Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Një pyetje publike mjaft e nevojshme që sot e bëjnë shumë demokratë, por edhe qytetarë dhe njerëz të thjeshtë, për një personazh që nga rruga çuditërisht u shfaq në krye të Partisë Demokratike.
Për shkak edhe të ca lidhjeve miqësore a njohjeve në SHBA, u vu në krye të podiumit, në krah të Sali Berishës dhe tani ka filluar të përplaset, të sulmojë, të luftojë me media, me gazetarë dhe me kë të mundet.

Por, nuk është ky problemi. Erdhi, kontribuoi punë e saj. Njerëzit janë të mirëpritur në të tilla gjëra. Problemi qëndron në një tjetër fakt. Mjafton të shikosh rrjetet sociale të Evi Kokalarit për të kuptuar që kjo zonja duhet të ketë një problematikë të thellë. Gjithmonë thotë: Nuk dua të dëgjoj! Unë! Se unë kështu, se mendimi im kështu, se unë ashtu!
Më falni zonjë, a mund të pyesim se kush dreqin jeni juve që flisni unë, unë, PD-ja, unë, unë, PD-ja?
Ju jeni një qytetare që keni kontribuuar, PD-ja ka 40 mijë anëtarë, ka kryesi, ka struktura. Po pse ti e shpëtove PD-në? Po çfarë je ti, zoti mbi tokë?
Partia Demokratike ka 30 vjet, ka dalë dy herë në opozitë, i ka dhënë dëshmorë Shqipërisë. Partia Demokratike ka një histori, ka një forum grash, të rinjsh. Për 30 vjet ka bërë të mira, të këqija, por askush deri më sot nuk ka dalë të flasë kështu për PD-në. Unë, unë, ik ti, ik ti! Jam unë PD-ja! Do të bëhet konservatore se them unë!

Cilat janë parimet konservatore? Kush do e bëjë konservatore, ti? Me këto biro mend që ke, me mënyrën si flet, me unin tënd të sëmurë do të bësh PD-në konservatore?
Por vetëm për mënyrën si flet ti dhe si reagon ti apo qasjen që ke ti ndaj PD-së, njerëzit s’do të pranojnë kurrë të ndjekin një rrugë që ti e ideon sikur kushedi se kush je. Ti je askushi atje. Je një nga njerëzit simpatizantë që jep kontribut, që abuzon pafundësisht me shansin që t'u dha nga Sali Berisha për t'u mbajtur në foltore në krah të djathtë.

Edhe kjo ka ndodhur për shkak të diksionit besoj, edhe ndoshta në fillim nuk të ka njohur doktori, se tani që të ka njohur, kuptohet nuk të dha asnjë post, edhe pse ti e mohon dhe publikisht nuk e ke thënë, parimisht ke kërkuar të jesh një nënkryetare e PD-së, të paktën disa muaj më parë.
Më poshtë po të sjellim disa nga statuset e tua, ku thua unë, unë, unë. Po kush dreqin je ti moj, që gjithë kohës thua unë do të bëj këtë e unë atë. Ti për PD-në je një pikë uji në oqean, asgjë më shumë sesa kaq. Është shumë e madhe PD-ja me gjithë hallet dhe problemet që ka, ndarjen në grup parlamentar, problematikat që i shkaktoi Basha.

Ajo që po ndodh me ty, që je askushi në PD është dëmtuese edhe më shumë sesa e Lulzim Bashës, pasi ti ke zgjedhur të luftosh të rinjtë. Dhe pasi luftove ata, ke luftuar edhe njerëz me kontribute thelbësore në PD të cilët i kanë rezistuar ’97-ës, njerëz të cilët kanë luftuar për mbijetesën e PD-së, ata që përballuan opozitën e parë mes plumbave, kur ti bëje turizëm në SHBA a jetoje e lumtur në ëndrrat e tua, tani vjen dhe na broçkullit unë, unë, unë. Kush dreqin je ti moj?
Edhe Lulzim Basha unë unë thoshte e tani është thjesht një askush. Evi ti je edhe më e parëndësishme se Basha në fakt.

Ah më fal. Dikush nga këta të rinjtë edhe të kishte tallur. Kishte thënë që të konsiderojmë gjyshe. Për mua kjo është e gabuar. Ata edhe mund të tallen, siç po ndodh në rrjetet sociale dhe thonë gjyshja e Trumpit. Përkundrazi, në Shqipëri ti je shfaqur si krahu i djathtë dhe mikja e madhe e tyre.
Shumë mirë bën, po me sa duket edhe miqtë po i turpëron, kurse armiqtë po i gëzon. Në fakt, nuk besoj se ke armiq se nuk vlen aq shumë sa të kesh armiq./ CNA.al
Një kompani, pa asnjë të ardhur krijohet brenda 24 orë...
Etleda Çiftja, anëtare e Komisionit të Pavarur të Kual...
Ende pa u tharë boja në letrën e printuar me emrin e B...
CNA.al ka zhvilluar për dy ditë rresht një sondazh në ...
Sali Berisha është pa dyshim politikani më i rëndësish...
Një proces që zgjati shumë muaj. Prej shtatorit të vitit ...
Një ndër koncesionet më të akuzuara në këto 30 vite de...
Ujësjellësi i Tiranës duket të jetë një nga gropat e b...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...