Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha njihet për paaftësinë e tij në politikë, si njeri i dobët dhe pazarxhi i rëndomtë.
Këtë shqiptarët e kanë mësuar, e kanë mësuar edhe demokratët të cilët disa herë janë shitur prej tij, iu ka dështuar kauzat, dhe i ka lënë për të tretin mandat radhazi në opozitë.
U shitën tek çadra në vitin 2017 dhe më pas në vitin 2019 me djegjen e mandateve, Luli i fali Edi Ramës në tavolinë një mazhorancë kushtetuese dhe 61 bashki pasi gënjeu shqiptarët se nuk do të kishte zgjedhje lokale dhe se Edi Rama ishte rrëzuar nga posti i kryeministrit. Më pas, mori pazarin e radhës dhe shkoi u ul në tryezën e Reformës Zgjedhore.
Por, pas dështimit të radhës në 6 Mars, iku me turp, duke dhënë dorëheqjen nga kreu i Partisë Demokratike.
Por, në vitet që drejtoi Opozitën, Lulzim Basha ka pasur edhe “kapërcime ylberi”.
Në vitin 2017 e gjithë fushata e Lulzim Bashës, ishte kundër LSI-së, të cilën e quante partia e shushunjave, ndërsa Ilir Metën e quante “Streha e fundit e maskarenjve”.
Por, në fakt shkoi dhe bëri aleancë me "partinë e shushunjave" në 2019, dhe sesi përfundoi tashmë e kanë parë gjithë shqiptarët.
Por, duket se “streha e fundit e maskarenjve”, tashmë po tentohet diku tjetër.
Një ndër servilët e Lulzim Bashës, deputeti Ervin Salianji, i njohur ndryshe si “Babalja”, i dënuar për mashtrim me vendim gjykate, tashmë po kërkon strehim tek Sali Berisha.
Ervin Salianji është një ndër deputetët i cili mbështeti publikisht vendimin e Lulzim Bashës, në shtator të vitit 2021, kur përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD-së.
Për më tepër ai theksonte se “Ky vendim është marrë, është për t’i dhënë mundësi PD-së që të vijë në pushtet, interesit të demokratëve. Mos partneriteti me SHBA-të e penalizon atë. Deklaratat e ambasadores janë optimiste për Partinë Demokratike”.
Në tetor 2021, kur Berisha kishte nisur levizjet e tij, “Foltoren” me demokratët, Salianji deklaronte në një studio televizive se nuk do t’i bashkohej “Foltores” në Korçë, edhe po të kishte një ftesë.
“Nëse do kisha ftesë për të qenë në një aktivitet politik, në këtë situatë nuk do të isha. PD fiton vetëm duke qenë partnere me SHBA, kurrsesi të dalim ndesh me qëndrimet e Shteteve të Bashkuara.”-deklaronte Salianji në atë kohë.
Vimë më pas në protestën e 8 Janarit 2022. Ervin Salianji ishte brenda godinës së PD. Ishte ai që u fotografua me shkop në dorë, dhe që dyshohet se ka dhunuar demokratët para selisë së PD.
Edhe në lidhje me zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit, Ervin Salianji deklaronte se grupi i Bashës do fitonte gjashtë bashkitë.
“Ne do të dalim të parët, do të fitojmë 6 bashkitë. Partia Demokratike do të fitojë 6 bashkitë në të cilat është në garë. Partia Demokratike ka marrë aq vota sa me gjithë represionin, me gjithë blerjen, me gjithë masakrën zgjedhore, diferenca është shumë më pak se sa votat e pavlefshme se sa mandatet e atyre që janë non grata”, deklaroi Salianji në atë kohë.
Pas 6 Marsit, ku grupi i Bashës humbi në mënyrë të turpshme, ku jo vetëm që nuk morën asnjë bashki, por u katandisën forcë e tretë politike, Ervin Salianji “kapërcen ylberin”.
Del kundër Bashës, dhe i kërkon këtij të fundit të japë dorëheqjen nga drejtimi i PD-së. Edhe pse në fakt ishte shkarkuar nga Kuvendi i 11 Dhjetorit 2021, të cilin nuk e njihte Salianji &Co.
Por, pasi doli kundër Bashës, “Babale” tashmë duket se ka ngrënë “turpin me bukë”, dhe po kërkon strehim tek Berisha.
Pra, Ervin Salianji është hedhur në “prehrin” e Berishës, edhe pse vetë e deklaronte se “cënon partneritetin me SHBA”.
Por, pse Salianji po kërkon “strehim” tek Berisha?
Në fakt ngjarja e një ditë më parë, i thotë të gjitha. Ervin Salianji i gjendur në panik nga vendimi i Gjykatës, në lidhje me çështjen “Babale”, tashmë po kërkon strehim tek Berisha. “Babale” po kërkon ndihmën e Berishës, me shpresën se do të mund t’i shpëtojë burgut.
Dhe kjo u tregua mëse miri një ditë më parë, kur Salianji kishte seancën gjyqësore në Apel, e cila u shty për në datën 18 Korrik.
Ajo që u vu re dje ishte pikërisht fakti se Berisha, po shërben si “strehë” për “Babalen” e Lulzim Bashës.
Së pari, vetë Berisha doli në një konferencë për mediat, ku mori nën “sqetull” Ervin Salianjin. Ndërsa më pas “Babalja” i Berishës, Flamur Noka mblodhi deputetët dhe u paraqit në seancë për t’i bërë presion gjykatës, duke marrë në mbrojtje kështu Ervin Salianjin.
