Nis protesta e pestë e qytetarëve në Tiranë
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...
Mbahet ditën e sotme protesta e radhës e qytetarëve në Tir...

Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka propozuar Presidentit Ilir Meta edhe 2 emra të tjerë për t'u emëruar si gjyqtar në Gjykatën e Lartë.
Një ndër gjyqtarët e propozuar është Enton Dhimitri, gjyqtari i Apelit të Gjirokastrës.
Dhimitri e kaloi Vettingun, me një raport të zi nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, që është siguruar më herët nga CNA.al dhe të cilin po e risjellim më poshtë.
Raporti i shërbimeve sekrete

Në raportin që mban numrin 11776, të përpiluar nga DSIK dhe të dërguar pranë KPK-së, hidhen dyshime se Dhimitri ka pasur lidhje me persona të inkriminuar. Bëhet fjalë për kunatin e tij dhe jo vetëm.
“Nga informacioni i ardhur nga institucionet e verifikimit rezulton se për vetë shtetasin L.G, disponohen të dhëna dhe ngrihen dyshime se është i përfshirë në veprimtari të krimit të organizuar, në bashkëpunim me persona të tjera.
Ky shtetas është arrestuar në datën 25.06.2016, i dyshuar për konsumimin e veprës penale 'të shkeljes së ligjit mbi narkotikët', në shtetin fqinj Greqi.
Vepër penale kjo që përfshihet në grupin e veprave penale që cilësohen nga neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale 'vepra penale të krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit' kompetencë e Gjykatës së Krimeve të Rënda, ose të çdo gjykate tjetër që mund të zëvendësojë atë në ushtrimin e këtyre kompetencave”, thuhet në raportin e DSIK-ut.

Sipas të njëjtit raport, po për shtetasin L.G., disponohen të dhëna se në ngarkim të tij janë referuar materialet procedurale pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, i dyshuar për veprat penale “dhuna në familje” dhe “shkatërrimi i pronës” parashikuar nga nenet 130/a e 150 i Kodit Penal.
“Subjekti i rivlerësimit, Enton Dhimitri, është kunati i shtetasit L.G. dhe sipas përkufizimit të termit 'anëtar familje 2', do të kuptojmë bashkëshorti/ bashkëshorja, i afërt deri në shkallë të katërt ose krushqi deri në shkallë të dytë, personi i lidhur me detyrime birësimi ose që bashkëjeton në mënyrë të përhershme me njërën nga palët, janë lidhje e afërt familjare”.
"Ndërsa shtetasi L.G., nga verifikimet për të cilin janë iniciuar mbi bazën e kërkesës së KPK-së, në cilësinë e personit të lidhur të subjektit të rivlerësimit, Enton Dhimitri rezulton si person i përfshirë në veprimtari të krimit të organizuar në format sipas përcaktimeve dhe kërkesave të parashikuara në pikën 15 të nenit 3 të ligjit nr. 84/2016″, sqarohet në raportin e DSIK-ut.
Më tej DSIK-u thotë se gjyqtari Enton Dhimitri mund të vihet lehtësisht nën presion nga strukturat kriminale, për shkak të kontakteve të papërshtatshme me një person të përfshirë në krimin e organizuar dhe për shkak të lidhjes së tij të ngushtë me të.
“Në këndvështrimin e përgjithshëm të kontrollit të pastërtisë së figurës së një subjekti rivlerësimi, në rastin tonë në cilësinë e gjyqtarit dhe lidhjeve të evidentuara si 'persona të lidhur' sipas përcaktimeve të nenit 3, pika 13, të përfshirë në veprimtari të paligjshme, e bën subjektin e rivlerësimit Enton Dhimitri një individ që mund të vihet lehtësisht nën presion nga strukturat kriminale, vlerësim i mbështetur në pikën 'c', të nenit 37, të ligjit 84/2016.

Gjithashtu nga të dhënat që disponohen rezulton se subjekti i rivlerësimit Enton Dhimitri sipas përcaktimeve të germave 'ç' e 'dh' të pikës 4, germës 'a' të pikës 6 të nenit 38 ka kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, për shkak të lidhjes së tij të ngushtë me të, (shtetasin L.G.) , sipas përcaktimit të termit 'anëtar i familjes', veprimtaria e kundërligjshme e të cilit është njohur dhe dokumentuar në regjistrat përkatës.
Mosdeklarimi nga ana e subjektit të rivlerësimit për përfshirjen në veprimtari të krimit të organizuar të 'personit të lidhur me të, pra për shtetasin L.G., si dhe për kontaktin jorastësor që ka pasur me një person të përfshirë në veprimtari të krimit të organizuar, e ngarkon subjektin e rivlerësimit, Enton Dhimitri, me përgjegjësinë e fshehjes së fakteve e plotësimit të pasaktë me në vërtetësi të Deklaratës për Kontrollin e Figurës”, thuhet më tej në raportin e DSIK -ut./CNA.al
-Pesë vitet e fundit me Koçon rrinim pothuaj gjithë ditën ...
Delegacionet e Autoritetit të Mediave Audiovizive të Shqip...
Ligji Nr. 55/2015 “Për investimet strategjike” komplet...
Personi i zgjedhur me mbi 81 vota nga Kuvendi si anëta...
Javët e fundit, avokati Saimir Vishaj ka denoncuar "sk...
Evi Kokalari prej disa kohësh ka nisur një sulm të pap...
32 vite pas anulimit të udhëtimeve, kompania franceze ...
Reshjet e shiut të rëna gjatë dy ditëve të fundit kanë...
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Mini...
Ish-zëvendësministri i Arsimit, Taulant Muka, ka bërë ...
Aktivistja Evi Kokalari prej disa ditësh është vënë në...
Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka propozuar presidentit I...
Dëshmia e Nuredin Dumanit ka nxjerrë në dritë shumë ng...
Si pasojë e motit të keq dhe reshjeve të dendura dhe n...
Reshjet e shiut dhe rrebeshi kanë përmbytur sot ...
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ka ftuar të gjithë minis...
Drejtori i Drejtorisë së Rendit Publik, Drejtues i Par...
Sot maturantët kanë dhënë provimin e parë të maturës s...
Përveç politikës dhe debateve, politakanet shqiptare janë ...
Seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate mes dep...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...