
CNA.al denoncoi ditën e djeshme skandalin e Ministrisë së Jashtme, e cila ka pajisur me certifikatë sigurie motrën e vrasësit me pagesë, Xhuljana Dumani.
Ministria e Jashtme ka reaguar përmes një deklarate për shtyp, ku ka justifikuar këtë skandal duke thënë se motra e Nuredin Dumanit është përzgjedhur për të kryer një praktikë tremujore pranë këtij institucioni.
"Ditën e djeshme në një numër mediash janë publikuar raportime mbi punësimin në MEPJ dhe pajisjen me certifikate sigurie të motrës së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, znj. Xh. D.
Nisur nga interesimi që natyrshëm ka ngjallur ky rast, por edhe nga nevoja për të korrigjuar disa pasaktësi në raportimet mediatike, duam të informojmë opinionin publik si më poshtë vijon:
Znj. Xh.D, është përzgjedhur për të kryer praktikën 3-mujore në MEPJ. (thirrja VI, Programi Kombëtar i Praktikave të Punës, të Ministrisë së Arsimit, në zbatim të VKM nr. 395, datë 29.04.2015, 'Për miratimin e programit kombëtar të praktikave të punës në administratën shtetërore dhe institucionet e tjera publike' e ndryshuar.)", njofton ministria.
Më tej, në reagimin e saj, Ministria e Jashtme vijon të justifikohet, duke thënë se motra e vrasësit me pagesë ka marrë dëshmi penaliteti ku ka rezultuar e pastër dhe më pas për të është kërkuar certifikata e sigurisë nga DSIK.
Xhuljana Dumani sipas ministrisë ka lidhur me këtë institucion kontratë 1-vjeçare si sekretare, që është pjesë e burimeve njerëzore dhe që merret vetëm me informacionet sekrete, ose thënë ndryshe të klasifikuara.
"Emri i znj. Xh.D ka qenë pjesë e listës që kanë aplikuar për këtë program sjellë në MEPJ nga Ministria e Arsimit. Pas marrjes së listës, ngrihet një komision që bën përzgjedhjen e studentëve, bazuar në metodologjinë e përcaktuar në VKM përkatëse dhe më tej, bazuar tek buxheti dhe kërkesat e drejtorive përkatëse të MEPJ, përzgjidhen një numer i caktuar studentësh, për të cilët lidhen kontratat e punës me afat të caktuar 1-vjeçar. Emrat e praktikantëve sugjerohen nga drejtoritë përkatëse ku ata kanë kryer praktikat e punës.
Pra, znj. Xh.D ka hyrë në MEPJ si pjesë e një programi, ku përzgjedhja bazohet vetëm në rezultatet e studentëve dhe që synon krijimin e hapësirave për studentët më të mirë në administratën publike.
Znj. Xh.D e ka kryer praktikën në gusht 2021 dhe në perfundim të praktikës, për shkak të vlerësimit të performancës së saj nga drejtoria, është lidhur kontrata e punës me afat të paracaktuar 1 vjecar deri ne 31.12.2022, si specialiste në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, Sektori i Shërbimeve. Znj. Xh.D nuk ka qenë për asnjë moment e punësuar në Kabinetin e MEPJ.
Për punësimin e znj. Xh.D është kërkuar sipas ligjit, dëshmia e penalitetit nga autoritetet përkatëse e cila ka rezultuar e pastër. Në përputhje me ligjin, ashtu si për çdo punonjës tjetër të MEPJ, edhe për znj. Xh.D është kërkuar certifikata e sigurisë nga DSIK. Kjo certifikatë është, pas dëshmisë së penalitetit, një tjetër filtër nëpër të cilin kalon çdo punonjës i MEPJ.
Duam të sigurojmë publikun por edhe mediat e interesuara, që në asnjë moment zonja në fjalë nuk ka pasur akses në informacion të klasifikuar e aq më pak në informacion të klasifikuar të NATO. Informacionet e klasifikuara në MEPJ trajtohen me rregulla e procedura të posaçme dhe vetëm një numër i kufizuar punonjësish kanë akses në to", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme./ CNA.al
Mediat italiane kanë zbuluar lëvizjet e fundit të ish-...
Në mbështetje të mbarëvajtjes së sezonit veror, edhe k...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duk...
Policia e Shtetit ka bërë bilancin e një jave, ku zbul...
Bashkia e Pogradecit ka çelur sot sezonin veror me një...
30-vjeçari Klevis Meta ka bërë një denoncim në redaksi...
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me skandalin...
CNA.al sot ka nxjerrë dokumentin ekskluziv ku tregon s...
Analisti Ylli Dylgjeri ka kërkuar dorëheqjen e ministres s...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshire zonën “Kën...
Lirohen shefi i komisariatit të Velipojës dhe 3 punonj...
Policia Rrugore ka shtuar kontrollet në fundjavë. Mon...
Tre institucione shtetërore në varësi të Kryemin...
CNA.al ka zbuluar e Xhuljana Agim Dumani, motra e Nure...
Në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi i ri nga q...
Ministri i Mbrotjes, Niko Peleshi, në kuadër të situat...
Ish zëdhënësja e Lulzim Bashës, Oriela Nebijaj, së cil...
Qindra dosje kanë rezultuara të shkatërruara në Kadas...
Në Kadastrën e Tiranës është bërë nami me regjistrat e...
Ministrja e Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...