“Bëmat” e Ervin Salianjit
Përtej bëmave dhe gjëmave të tjera, ka dy ngjarje, dy skandale, ku del emri i Ervin Salianjit.
Së pari, kujtojmë këtu video-skandalin erotik në parlament, ku Ervin Salianji u kap duke shkëmbyer mesazhe perverse nga salla e Kuvendit, me një person të quajtur G.D., por që më pas në media u identifikua si Grida Duma.
Më pas një tjetër skandal, çështja “Babale”, sërish del emri i Ervin Salianjit.
Në vitin 2018, Partia Demokratike filloi një aksion denoncimesh të njëpasnjëshme në drejtim të ministrit të Brendshëm, në atë kohë, Fatmir Xhafaj.
Një aksion që në fillim u duk i mirëorganizuar. PD solli me fakte dhe dokumente, provat që tregonin se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishte dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge.
Por, “zjarri” i ndezur u fik, kur në skenë doli “Babalja”, apo i ashtuquajturi “Dëshmitari X”. PD publikoi një audio-përgjim, sipas të cilit pretendohej se Agron Xhafaj drejtonte trafikun e lëndëve narkotike.
Në audio-përgjim shfaqej shtetasi Albert Veliu, apo i ashtuquajturi “Babale”, i cili pretendohej se shfaqej në një bisedë me Agron Xhafaj, duke bërë pazare droge.
Ervin Salianji “rrihte gjoksin” në korridoret e PD-së, se ishte ai që siguroi audio-përgjimin. Por, që më pas u tregua se gjithçka ishte një inskenim.
Por, më pas doli që gjithçka ishte thjeshtë dhe vetëm një inskenim.
Në dhjetor të vitit 2019, Ervin Salianji është dënuar me një vit burg nga Gjykata e Tiranës. Ndaj Salianjit rëndon akuza e kallëzimit të rremë.
Sipas gjykatës ai ka krijuar prova me qëllim implikimin e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në një çështje trafiku droge në Vlorë.
Ndërkohë, në datën 18 korrik është seanca e radhës në Apel, që do të thotë se nëse Gjykata e Apelit vendos të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, atëherë Ervin Salianji do të duhet të lërë mandatin e deputetit dhe të shkojë në burg.
Dhe me sa duket është kjo arsyeja pse tashmë “Babalja” është vënë në lëvizje dhe nga njëra anë përplaset me mazhorancën, e nga ana tjetër kërkon shpëtim tek Sali Berisha.
Por, Sali Berisha nuk mund të jetë “streha e fundit e maskarenjve”./CNA.al
Reforma në Drejtësi, institucionet e reja të dala prej...
Gjykata e Elbasanit ka marrë sot vendimin për të kthye...
Ligji i investimeve strategjike në thelb të tij ka mbr...
Me 7 prill 2022, kryeministri Edi Rama, në një konfere...
Sot bëhen tri vite nga zgjedhjet vendore të 2019-ës. T...
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korru...
Një i vdekur dhe tre të plagosur ishte bilanci i një p...
Qeveria ka hedhur për konsultim draftin e amnistisë fi...
Historitë e tipit, ku një shtetas shqiptar në emigrim ...
Këshilli Europian - FJALA NË EMËR TË SHQIPËRISË I dashur ...
Dorian Tola dhe Mark Ndreca përkatësisht, Drejto...
Pesë ditë më parë, CNA.al, raportoi mbi një skan...
CNA.al publikoi ditën e enjte dokumentet ekskluzive që...
CNA.al ka publikuar sot një dokument ekskluziv, i cili...
Pasi na u shpërnda një letër publike nga SPAK, gjëja e...
Është sa qesharake, aq edhe e dhimbshme ajo që po ndod...
Evi Kokalari ose ndryshe e njohur zyrtarisht si Evis A...
Ende jemi të paqartë se si duhet t’i drejtohemi, Evi K...
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga vetë shkëlq...
Më kishte ndodhur rrallë të shihja shfaqjen e beftë në...
Leonora Nino në vitin 2011 bleu një shtëpi të vjetër në Sh...
Emisioni Fiks Fare solli sonte një ngjarje të rëndë që i k...
“Stop” shkoi në fshatin Rrethë Buz në Njësinë Buz, bashkia...
Një qytetar nga Tirana tregon se vjehrra e tij mori një kr...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Dubai njihet si vendi ku fshihet kokat e krimit që dua...
Dubai, duke mos pasur marrëveshje ekstradimi, është kthyer...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Plepa-Gole...
Një person është gjetur i pajetë rreth orës 17:30, në ...
I ftohti siberian që ka goditur rajonin e Ballkanit do të ...
Shqipëria vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore me or...
Ditët në vijim pritet që të ketë ulje të temperaturave...
Vendi ynë do të përfshihet nga masat ajore të qëndrueshme ...
Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve po përpiqen të përm...
Rusia ka sanksionuar dhjetëra politikanë dhe zyrtarë ameri...
Një ekip ndërkombëtar hetuesish tha të mërkurën se gjeti “...
Në të shkuarën katër balona spiune kineze kanë fluturuar m...
Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun Xhevahir Z...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Njësoj si moti edhe monedhat e huaja kanë “ngrirë”, në këm...
Dollari amerikan ka pësuar një rritje të lehtë në tregun v...
Sot me 6 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.9 lekë...
Sot me 5 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.8 lekë...