LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pyetjet ende pa përgjigje/ Evi apo Evis, Kokalari apo Angelakis?!

12 Qershor 2022, 13:36, Politikë CNA

 

Pyetjet ende pa përgjigje/ Evi apo Evis, Kokalari apo Angelakis?!
Evi Kokalari

Prej disa ditësh CNA.al ka zbardhur disa materiale, ka bërë raportime në lidhje me një personazh, e cila në Shqipëri u shfaq në shtatorin e vitit të shkuar, për t’ju bashkangjitur Foltores së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Iu bashkangjit, por ky personazh qe pak e njohur për opinionin publik, pasi prej 20 vjetësh, vajza e cila jetonte në rrugën e Durrësit, ishte larguar nga Shqipëria.

Dikush thotë drejt Francës, më pas drejt SHBA-së apo Rusisë e të tjera si këto, por gjithsesi ngjalli mjaft kureshtje për 47-vjeçaren, e  cila vinte në Tiranë si një triumfatore.

Kishte një kurajë të fortë edhe fliste edhe në emër të republikanëve amerikanë apo në emër shtetit amerikan në lidhje me goditjen që i ishte bërë Berishës, duke u shpallur "non grata".

Pati sulme politike, akuza, zonja kapi hapësirat e ekraneve, por ajo që ra në sy ishte fakti se dy apo tri herë ajo pati tërheqje. Pasi erdhi dhe qëndroi pak kohë në Tiranë, menjëherë u tërhoq.

Në rrethet e ngushta shoqërore dhe miqësore tha se kishte pasur probleme me ish-ambasadorin e  SHBA-së në Gjermani dhe të dërguarin e Presidentit Trump për Ballkanin, Richard Grenell.

Më pas, një ditë tjetër u rikthye për t’u tërhequr në fillim të vitit përfundimisht, duke e quajtur misionin e kryer.

E sërish së treti u tërhoq, pak javë më parë, por duke u rikthyer me sulme, akuza dhe lobime në rrjete sociale apo me grupe të caktuara brenda Partisë Demokratike.

Ne si media s'kemi pasur asnjë problem me Evi Kokalarin, pasi që në fillim kemi besuar se është një qytetare e lirë, e cila po vjen po kontribuon.

Por, hap pas hapi zbuluam se zonja Kokalari nuk kishte interes për PD-në, por influencën që ajo do të kishte mbi këtë parti dhe gjithçka fillonte me zgjedhjen e personave që do të ishin, me lobimet e saj me grupe të caktuara individësh e deri në kontroll të kupolës. Këtë e bëri duke lobuar fort që ditën e parë.

 

Pyetjet ende pa përgjigje/ Evi apo Evis, Kokalari apo Angelakis?!
Evi Kokalari duke folur për media

 

Publikisht deklaronte se nuk do të merrte asnjë post në PD, megjithëse në rrethet e ngushta kohë më parë pretendonte se dëshira e saj ishte posti i nënkryetares.

CNA.al ka sjellë shpesh disa pyetje për zonjën në fjalë, duke kërkuar të qartësohen dritëhijet e saj.

Nuk ka rëndësi e shkuara, pasi ajo shfaqet si një konservatore, megjithëse në fakt vjen nga një familje e përkëdhelur nga komunizmi.

Prindërit dhe familjarët e saj kanë qenë pjesë e strukturave të larta të shtetit të asaj kohe, megjithëse nga mbiemri duket se i përket një familjeje të persekutuar, në fakt nuk është aspak e asaj dege.

Gjithsesi, ajo që duam të shtrojmë sot si pyetje dhe që ka të panjohura është:

Pse zonja Kokalari ka emra dhe mbiemra të ndryshëm në rrjetet sociale apo në shfaqjet që bën në opinionin publik.

Sipas një dokumenti të nxjerrë në rrjetet sociale, Kokalari emrin e saj e ka Evis, sipas dokumenteve zyrtare në shtetin shqiptar, por ajo shfaqet si Evi.

 

Pyetjet ende pa përgjigje/ Evi apo Evis, Kokalari apo Angelakis?!
Identiteti i Evi Kokalarit

 

E ka ndërruar emrin? Pse e ka ndërruar lind pyetja? Apo thjeshtë e bën për përdorim në imazh publik. Pra, ka tjetër emër në skenë dhe tjetër emër në jetë.

Kokalari apo Angelakis, ndoshta është mbiemri i bashkëshortit?

 

Pyetjet ende pa përgjigje/ Evi apo Evis, Kokalari apo Angelakis?!
Evi Kokalari me mbiemrin Angelakis

 

Jeta e saj ndoshta kërkon ta mbajë apo jo, por diku e shikon të shfaqet me mbiemrin Angelakis, diku  e shikon të largohet, por mund të ketë komplekse të faktit, pse ish-bashkëshorti është grek.

Do të ishte më e sinqertë e vërteta sesa lëvizjet me emra apo mbiemra.

 

Pyetjet ende pa përgjigje/ Evi apo Evis, Kokalari apo Angelakis?!
Evi Kokalari përdor dy mbiemra

 

Këto janë zgjedhje personale, si qëndron në jetë dhe si qëndron në skenë.  Më shumë sesa këto, rëndësi kanë dhjetëra pyetje që CNA.al i ka drejtuar ditë pas dite zonjës Kokalari, e cila tentoi gjithçka ta kalonte me një shkrim e me shumë gjasa të përgatitur nga të tjerët në kuadër të dyshimeve tona, pasi ishte shkruar mirë shqip.

Ndërsa zonja në fjalë artikulimin e shqipes e ka mjaft të vështirë, megjithëse nuk ka shumë kohë që ka ikur nga vendi.

 

Pyetjet ende pa përgjigje/ Evi apo Evis, Kokalari apo Angelakis?!
Evi Kokalari

 

Gjithsesi, CNA.al pret përgjigjet.

Gjithashtu edhe saktësimet që mediat të mos gabojnë në lidhje me zonjën dhe kjo për një arsye tjetër.

Të dinë si t’i drejtohen edhe publikisht edhe në institucionet ligjore në Shqipëri apo SHBA, ku ajo shpif, fyen apo flet broçkulla nga inati, nga mërzia, pasi nuk e kontrollon dot debatin në politikë, i kthen në sulme duke tentuar të tregojë diçka ndryshe, por në fakt e vërteta është një dhe vetëm një:

Kush je ti? Evi Kokalari, Evis Kokalari, Evi Angelakis, Evis Angelakis, këtë dhe pyetje të tjera renditi.

Pyetjet ende pa përgjigje/ Evi apo Evis, Kokalari apo Angelakis?!

Përgjigju që shqiptarët t’i mësojnë, më shumë rëndësi ka dhe për demokratët të cilët duan të dinë kush je ti në të vërtetë, që vjen në Shqipëri, lobon, kërcënon, sulmon dhe akuzon.

Këtë mundesh dhe si të mundesh pa asnjë përgjegjësi ligjore, duke qenë thjesht një individ pa asnjë kontribut./CNA.al

Lajmet e fundit nga