Skandali i denoncuar nga CNA.al/ Murrizi thirrje deputetëve të opozitës, apel SPAK

22 Qershor 2022, 18:12, Politikë CNA
Skandali i denoncuar nga CNA.al/ Murrizi thirrje deputetëve të
Myslim Murrizi

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Myslim Murrizi, ka reaguar ashpër pas skandalit me motrën e Nuredin Dumanit, të publikuar nga CNA.al.

Në një postim në rrjetin social "Facebook", Murrizi shkruan se pajisja e Xhuljana Dumant me certifikatë sigurie cenon sigurinë kombëtare të vendit.

Sipas ish-deputetit, ky veprim nuk do të përbënte asnjë problem në rast se certifikatën do e kishte marrë para arrestimit të vëllait të saj killer.

Murrizi tha se me një skandal të tillë në një shtet normal ku funksionojnë ligjet, minimalisht duhet të binte qeveria.

“Nuk ka skandal më të madh për një shtet sado pak serioz edhe si ky shteti ynë kur cenohet hapur siguria Kombëtare.

Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar pajis me certifikate sigurie të tipit tepër sekret për të pasur akses në informacionet e NATO-s motrën e një killeri serial.

Po të ishte se arrestimi apo zbulimi i vëllait vrasës me pagesë do ishte bërë pas datës 6 qershor 2022 kur motra e tij është pajisur me kete certifikate, nuk do te ishte skandal.

Por vellai eshte arrestuar ne date 29 mars 2022 dhe çdo dite eshte lajmi kryesor si "i penduar” i drejtesise dhe DSIK pajis me certifikate sigurie te llojit teper sekret motren e tij, ky eshte jo vetem skandal por veper penale per Dorian Tolen dhe sigurimsin Mark Ndreca.

Ne çdo vend ku ligji eshte funksional, ky skandal shkonte deri ne rrezimin e qeverise

DSIK qe per raste shume e shume me te vogla se pasja e vellait kriminel e vrases serial me pagese, ka djegur gjygjtare e prokurore, oficere policie me karakter e dinjitet, qe vonon pa asnje baze ligjore çertifikatat e sigurise se Deputeteve, kur behet fjale per motren e nje elementi ne majen e botes se krimit mbyll syte dhe ndoshta e urdheruar nga krimi, leshon çertifikate sigurie qe ne fakt eshte nje çertifikate turpi per çiftin Tola-Ndreca”, shkruan Murrizi.


Ish deputeti më tej u kërkoi opozitarëve në Kuvend që të kërkojnë menjëherë ngritjen e një komisioni hetimor, ndërsa ka kërkuar nga SPAK hetim të menjëhershëm të këtij skandali.

“Sot me shume se gjysma e Deputeteve te komisionit te ligjeve dhe te komisionit te sigurise akoma nuk jane paisur me çertifikate sigurie sepse radhen e kane familjaret e krimineleve dhe njerez te botes se krimit

Ky eshte nje rast flagrant ku mender opozita duhet te kerkoj menjeher ngritjen e nje komisioni hetimor per te kontrolluar praktikat dyshuese dhe korruptive te DSIK per leshimin e çertifikatave te sigurise

Aq me shume qe Shqiperia eshte antare e NATOS dhe lejimi per te patur akses ne informacionet sekrete te NATOS kapercejne kufijt e rrezikut te sigurise tone Kombetare

Ftoj Kryeministrin Rama qe te shkarkoj menjehere drejtorin de juro te DSIK Dorian Tole dhe drejtorin de fakto te ketij institucioni ish sigurimsin Mark Ndreca, kuptohet nese vete Rama nuk ka qene spiun i sigurimit dhe Marku apo shoket e tij nuk kane ndonje material shtrengues per Ramen


Ftoj Deputetet e “ opizites” nese kane sado pak karakter e moral qe menjehere te depozitojne kerkesen per komision hetimore sepse eshte cenuar siguria Kombetare, e te mos bejne teater per komisione hetimore demagogjike

Ftoj Deputetet e nderuar te komisionit te ligjeve dhe te komisionit te sigurise qe te mos heshtin nga servilizmi edhe pse kam bindjen qe jo te gjithe jane servile apo ushtare te partise

Pas dates 6 qershor 2022 ky institucion nuk eshte me ne sherbim te ruajtjes se sigurise Kombetare por nje zyre qe sherben me urgjence per boten e krimit qe krimi te kete akses ne informacionet dhe dokumentat me sekrete te Shtetit

Nuk di pse mediat vizive qe nuk lene teme ordinere pa bere emision, heshtin per nje skandal qe ne çdo vend Demokratik do te kishte patur pasoja serioze

Ftoj SPAKUN por jo ish sigurimsat prokuror ne SPAK qe jane ish kolege te sigurimsit Ndreca, qe te nisin menjeher hetimet nese nuk kane lidhje apo nuk jane te kapur nga çertifikata qe DSIK ka leshuar per ata vete”, shkruan Murrizi./CNA.al

Lajmet e fundit nga