Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

-Pesë vitet e fundit me Koçon rrinim pothuaj gjithë ditën bashkë... Në mëngjes më priste afër shtëpisë. Unë – shofer, ai - pasagjer. Më pas pinim kafe në "Top Channel". Ai e shoqëronte me cigare. Në orën 14:00 hanim drekë me Filipin, Dorin dhe Devin. Kuptohet vinte edhe ndonjë VIP për... muhabet... Rrallë, shumë rrallë ama, shkonim në kazino. Kërkonim fatin, por që nuk e gjetëm kurrë.
Ky rit përsëritej çdo ditë.
Por erdhi karantina. U ndamë. Zëvendësuam bisedat me mesazhet. Një ditë më tha:
-Mitro, lexova mesazhet. Pashë që ka shumë broçkulla, por ka edhe gjëra me bereqet, që mund të jenë pjesë e ndonjë libri. Kuptohet librat bëhen pas vdekjes. Kush do ta shkruajë? Ti apo unë?... Varet nga fati, që thonë, se është shkruar në ADN...
3 prill 2019
Unë -Koço! Kam dy orë që po vij vërdallë si p*rdha nëpër brekë. Dua të shkruaj, por nuk po qullos dot gjë. Më duket sikur kam rrjedhur... Është sakllam, sepse ma kujton edhe Ezmerka herë pas here.
Koço -Të gjithë kemi roitur qirjo, po nuk e kuptojmë. Do të vijë një ditë që nuk do njohim as veten para pasqyrës.
Unë -Koço, jemi rreth televizorit. Në orën 19.10 te "RTSH" shqip jepet "Gjyetia dy".
Koço -E kam thënë me kohë: partia më shumë na do të vdekur se sa të gjallë.
Unë -Nuk e ka keq. Partia sheh më gjerë, sidomos kur është në pushtet.
Koço: Këtë po bën tani "Partia" që udhëheq botën. Duan të na shfarosin të gjithëve.
7 prill 2020
Unë -More ndonjë koqe leku? Ka një llaf që të hamë me shëndet këtë rrogë e pastaj… me sytë nga Allahu! Bëre pazar? Unë e kam të ndaluar të zbres shkallët! Diktaturë më të ndyrë se korona nuk kam parë.
Koço -Lajme të "mira" po na jep, o qirjo. Pa lekë ikim më shpejt te të shumtit. Në të sëmës i qoftë koronavirusit dhe diktaturës. Qofshi mirë të gjithë.
Unë -Nuk është lajm nga burimi. Më shumë i prodhuar nga truri im eksiq.
Koço -Do mbetemi si çifutët në shkretëtirë. Vitin tjetër ka rrezik të mos marrim as pensionet. Dynjaja po bie në recension. Do hamë njëri-tjetrin?!
Unë -A do na punojnë dhëmbët, kam merak.
Koço -Neve do na hanë të parët, qirjo. Tërë kjo luftë për shfarosjen e pleqve po bëhet. Ushqeu mirë që kur të të hanë të thonë: "Mbrëmë u kënaqëm. Kemi ngrënë një Mitro të zgarrës dhe një Koço të furrës!"
Unë -Sikur t’i ndërrojmë? Mishi im, besoj, ka më shije nga furra!
Koço -Të shkon mendja se kush do të hajë ty? Unë mendoj se Berisha nuk e pranon mishin tënd. Kur nuk të hëngri të gjallë, kur të "kalli" deputet, nuk ka logjikë të të pranojnë të pjekur në tavolinë. Rama? Jo dhe jo. Kam lexur dedikimin e Ramës te libri "Kurban-i", "Mitro, armik i dashur!" Dhe ti e di mirë: armiqtë vriten. Nuk hahen!
Unë -Po Ben Blushi?
Koço -Beni nuk të ha. Ke qenë mik i babait, Kiço Blushit. Po të të hajë ty, do t’i duket sikur ha babain?... Kështu disa orë do shëtisësh tavolinë më tavolinë!... Ç'na gjeti, qirje Mitro!
Karantina na budallallepsi fare. Flasim e shkruajmë gomarllëqe si kryeministri ynë. Nga karantina e ka dhe ai që flet hajvanllëqe... U ula të ha qirjo. Flasim nesër. Natën.
Unë -Uaa! Sa mirë të shkoi mendja. Po ha edhe unë. Më kishte dalë nga mendja.
8 prill 2020
Unë -Mirëdita! Sot harrova e hëngra dy herë mëngjes! Kam një kërkesë: Mund të ma shtysh pjekjen në furrë? Kam dy arsye:
Së pari, ta hamë rrogën që na dha nga xhepi Filipi. Së dyti, bëra foto. Isha dobësuar. Vendosa të ha tërshërë që të majmem, sepse jo më kot hanë tërshërë kuajt. Po të piqem sot, i vendosur mbi tavolinë, ngrënësit me thika e pirunj në duar, do të thonë: Zhapë dhe si mish kau i pa tredhur, ky Mitroja?!
