
Tre institucione shtetërore në varësi të Kryeministrisë janë përfshirë në skandal.
Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar, Shërbimi Informativ Shtetëtor dhe Ministria e Jashtme kanë dërguar në NATO, motrën e Nuredin Dumanit.
Xhuljana Agim Dumani, motra e vrasësit me pagesë që ka tronditur mbarë opinionin publik me rrëfimet mbi vrasjet mafioze, është pajisur me certifikatë sigurie të Nato-s me datë 06.06.2022.
SHISH është institucion qendror që varet nga Kryeministri dhe drejtohet nga Drejtori. DSIK është në varësi direkte të Kryeministrit, edhe Ministria e Jashtme në varësi të Kryeministrit.
Tre treja këto instititucione heshturazi, kanë dërguar në NATO, Xhuljana Dumanin.
T’i ofrosh në vitin 2022, NATO-s, me certifikatë sigurie motrën e Nuredin Dumanit, të një killerit, do të thotë të vësh në rrezik sigurinë kombëtare jo vetëm të vendin tonë por edhe të NATO-s.
Problemi nuk është Xhuljana Dumani si individ, ajo mund të jetë shumë e përgatitur, por problemi janë institucionet që lëshojnë certifikatën e sigurisë.
Nuredin Dumani, nuk doli sot, pasi ai ka qenë në kërkim, por problemi është se si Ministrja e Jashtme Olta Xhaka i ka dhënë Xhuljana Dumanit akses tek zyra e sekereteve të NATO-s.

Si janë lënë sekretet shtetërorë në duar të motrës së një krimineli. Në një vend normal, me një rast të tillë, nuk bien vetëm institucionet e përfshira, por drejtuesit e tyre shkojnë para drejtësisë.
Në qoftë se ky skandal depërton në NATO, Shqipëria ka disa përgjegjësi dhe këto institucione duhet të japin llogari se si në momentin kur vëllai i saj po rrëfehej, ata e pajisën me certifikatë sigurie të NATO-s.
Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, me cilësinë e Autoritetit të Sigurimit Kombëtar në fushën e informacionit te klasifikuar “sekret shtetëror”, të NATO-s, shteteve dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, e ka certifikuar si të sigurtë Xhuljana Dumanin.

Sipas Ligjit r. 8457, datë 11.2.1999 “Për informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror””, i ndryshuar dhe Vendimin Nr. 188, datë 4.3.2015 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullave për sigurimin e personelit”, DSIK lëshon certifikatë sigurie pasi administron përgjigjet zyrtare të Autoriteteve Verifikuese brenda vendit si SHISH apo SHÇBA.
“Informacion i klasifikuar” është çdo dokument ose material, pavarësisht nga forma, natyra ose mënyra e transmetimit të tij, i përgatitur ose që përgatitet, për të cilin është vendosur një nivel i caktuar klasifikimi në interes të sigurisë kombëtare dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi që kërkon mbrojtje ndaj çdo shkeljeje, shkatërrimi, përvetësimi, përhapjeje, humbjeje ose aksesi të ndonjë individi të paautorizuar dhe të çdo lloji tjetër kompromentimi sigurie.
Afati i përgjithshëm për kryerjen e procedurave të verifikimit fillon vetëm pas paraqitjes së plotë dhe pranimit të dokumentacionit nga ana e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe zgjat deri në 120 ditë kalendarike.
Por, për Xhuljana Dumanin, kjo procedurë duket se është kryer shumë shpejt në kohë rekord, sapo ka nisur vëllai i saj Nuredin Dumani të zbërthehet në SPAK./CNA.al
CNA.al ka zbuluar e Xhuljana Agim Dumani, motra e Nure...
Në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi i ri nga q...
Ministri i Mbrotjes, Niko Peleshi, në kuadër të situat...
Ish zëdhënësja e Lulzim Bashës, Oriela Nebijaj, së cil...
Qindra dosje kanë rezultuara të shkatërruara në Kadas...
Në Kadastrën e Tiranës është bërë nami me regjistrat e...
Ministrja e Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka...
Mësuesi Islam Alikaj thotë se teza e sotme në provimin...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka fajësuar kryeta...
Çështja e shembjes së Teatrit Kombëtar mbetet një nga ...
Avokatja e Popullit Erinda Ballanca e pyetur për hartë...
Aktivistja Evi Kokalari ka deklaruar se është paditur ...
Juristja Zhaklina Peto ka reaguar për denoncimin e ish...
Mateo Dedej, 30-vjeçari shqiptar që u arrestua duke sh...
Pas katër ditë bojkoti të të gjitha seancave gjyqësor...
Policia e Beratit, me mbështetje edhe të Forcave të Ndërhyrj...
Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka reaguar ...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar...
One Telecommunications vijon promovimin dhe zhvillimin...
Kur të gjithë prisnin që çmimi i naftës të pësonte ulj...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...