"Të thuash ke shpirtin e bukur, vetëm ti mund ta bësh"/ Lamallari ironizon Balliun: Je delirant
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...

Përfshirja e të rinjve në politikë është ende mjaft e ulët në Shqipëri dhe organizata kombëtare dhe ndërkombëtare po synojnë t'i nxisin të rinjtë të jenë më aktivë në nivelin vendor. Disa nga Qarqet e vendit si ai i Gjirokastrës janë prekur ndjeshëm dy-tri vitet e fundit nga emigrimi masiv i të rinjve dhe kjo e bën më të vështirë rolin e tyre në politikat lokale.
Serxho Sotiri, ka përfunduar studimet në Drejtësi dhe në cilësinë kryetarit lokal të Forumit rinor të Partisë Demokratike po merr pjesë në Gjirokastër në një tryezë me të rinj të forcave të ndryshme politike. Pjesëmarrja e të rinjve në politikë shënon vit pas viti rënie, thotë Serxho.
“Në zgjedhjet e fundit vendore kam vënë re që përfaqësimi politik i të rinjve ka rënë për shkak të mosbesimit dhe për shkak se në këto 30 vite të rinjtë nuk janë përfaqësuar aq sa duhet si në parlamentin shqiptar edhe në këshillat bashkiakë", thotë ai.
Ndërsa Sokol Haxhiu i cili drejton Fondacionin “Westminster për Demokraci”, që po vepron në disa vende të Ballkanit, përfshirë dhe Shqipërinë, thotë se po luajnë një rol për t'i fuqizuar të rinjtë në nivel vendor përmes tryezave dhe aktiviteteve të përbashkëta. Duke mos parë mundësi angazhimi shumë të rinj emigrojnë thotë zoti Haxhiu.
“Niveli i përfshirjes së të rinjve në politikë në të gjithë vendin është apatik dhe ky është edhe një problem i madh. Duke mos parë mundësi angazhimi, duke mos parë mundësi përfshirjeje të rinjtë zgjedhin emigracionin si mundësi për arsimim, si mundësi për jetesë, si mundësi për të bërë karrierë", thotë zoti Haxhiu.
Zoti Haxhiu thotë se pavarësisht trendit të emigracionit ka bërthama shumë të mira të rinjsh me të cilët duhet punuar.
“Pavarësisht trendit të madh të emigracionit ka një bërthamë shumë të mirë të rinjsh por nevoja është të punojmë me ta sot që të mos i humbim dhe t`i pozicionojmë më mirë aty ku ata janë për të marrë më shumë fuqi dhe për të ngritur zërin për problemet e tyre", thotë ai.
Ndërsa Dea Kodra e cila është përfshirë në Forumin rinor të Partisë Socialiste thotë se po bëjnë përpjekje t'i përfshijnë të rinjtë më shumë në jetën politike.
“Për fat të keq angazhimi i të rinjve nuk është aq gjithëpërfshirës sa duhet të ishte. Nuk ka aq shumë interes sa pritej , por sa më shumë kalon koha ne po i shtyjmë shoqet dhe shokët të jenë më pjesëmarrës dhe kjo ka filluar t'i ndërgjëgjësojë edhe ata dhe po fillon të përmirësohet pjesëmarrja”, thotë ajo.
Dea thotë më tej se të rinjtë duhet të adresojnë problemet e tyre duke kërkuar zgjidhje.
“Ne vetë nuk i shfaqim problemet që kemi me njëri-tjetrin, nuk i adresojmë ato te të gjitha pushtetet përkatëse që mund të na ndihmojnë t'i zgjidhim", thotë ajo.
Të rinjtë nga forcat politike në Gjirokastër kanë rëndë dakord bashkarisht që t'i kërkojnë Këshillit Bashkiak të përfshihen në monitorime të mbledhjeve kur trajtohen problematika që kanë të bëjnë me politikat rinore.
Kjo shihet prej tyre si një mundesi e parë që ata të bashkëpunojnë më shumë pavarësisht përkatësive politike.
Qarku i Gjirokastrës, sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Statistikave shënoi në janar të vitit 2022 rreth tre mijë banorë më pak ku pjesa dërrmuese e të larguarve janë të rinj krahasuar me janarin e vitit 2021.
Të dhënat në nivel kombëtar flasin se në Shqipëri shënohen rreth 28 mijë të rinj më pak në janar të vitit 2022 kahasuar me janarin e vitit 2021 të grupmoshës nga 15 deri në 30 vjec.
Krahas emigracionit Sergio Sotiri thotë se sheh me shqetësim sidomos vitet e fundit edhe një dukuri që lidhet me të rinjtë dhe përfshin prirjen e tyre për pasurim të shpejtë.
“Fatkeqësisht në këtë vend është ngritur modeli i gabuar që ne të shikojmë të ardhmen tonë. Ne shikojmë që pasurimi i shpejtë, për shkak të gjendjes së mjerueshme ekonomike, tërheq më shumë vëmendje te të rinjtë. Për mendimin tim kjo është tepër shqetësuese sepse këtu ka humbur interesi që të rinjtë të arrijnë të bëhen mjekë të zotët, inxhinerë të zotët dhe shumë të rinj zgjedhin rrugë dytësore me shumë kosto dhe rrezik për jetën e tyre”, thotë ai.
Sipas të dhënave jozyrtare Qarku i Gjirokastrës që përfshin edhe Tepelenën dhe Përmetin është një nga zonat me largimin e më shumë grupeve të të rinjve në Spanjë, Holandë dhe në Angli dhe në përfshirjen e tyre në aktivitete të kultivimit apo shpërndarjes së narkotikëve.
Operacione ndërkombëtare policore të Interpolit kanë provuar zhvendosjen e aktivitetit jo të ligjshëm të këtyre të rinjve nga disa qarqe prolematike në Shqipëri në kultivimin e drogës drejt këtyre vendeve./ VOA
Në Shqipëri, ish shefi i Shtabit të përgjithshëm, gjen...
Ish-koordiantori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka ko...
Pas zgjedhjes së kandidatit të socialistëve Bajram Beg...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe ish-shefi i Sht...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pa...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka uruar Bajram Begajn pë...
Ambasada gjermane në Tiranë ka përzgëzuar Bajram Begaj...
Presidenti Ilir Meta ka publikuar një mesazh urimi për...
Parlamenti zgjodhi sot me 78 vota pro Bajram Begën si ...
Pas zgjedhjes së Bajram Begajt si president, Rama i ës...
Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me firmosjen e d...
Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas zgjedhje...
Bajram Begaj është zgjedhur Presidenti i ri i vendit. ...
Bajram Bega, zgjidhet President i ri i Republikës me 78 vo...
Ka përfunduar procesi i votimit në Kuvend për Presiden...
Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulan...
Kryeministri Edi Rama ka hedhur votën e tij për presid...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj ...
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka akuzuar kryeminis...
Senaca e sotme parlamentare, ku do të votohet kandidat...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...