LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Çfarë kërkon akoma Evi Kokalari?

31 Maj 2022, 16:48, Politikë CNA

 

Çfarë kërkon akoma Evi Kokalari?
Aktivistja Evi Kokalari

 

Disa ditë më parë, nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale Evi Kokalari deklaronte se, tashmë misioni i saj kishte mbaruar me Partinë Demokratike, Berisha ishte bërë kryetar, Kryesia ishte zgjedhur dhe ajo duhet të kthehej në SHBA tek bizneset, punët dhe rehatet e saj.

Deri këtu jemi në rregull. Demokratët mund të jenë edhe falenderues ndaj zonjës, sidomos ish kryeministri Berisha, që zonja Kokalari i qëndroi në krah për shkak të lidhjeve të saj me SHBA, etj si këto. Erdhi të lobonte në Shqipëri. Nga ana tjetër, mund të ketë edhe ajo interesat e saj të biznesit brenda dhe jashtë. Deri këtu nuk ka asnjë gjë të keqe.

Por sot zonja Kokalari ka kapërcyer ylberin. Edhe pse tha  se misioni i saj në PD kishte mbaruar dhe do të tërhiqej, ka bërë një status të gjatë, (lexo këtu) ku thotë se kush duhet të jetë sekretar i përgjithshëm i PD-së, se çfarë kishte ndodhur me manipulimin dhe orientimin e votave.

Së pari, zonja Kokalari është e vonuar. Në rast se kishte manipulime votash në Kuvend, pse nuk foli kur e dinte? Pse heshti zonja Kokalari?

Së dyti, në lidhje me faktin që shkon të ndezë konflikte. Ç’punë ka zonja Kokalari se kush zgjidhet sekretar i përgjithshëm i PD, apo kush  nuk zgjidhet? Ajo është një njeri që ka qenë në Amerikë, ka ardhur si konservatore, është pranuar dhe kaq.

S’mund të vendosë diktakt mbi demokratët Evi Kokalari kush duhet të jetë sekretar i përgjithshëm, Oerti apo Agron Shehaj. Të dy janë kandidatura të shkëlqyera. Ashtu sikur është edhe Belind Këlliçi. Por zonja Kokalari do Mul Nokën, përtej emrave që thotë atje, sepse zonja Kokalari kërkon të nxisë për interesat e saj personale dhe të kontrollit të PD-së përçarje brenda strukturave.

Kërkon ta bëjë këtë për një arsye shumë të thjeshtë: Që PD  të jetë nën hyqmin e saj, sipas dëshirave dhe pasioneve të saj, sepse mendon se pas disa kohësh mund të ketë ende probleme. Patjetër që PD do ketë probleme, do ketë përplasje gara, do ketë zhvillime. Por Evi Kokalari nuk është ajo që vendos kush bëhet sekretar i përgjithshëm, kush ikën, pa shkuar më tej tek fakti që zonja tha se ishte manipuluar Këshilli Kombëtar, apo ishte lobuar për emra të caktuar nga forumi rinor.

Çfarë kërkon akoma Evi Kokalari?

Është mjaft e rëndësishme që forumi rinor paska shumë emra në Këshillin Kombëtar, të cilët i paskan vrarë sytë Evi Kokalarit sepse nuk pëlqen një emër ose një tjetër, ka pasionet e saj me kandidaturat.

Përtej një dere të hapur apo të mbyllur, për të mos u shqetësuar, Evi Kokalari duhet të kuptojë se ajrimi nuk ndodh sipas qejfeve dhe dëshirave të saj. PD nuk ka nevojë të ajroset me një derë hapur apo mbyllur, por kandidaturat apo proceset që ndodhin, në momentet kur ndodhin të korrigjohen apo të jenë më të mirat. E në rast  se ka pasur falsifikime, çfarë po bën sot zonja Kokalari? Po bën shantazh? Presion? Kë po sulmon? Për cilat arsye? Për disa pseudo konservatorë, që i shkonin nga pas dhe i serviloseshin kur vinte vërdallë rrugëve të Tiranës? Për cilët? Për ata që kur garonë në parti nuk marrin asnjë votë? Për cilët? Për ata që do, sepse nesër mund t’i shërbejnë asaj? Për cilët? Apo për të nxjerrë dy emra dhe për t’i djegur dy emra të nderuar si Agron Shehaj dhe Oerd Bylykbashi.