22 prill 2020
Unë -Si të kam Koço? Unë sikur u mësova brenda shtëpisë. Nuk e rruaj fare... mjekrën. Kruhem për qejf me Ezmerkën. Bëj video reklamë me nipin.
Koço -Unë mirë jam, Mitro xhani, veçse kjo karantina sikur po na budallalleps nga pak. Rrimë në shtëpi dhe flasim përçart. E ke edhe ti këtë përshtypje?
Unë -Shenjë e mirë. Kishte bërë një libër Flamur Bërdëllima: "Jemi shtuar ne, budallejtë." Të kam edhe ty si personazh, Mitro, më tha. Kështu mua nuk ka çfarë më bën karantina. Jam në libër.
Koço -Mirë thotë kënga: "Lum si ne, e lum si ti, Shqipëri që s'ke pleqëri."
Unë -Ai që e ka bërë këtë këngë, ka qenë budalla. Ndryshe kënga nuk do jetonte kaq gjatë.
Koço -Ke të drejtë, budallallëqet mbahen mend.
Unë -Shyqyr që e kemi kuptuar, pa na e thënë Filipi!
Koço -Sakllam.
26 prill 2020
Unë -Si të kam Koço djali? Më mori në telefon Filipi. Qenkam i marrë, thashë. Por jo. Donte një punë për stërnipin e vjerrit.
3 maj 2020
Unë -Faleminderit, qirjo! Si ke qenë? Unë sot e theva robërinë. Dola një orë nga liqeni. Të fala nga Ezmerka.
17 tetor 2020
Unë -Qirjo, si je? Pyetje koti. Nuk mund të jesh sëmurë sot, që Filipi mbush 65 vjeç.
Koço -Filipi të bëhet 100 vjeç, por unë nuk jam hiç mirë. U bë një javë që pi koqe. Mos kam virus? Ty të kam për ndërhyrje. Ku ta bëj tamponin?
19 tetor 2020
Koço -E bëra tamponin. Dola pozitiv. Mund të flasësh me Kel Jotin, drejtorin e spitalit? Mbase duhet të shtrohem në spital...
22 tetor 2020
Koço -U shtrova. Shefja e pavjonit, Najada, më priti mirë. Por nuk e di - spitali më duket si burg. Jam mërzitur që natën e parë.
30 tetor 2020
Unë -Fola me Piperon. Do të vijë këto ditë.
Koço -Erdhi Pipero. Bëmë edhe një foto. E di çfarë më tha? “Nuk ke asgjë. Je sëmurë se të ka ikur humori! Kërko humorin të shërohesh. Edhe nga analizat e tua, del se virusi është arratisur." …Dua të dal nga spitali... Jam bërë derr... Më ka ardhur goca nga Amerika. Dua të çmallem me të... Mund ta bisedosh edhe ti me Najadën?
3 nëntor 2020
Unë -Fola me Najadën. Më tha se nuk është dakort që të shkosh në shtëpi. Ia bëra të ditur që ti këmbëngul. Mbase i bën mirë, i thash...
4 nëntor 2020
Koço nuk u përgjigj... Ky ishte mesazhi i fundit...
Djali i Koços -Do e marrim Koçon në shtëpi. Të lutem na duhen dy bobola me oksigjen.
Në shtëpi aktori i madh qëndroi disa orë. Brenda ditës u kthye në spital. U fut në intubim.../CNA.al
Delegacionet e Autoritetit të Mediave Audiovizive të Shqip...
Ligji Nr. 55/2015 “Për investimet strategjike” komplet...
Personi i zgjedhur me mbi 81 vota nga Kuvendi si anëta...
Javët e fundit, avokati Saimir Vishaj ka denoncuar "sk...
Evi Kokalari prej disa kohësh ka nisur një sulm të pap...
32 vite pas anulimit të udhëtimeve, kompania franceze ...
Reshjet e shiut të rëna gjatë dy ditëve të fundit kanë...
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Mini...
Ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka, ka bërë ...
Aktivistja Evi Kokalari prej disa ditësh është vënë në...
Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka propozuar presidentit I...
Dëshmia e Nuredin Dumanit ka nxjerrë në dritë shumë ng...
Si pasojë e motit të keq dhe reshjeve të dendura dhe n...
Reshjet e shiut dhe rrebeshi kanë përmbytur sot ...
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka ftuar të gjithë minis...
Drejtori i Drejtorisë së Rendit Publik, Drejtues i Par...
Sot maturantët kanë dhënë provimin e parë të maturës s...
Përveç politikës dhe debateve, politakanet shqiptare janë ...
Seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate mes dep...
Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së, i është rikthyer...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...