
Gazetari dhe editori i CNA.al, Elvi Fundo, ka folur mbrëmjen e sotme për skandalin e pajisjes së motrës së Nuredin Dumanit, Xhuljana Dumanit, me certifikatë sigurie të NATO-s.
Fundo tregoi ndërhyrjet nga jashtë që në momentin e publikimit të skandalit, për të heshtur mbi këtë çështje.
Gjithashtu, gazetari riktheksoi atë që ka thënë edhe CNA.al dita-ditës, se problemi nuk qëndron te Xhuljana Dumani, por te ligjet dhe institucionet shqiptare.
Fundo u shpreh se për shkak të aktivitetit kriminal të të vëllait, ajo nuk mund të jetë ligjërisht pjesë e strukturave të caktuara dhe nuk mund të ketë kurrsesi një certifikatë DSIK, që janë persona specifikë që e përdorin atë lloj certifikate.
Ai nënvizoi se motra e Dumanit duhet të ishte marrë në mbrojtje nga shteti prej disa kohësh dhe nuk duhej të vinte vërdallë nëpër Tiranë me informacion të klasifikuar.
“Unë mund të sqaroj se që ditën e parë që ne e kemi publikuar, ditën e shtunë, pati një heshtje. Kjo heshtja e zakonshme që përpiqet pushteti, që përdor Endri Fuga, godina e Kryeministrisë, ndonjë sulm, bie telefoni 'Të lutem mos vazhdo po lëre se s’është e vërtetë'. Filluan këto fillimisht. Mediat e qeverisë heshtën, nuk e dhanë, sepse kuptohet. Mediat e paguara nga inceneratorët kanë edhe një pakt me njëra-tjetrën dhe i zgjidhin këto punët e hallet e tyre dhe pasi është bërë shkrimi i parë.
Menjëherë pasi pamë reagimet e njerëzve që çfarë të keqe ka që të punojë kjo atje, bëmë një shkrim të dytë. Theksuam: Ju lutem, problemi nuk është vajza! Ajo është një qytetare e lirë, e cila mund të jetë ekselente në shkollë, por për shkak të ligjeve që ka shteti shqiptar, për shkak të një institucioni që quhet DSIK, që është në varësi të Kryeministrisë, për shkak të një reforme që quhet veting i suksesshëm i madh i Shqipërisë, kjo vajza nuk mund të punojë në atë institucion se e ka të ndaluar me ligj.
Mund të punojë në zyrat e tjera të Ministrisë së Jashtme, por jo në zyrën e regjistrit të informacioneve të klasifikuara të NATO-s. Ne e kemi sqaruar vazhdimisht, nuk është problem vajza këtu, biles dje ka folur Klodiana Lala dhe ajo në intervistë ka thënë se të gjithë e dinin se motra e kujt isha. Certifikatën e ministrit të Ramës, Gent Cakës, ky institucion ia ka dhënë për tri orë, pra se ku e kanë gjetur këta se a ka lidhje me krimin a gjëra të tjera nuk dihen. Zonjusha ka marrë dokumentin në 6 qershor 2022 me firmë dhe vulë në Ermal Ndrecës dhe Drejtorit të Pëgjithshëm Dorian Tola. Procedura ka zgjatur 3 muaj, zotëria është arrestuar në maj, aplikimi është bërë në mars dhe në këtë kohë ka qenë në kërkim dhe kur është bërë aplikimi. Zonjusha ka filluar punë në janar te kjo zyrë ku ka marrë certifikatën. Vajza prej disa kohësh duhet të ishte marrë në mbrojtje nga shteti jo të vinte vërdallë nëpër Tiranë me informacion të klasifikuar.
Policisë së Shtetit nuk i është kërkuar asnjë informacion nga DSIK për të lëshuar këtë certifikatë sigurie me këtë person. Dhe kjo është edhe më e rëndë. Pasi ti aplikon, strukturat përcaktojnë se kush kalon", nënvizoi gazetari./ B.A. - CNA.al
Gazetari dhe editori i CNA.al, Elvi Fundo, ka folur so...
Gazetari dhe editori i CNA.al, Elvi Fundo, ka folur mb...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, shprehet se v...
Analisti Andi Bushati tha në emisionin ‘Shock’ se disk...
Prej rreth tre muajsh, firmat e ndërtimit dhe administ...
Ish-ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, ka komentuar ...
Ambasadorët e huaj kanë zhvilluar sot një takim me dis...
Dy kushërinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë...
Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, ka...
Deputeti i PD-së, Agron Shehaj, ka folur për skandalin...
Ish-zv.presidenti amerikan, Mike Pence, vjen në Tiranë...
Në kufirin ndarës mes Velipojës dhe Ulqinit, në zonën ...
Duket se “çudirat” në Ministrinë e Jashtme nuk kanë fu...
Në Shqipëri ka mbërritur për një vizitë pune të shkurt...
Prokuroria e Tiranës nis kryesisht hetimet për veprat ...
Deputeti Gazment Bardhi, në emër të Grupit parlamentar...
SHISH ka publikuar raportin publik të vitit 2021, për ...
Përveç lidhjeve me ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush...
Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar kryeministrin Edi Ra...
Reperi i njohur shqiptar, Mozzik, ka ndarë një foto në "st...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...