Për cilët? Çfarë kërkon zonja Kokalari, që nxit përçarje dhe nuk flet për të vërtetën e manipulimeve. Nuk përmend emrin e vërtetë. CNA.al e ka raportuar e para, Kokalari ka heshtur. Për më tepër, përshëndeti zgjedhjet, edhe të Kryesisë.  

Tani na qenka mërzitur Evi Kokalari se është zgjedhur Fatbardha, se është zgjedhur Belindi apo Oerdi e kush do shkojë. Po ç’punë ke ti moj zonjë se kush zgjidhet sekretar i përgjithshëm i PD-së, kur ti nuk je në asnjë strukturë të partisë.

Je kontribuese nga jashtë dhe the u tërhoqa. Tani ose je tërhequr dhe shiko punët e tua, ose kthehu dhe rri atje në PD sa vlen, si vlen dhe kontribo, por jo duke krijuar skenarë dhe lojra të neveritshme thjesht dhe vetëm sepse ti do që një grusht individësh që ti i mban afër dhe të ngrohin prehrin tënd, janë ata, të cilët duhet të jenë në krye të PD, sepse kështu do ti. Po kë zuri meraku se kë do ti në krye të PD-së? Nuk e kupton këtë gjë.

Çfarë kërkon akoma Evi Kokalari?

Njerzit të kanë respektuar dhe të kanë vlerësuar. Mos e tepro dhe mos i tejkalo kufijtë e një njeriu të mikëpritur dhe të respektuar, sepse pastaj kthehesh në një personazh që lehtësisht nuk do konsiderohesh më nga demokratët, thjesht dhe vetëm se, skema jote është e zbuluar që për interesat e tua do të bësh gjithçka mbi PD. Këtë nuk do të lejojë kush ta bësh kurrë. Edhe pse ti sheh ëndrra me disa pseudo konservatorë që të vijnë rreth fustanit. Parti Konservatore është parti vlerash, parti vote, jo parti që manipulojnë votat dhe manipulatorin ti e fsheh por akuzon dikë tjetër.

Parti Konservatore nuk mund të jetë kur ata që do ti nuk fitojnë dhe pastaj na qenka manipuluar, apo ta vesh ti Sekretarin e Përgjithshëm, se ai të pëlqen se kështu na qenka manipuluar, por kur ndodhin manipulimet dhe proceset ti nuk flet.

Zonja Kokalari, mirë do të ishte ta ndaje përse po i hedh benzinë zjarrit? Çfarë do të bësh? Të kapësh kë? Për çfarë? Cilat interesa? Të atyre që kemi përmendur më lart?

Gjithsesi edhe pse ti nuk ke folur dhe nuk ke drejtuar emra, pra se çfarë ka ndodhur, por thjeshtë dhe vetëm në publikimin tënd shantazhon dhe bën presion, ne i kemi dhënë emrat dhe do vazhdojmë t’i japim emrat. Ne do të merremi dhe do të publikojmë çdo emër dhe çdo skandal, përfshi edhe për ty dhe për këdo tjetër që do kërkojë të emërojë në krye të Partisë Demokratike të preferuarin e saj, sepse ka frikë nga një garë. E në rast se s’ka garë, nuk ka Parti Demokratike.

Jo ashtu siç e do ti të paktën. Një Parti Demokratike duhet të jetë e vërtetë, duhet të jetë me garë, kush votohet ai fiton. Historia voton demokrati, i numëron Evi Kokalari, siç ka qenë dje voton demokrati, i numëronte Gaz Bardhi, ka ikur me kohë.

Të lutem Evi, mos u bëj Gazi!/E.K-CNA.al

 

Lajmet e fundit nga