
Me 18 qershor, CNA.al raportoi për një skandal ku përfshiheshin disa institucione.
Ministria e Jashtme, Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar, Drejtoria e Vettingut dhe Sigurimit Industrial, Shërbimi Informativ Shtetëror dyshohet se kanë vënë në rrezik sigurinë kombëtare dhe sigurinë e NATO-s.
CNA.al raportoi me fakte se si Xhuljana Dumani, motra e vrasësit serial Nuredin Dumani, është pajisur me certifikatë sigurie për sekrete shtetërore të NATO-s.
Pavarësisht se problemi nuk është vetë Xhuljana Dumani në këtë rast, pajisja e saj me certifikatë sigurie për sekrete shtetërore përbënte një skandal.
Pasi Xhuljana Dumani për shkak të vëllait të saj Nuredin Dumani, është lehtë e shantazhueshme, por institucionet e sigurisë dhe Ministria e Jashtme që ka kërkuar ta katapultojë te sekretet shtetërore e kanë anashkaluar këtë fakt.
Dhe në një kohë që Nuredin Dumani rrefente tregun e vrasjeve në DSIK, Dorian Tola dhe Mark Ndreca me 6.06.2022 firmosën certifikatën e sigurisë për Xhuljana Dumanin.

Certifikata e sigurisë për Xhuljana Dumanin, firmosur nga dyshja e DSIK-ut, Tola dhe Ndreca, është një provë e rëndësishme që tregon se institucionet që duhet të mbrojnë sekretet shtetërore, i kanë thyer ato.
Por, çfarë ndodhi me institucionet dhe si e thelluan më tej skandalin.
Reagimi i parë për skandalin erdhi nga Ministria e Jashtme, nga institucioni ku ishte punësuar Xhuljana Dumani.

Me 19 qershor, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, me anë të një njoftimi për mediat deklaronte se 24-vjeçarja është përzgjedhur për të kryer praktikën 3-mujore në MEPJ si studente ekselente, emri i së cilës ka qenë pjesë e listës që kanë aplikuar për këtë program, sjellë në MEPJ nga Ministria e Arsimit.
“Ashtu si për çdo punonjës tjetër të MEPJ, edhe për znj. Xh.D është kërkuar certifikata e sigurisë nga DSIK. Kjo certifikatë është, pas dëshmisë së penalitetit, një tjetër filtër nëpër të cilin kalon çdo punonjës i MEPJ”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.
Por, Ministria e Jashtme, përkatësisht Drejtoria Juridike, e drejtuar nga Etleva Haka, e cila dyshohet se ka nisur këtë skandal, nuk sqaron se si një studente praktikante e fut në zyrën e sekreteve dhe më pas kërkon për të certifikatë sigurie për sekrete shtetërore të NATO-s.

Një ditë pas Ministrisë së Jashtme vjen edhe një reagim nga Xhuljana Dumani, e cila njofton se ka dhënë dorëheqjen nga Ministria e Jashtme dhe lëshon alarmin se po i rrezikohet jeta.
Ndërkohë, nga DSIK nuk ka pasur asnjë reagim, për të sqaruar procedurat, se mbi ç’ligje dhe mbi ç’baza ka lëshuar certifikatën e sigurisë për Xhuljana Dumanin.
A e ka thirrur DSIK Xhuljana Dumanin për ta pyetur, a ka marrë informacione nga Policia, Ministria e Brendshme apo nga SHISH?
Por, kaloi një javë dhe DSIK-u ka heshtur.
Kanë heshtur DSIK, SHISH, dhe të njëjtën linjë ka ndjekur edhe SPAK-u, duke ngritur kështu dyshime, se siguria kombëtare dhe ajo e NATO-s, është vënë në rrezik me përgjegjshmëri prej tyre./CNA.al
Presidenti Joe Biden nënshkroi të shtunën në ligj një ...
Besim Hyseni nuk dëshiron të flasë shumë për humbjen e...
"Grupi Shtatë” përfshin Gjermaninë, Francën, Britaninë e M...
Artan Lame ka komentuar sërish grisjen e regjistrav...
Analisti Kreshnik Spahiu ka publikuar foton e Maksude ...
Rritja e temperaturave dhe marrëveshja e kalimit pa ko...
Ushtria shqiptare ka kryer një tjetër stërvitje me mbë...
Emigrantët e paligjshëm vijojnë ta shfrytëzojnë Shqipë...
Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës kanë nënshkruar...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reagu...
Një operacion i përbashkët i entiteteve europiane të z...
Deputeti demokrat, Dashnor Sula, ka ngritur shqetësimi...
Arkitekti Guri Pani ka komentuar koncesionin e Parkut ...
Trafiku i drogës po shënon gjithnjë e më shumë fushë v...
Në rast se nuk lëvizni me mjetin tuaj në korsinë e duh...
Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur dje të lërë në fuqi...
Pasi qëndroi dy orë në tarrancën e pallatit, duke kërc...
Një 50-vjeçar ka hipur ne tarracën e një pallati 5-kat...
Policia Rrugore e Tiranës u tërheq sërish vëmendjen dr...
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korru...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...