Harta e re gjyqësore/ Ballanca: Do të ulë besimin e qytetarëve tek drejtësia
Avokatja e Popullit Erinda Ballanca e pyetur për hartë...

Çështja e shembjes së Teatrit Kombëtar mbetet një nga pengjet e Avokates së Popullit Erinda Ballanca, sa i takon shkeljeve të të drejtave të njeriut, ku institucioni që ajo drejton u vu në pikëpyetje. Në Intervistën me Merita Haklajn ajo sqaroi se për shkak të vakumit kushtetues në lidhje me të drejtat e njeriut, çështjet që ajo adresoi i përkisnin shkeljeve ligjore dhe jo atyre të të drejtave të njeriut dhe duke respektuar ligjin ajo vendosi të mos tejkalonte kompetencat.
“Çështja e Teatrit Kombëtar ka qenë një ndër më të vështirat që ne si institucion kemi pasur, ishte pjesë e identitetit të qytetit. Ne kemi pasur një hetim shumë të gjatë që me sjelljen e forcave të policisë dhe IMT në atë rast. Asnjë institucion shtetëror nuk funksionoi në përputhje me ligjin. Ne nda ndalohej grumbullimi kur qindra police u grumbulluan. E dyta kishte të bënte me procedurën administrative. Ka me dhjetëra shkelje ligjore, por nuk janë shkelje të të drejtave të njeriut dhe gjithë ajo punë e madhe si institucion u vu në pikëpyetje. A mundet Avokati i Popullit të dalë me rekomandim në rastet ku shkelen të drejtat e njeriut. Kam dashur që ky të jetë lajtmotivi i Avokatit të Popullit, por ajo që evidentuam është se Shqipëria se nuk e ka të drejtë kushtetuese të drejtën e mjedisit, kur në gjithë botën është në agjendë. Ne kemi një kushtetutë që nuk e njeh të drejtën e qytetarëve për një mjedis të pastër, por vetëm për t’u informuar për kushtet e mjedisit. Nuk kemi në kushtetutë të drejtën e mirëqeverisjes, ne ia kemi deleguar për mirëqeverisje pushtetin dhe jo për qeverisje dhe kjo e drejtë nuk është fare në kushtetutë. Unë si Avokati i Popullit e kisha të pamundur të dilja me rekomandim për shkeljet ligjore që kishin ndodhur. Ne nuk kemi as të drejtat e trashëgimisë kulturore. Ato janë shkelje ligjor e por jo të të drejtave të njeriut. Ky ishte një ndër problemet më të mëdha, dhe nëse unë në atë rast do të dilja tej kompetencave të mia që do të ishte e drejtë por jo legjitime në atë që mua ligji më lejonte. Dhe mbetet një nga pengjet më të mëdha të mandatit tim se do të doja të kishim një qëndrim të fortë për këtë çështje. Se nuk kemi shtet të bazuar mbi të drejtë e rregull por shtet që anashkalon çdo rregull për shkak të vullnetit politik”.
Sipas saj rasti i shembjes së Teatrit Kombëtar ka treguar problemet e mëdha të policisë dhe sistemit tonë që nuk funksionon mbi bazë të ligjit, por të urdhrit dhe bindjeve
“Raste flagranet të veprimit me dashje të policëve për të zhdukur provat. Ne kemi OPGJ që i drejtonin spry kameranëve se nuk donin t’i kapnin duke kryer një veprim të caktuar. Rasti i Teatrit ka treguar problemet e mëdha të policisë dhe sistemit tonë që nuk funksionon mbi bazë të ligjit, por urdhrit dhe bindjeve të gjithë strukturave shtetërore për të mos pasur askush kurajon që ndoshta nuk e bëjmë dot këtë veprim”.
Ballanca thekson se një nga dështimet më të mëdha të demokracisë në Shqipëri ishte dhe miratimi i një ligji të posaçëm nga parlamenti për të shpëtuar personat e përfshirë në këtë çështje.
“Për Teatrin bëmë ligj të posaçëm, parlamenti doli nga detyra e vet, parlamenti duhet të bëjë ligje për popullsinë jo për çështje individuale. Ajo u bë se shkelte çdo rregull dhe për të shpëtuar personat nga vendimmarrja. Kjo ka qenë një nga dështimet më të mëdha të demokracisë në Shqipëri se tregoi që çdo ligj e rregull ndryshohet dhe anashkalohet vetëm për të realizuar një vullnet të caktuar. Shqipëria mbeti edhe për dy javë të tjera në bllokim total që të realizohej procedura e prishjes së Teatrit”./CNA.al
Avokatja e Popullit Erinda Ballanca e pyetur për hartë...
Aktivistja Evi Kokalari ka deklaruar se është paditur ...
Juristja Zhaklina Peto ka reaguar për denoncimin e ish...
Mateo Dedej, 30-vjeçari shqiptar që u arrestua duke sh...
Pas katër ditë bojkoti të të gjitha seancave gjyqësor...
Policia e Beratit, me mbështetje edhe të Forcave të Ndërhyrj...
Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka reaguar ...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar...
One Telecommunications vijon promovimin dhe zhvillimin...
Kur të gjithë prisnin që çmimi i naftës të pësonte ulj...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta iu drejtua si folës...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka prezantuar sot ...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka bërë një thirrje p...
Vendimi i bordit për të rritur çmimin e naftës duke e ...
Arrestohet në Itali Endi Çuçi, djali i ministrit të Br...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të...
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka sekuestruar 1...
Propozimet për ndryshime në ligjin për bujqësinë, të ...
Njerëzit nuk kanë më interes për lajmet. Lajmi u prish...
Autobusi i Këndit Amerikan Lëvizës do udhëtojë në juglindj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...