tej, te mesazhe dhomash të papublikuara, për ajrosje, gabimisht në drejtim tjetër, të cilat tregojnë shumë se përse vinte në Shqipëri apo kthehej në SHBA, Kokalari, duke mos përfaqësuar askënd. Duke mos qenë zëri i askujt. Thjeshtë dhe vetëm për të nxitur për interesat e Erion Veliajt, një përçarje tjetër edhe më të thellë, të Partisë Demokratike.
Pa asnjë diskutim, përtej Bashkisë së Tiranës, në shërbim të kryeministrit Rama, por edhe Lulzim Bashës që tashmë dihet botërisht që është një “vegël” politike e dështuar e Qeverisë dhe sistemit politik në Shqipëri./CNA.al
Ditën e djeshme, Presidenti Ilir Meta firmosi live nga...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë një gaf...
Në çdo seancë parlamentare, deputetet bëjnë ‘konkurren...
Ashtu si në çdo seancë plenare, edhe ditën e sotme në ...
Elena Kocaqi ka reaguar pas zgjedhjes së presidentit të ri...
Prezenca e OSBE-së në Tiranë ka dhënë një mesazh për z...
Pas zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit, Rama ka ...
Përfshirja e të rinjve në politikë është ende mjaft e ...
Në Shqipëri, ish shefi i Shtabit të përgjithshëm, gjen...
Ish-koordiantori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka ko...
Pas zgjedhjes së kandidatit të socialistëve Bajram Beg...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe ish-shefi i Sht...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pa...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka uruar Bajram Begajn pë...
Ambasada gjermane në Tiranë ka përzgëzuar Bajram Begaj...
Presidenti Ilir Meta ka publikuar një mesazh urimi për...
Parlamenti zgjodhi sot me 78 vota pro Bajram Begën si ...
Pas zgjedhjes së Bajram Begajt si president, Rama i ës...
Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me firmosjen e d...
Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas zgjedhje...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...