Qeveria i ofron NATO-s motrën e Dumanit/ Ironizon Artan Hoxha: Paska të drejtë SPAK-u
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me skandalin...

30-vjeçari Klevis Meta ka bërë një denoncim në redaksinë e CNA.al, lidhur me një dënim që i është vendosur nga Gjykata e Elbasanit.
Meta tregoi për CNA.al se problemi i tij e ka zanafillën te vjedhja e një telefoni që ai posedonte nga shtetasja Pranvera Sefa.
Ai bën të ditur se i ka kërkuar Sefës që t’i kthente telefonin, ndërsa kjo e fundit i ka kërkuar shumën prej 10 mijë lekësh të reja, por i riu ka bërë një denoncim në polici për këtë ngjarje.
Meta rrëfeu se pas këtij hapi të tij, Pranvera Sefa e ka akuzuar për ngacmim seksual ndaj vajzës së saj të mitur, ndërsa pretendon se gruaja që i vodhi telefonin ka përgatitur një skenar me policinë dhe prokurorinë.
Një tjetër akuzë që është ngritur ndaj tij është edhe kundërshtim i punonjësit të policisë, kur ky i fundit ka kërkuar zgjidhje për situatën në komisariat.
“Kam tre vjet që kam një problem. Problemi ka nisur për një vjedhje celulari. Mua më dalin shumë akuza dhe shumë gjëra. Më dalin akuza nga personi Pranvera Sefa që më vodhi mua telefonin dhe më dalin edhe akuza për ngacmim. Këto akuza nuk janë hedhur poshtë nga personi që ka dhënë deklaratë të rremë, as nuk janë marrë masa. Këtu kemi një shantazh duke filluar nga punonjësit e policisë që më kanë bërë, që janë të kapur nga zonja. Pse them unë që kemi një skrenar të përgatitur? Policia dhe prokuroria e përdornin për prostitutë”, u shpreh ai, teksa pretendon se nuk ka ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë.

Meta tregon për CNA.al se nga Gjykata e Elbasanit është dënuar me 4 muaj shërbim prove, por shprehet se nuk ka qenë në dijeni për seancën kur është dhënë vendimi i formës së prerë.
“Në gjykatë kur është dhënë urdhri i formës së prerë, unë as nuk jam njoftuar, as jam vënë në dijeni nga njeri. Kur unë marr vesh që jam dënuar me shërbim prove 4 muaj, kam vajtur te Shërbimi i Provës dhe pyeta për çfarë jam dënuar. Ata më thanë që duhet të pyesësh gjykatën.
Kur vete marr dhe njihem me dokumentat, aty mësoj se unë gjoja isha fajtori. Kur mora dokumentat ishte e drejta ime të ankimoja në shkallë Apeli në Durrës. Në atë moment që unë marr dokumentat, ishte bërë që unë të mos kisha shans të ankimoja”, theksoi 30-vjeçari.

Më tej, ai kërkoi 350 mijë euro nga gjykatësja që ka dhënë vendimin, nga shtetasja Pranvera Sefa dhe nga punonjësit e policisë që janë të përfshirë në çështjen gjyqësore.
Meta paralajmëroi se nëse çështja e tij nuk gjen zgjidhje, do të bëjë vetëgjyqësi.
“Unë desha 350 mijë euro, nuk më intereson, mua më intereson që më kanë rënë në qafë. Unë i dërgova provat, provat nuk mi pranon gjykata.
Nëse drejtësia nuk e zgjidh, do ta zgjidh vetë. I lutem Edi Ramës të merren masa, i lutem Presidentit të merren masa, i lutem prokurorit të merren masa, i lutem kryetarit të gjykatës të merren masa ndaj këtyre që përgatitën skenarin. Dhe këta që përgatitën skenarin, unë dua dëmshpërblim për dëmin për ulje imazhi dhe për shantazhin që më është bërë”, theksoi Meta./ B.A. – CNA.al
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me skandalin...
CNA.al sot ka nxjerrë dokumentin ekskluziv ku tregon s...
Analisti Ylli Dylgjeri ka kërkuar dorëheqjen e ministres s...
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshire zonën “Kën...
Lirohen shefi i komisariatit të Velipojës dhe 3 punonj...
Policia Rrugore ka shtuar kontrollet në fundjavë. Mon...
Tre institucione shtetërore në varësi të Kryemin...
CNA.al ka zbuluar e Xhuljana Agim Dumani, motra e Nure...
Në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi i ri nga q...
Ministri i Mbrotjes, Niko Peleshi, në kuadër të situat...
Ish zëdhënësja e Lulzim Bashës, Oriela Nebijaj, së cil...
Qindra dosje kanë rezultuara të shkatërruara në Kadas...
Në Kadastrën e Tiranës është bërë nami me regjistrat e...
Ministrja e Europës dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka...
Mësuesi Islam Alikaj thotë se teza e sotme në provimin...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka fajësuar kryeta...
Çështja e shembjes së Teatrit Kombëtar mbetet një nga ...
Avokatja e Popullit Erinda Ballanca e pyetur për hartë...
Aktivistja Evi Kokalari ka deklaruar se është paditur ...
Juristja Zhaklina Peto ka reaguar për denoncimin e ish...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...