Paralajmërimi i fortë i Berishës/ “Edi Rama do të na njohë mirë”
Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, ka rishpërndarë...

Ervin Salianji, “Babalja” i Lulzim Bashës, pasi mbështeti çdo çmenduri politike të ish-kreut të PD-së, i shërbeu përçarjes së demokratëve në tetë vite, duke ardhur deri edhe te dhuna ndaj tyre në 8 janar, tashmë duket se ka “kapërcyer ylberin”.
Pasi ka parë që me Lulzim Bashën nuk mund të nxjerrë gjë në dritë, me sa duket “Babalja” po kërkon strehim te Sali Berisha.
Për më tepër, ai del edhe në konferenca për mediat, duke bërë sikur i “digjet barku” për PD-në dhe demokratët.
Një ditë më parë, Salianji në një prononcim për mediat para mbledhjes së Grupit Parlamentar tha se të gjithë deputetët duhet të ulen dhe t’i japin një zgjidhje situatës dhe të lënë pas protagonizmin personal.
“Siç e shikoni ka një përpjekje në kulisa skizofrenike për ta ndarë PD-në në dy pjesë. Nuk hyj tek ata deputetë që duan këtë ndarje. Kam folur me Alibeajn që mbledhja të jetë e përbashkët dhe është e papranueshme që ndërkohë që pranon të ulet në tavolinë me Ramën mos të pranojë të ulet me deputetët e PD-së.
Siç kam komunikuar me dy palët edhe para jush duhet të them se grupi duhet të mblidhet brenda rregullores, po ashtu edhe kryesia.Të gjithë deputetët duhet të ulen dhe t’i japin zgjidhje krizës në mënyrë që mos të shpërndahet fokusi nga lufta ndaj Edi Ramës.”
Në fakt, se sa e ka “luftuar” Ramën Salianji &Co, në këto tetë vite është parë nga shqiptarët dhe demokratët.
Përtej bëmave dhe gjëmave të tjera, ka dy ngjarje, dy skandale, ku del emri i Ervin Salianjit.
Së pari, kujtojmë këtu video-skandalin erotik në parlament, ku Ervin Salianji u kap duke shkëmbyer mesazhe perverse nga salla e Kuvendit, me një person të quajtur G.D., por që më pas në media u identifikua si Grida Duma.
Më pas një tjetër skandal, çështja “Babale”, sërish del emri i Ervin Salianjit.
Në vitin 2018, Partia Demokratike filloi një aksion denoncimesh të njëpasnjëshme në drejtim të ministrit të Brendshëm, në atë kohë, Fatmir Xhafaj.
Një aksion që në fillim u duk i mirëorganizuar. PD-ja solli me fakte dhe dokumente provat që tregonin se Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishte dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge.
Por, “zjarri” i ndezur u fik, kur në skenë doli “Babalja”, apo i ashtuquajturi “Dëshmitari X”. PD-ja publikoi një audio-përgjim, sipas të cilit pretendohej se Agron Xhafaj vijonte ende të drejtonte trafikun e lëndëve narkotike.
Në audio-përgjim shfaqej shtetasi Albert Veliu, apo i ashtuquajturi “Babale”, i cili pretendohej se shfaqej në një bisedë me Agron Xhafajn, duke bërë pazare droge.
Ervin Salianji “rrihte gjoksin” në korridoret e PD-së, se ishte ai që siguroi audio-përgjimin. Por, që më pas u tregua se gjithçka ishte një inskenim.
Por, bëmat e Salianjit, nuk mbarojnë.
Në shtator të vitit 2021, kur Lulzim Basha me një vendim personal, i mbyllur në zyrën e tij dhe i pakonsultuar me strukturat e partisë, përjashtoi ish-kryeministrin Sali Berisha, nga grupi parlamentar i PD-së.
Salianji ishte nga ata që u rreshtua në krah të Bashës. Për më tepër ai theksonte se “Ky vendim është marrë, për t’i dhënë mundësi PD-së që të vijë në pushtet, interesit të demokratëve. Mospartneriteti me SHBA-në e penalizon atë. Deklaratat e ambasadores janë optimiste për Partinë Demokratike”.
Në tetor 2021, kur Berisha kishte nisur lëvizjet e tij, “Foltoren” me demokratët, Salianji deklaronte në një studio televizive se nuk do t’i bashkohej “Foltores” në Korçë, edhe po të kishte një ftesë.
“Nëse do të kisha ftesë për të qenë në një aktivitet politik, në këtë situatë nuk do të isha. PD-ja fiton vetëm duke qenë partnere me SHBA-në, kurrsesi të dalim ndesh me qëndrimet e Shteteve të Bashkuara.”-deklaronte Salianji në atë kohë.
Vijmë më pas në protestën e 8 janarit 2022. Ervin Salianji ishte brenda godinës së PD-së. Ishte ai që u fotografua me shkop në dorë, dhe që dyshohet se ka dhunuar demokratët para selisë së PD-së.
Edhe në lidhje me zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, Ervin Salianji deklaronte se grupi i Bashës do t’i fitonte gjashtë bashkitë.
“Ne do të dalim të parët, do t’i fitojmë 6 bashkitë. Partia Demokratike do të fitojë 6 bashkitë në të cilat është në garë. Partia Demokratike ka marrë aq vota sa me gjithë represionin, me gjithë blerjen, me gjithë masakrën zgjedhore, diferenca është shumë më pak sesa votat e pavlefshme sesa mandatet e atyre që janë non grata”, deklaroi Salianji në atë kohë.
Por, tashmë ka ndodhur “çudia”. Ervin Salianji është hedhur në “prehrin” e Berishës, duke kërkuar shpëtimin e lëkurës së tij dhe qëndrimin në politikë, edhe pse vetë e deklaronte se “cenon partneritetin me SHBA-në”.
Për më tepër mori pjesë edhe në procesin e zgjedhjeve që Rithemelimi organizoi në Korçë, duke kontribuar që PD-në e Korçës, ta marrë “kamikazi” i Niko Peleshit./CNA.al
“Përpjekje skizofrenike për të ndarë PD”/ Salianji: Deputetët të ulen dhe të zgjidhin krizën
Salianji akuza Alibeajt/ “Po përpiqet të përçajë PD, do bëhet përgjegjës para demokratëve”
Zbardhen debatet në mbledhjen me dyer të mbyllura/ Salianji përplaset me Alibeajn
“Babale” e hëngri “turpin me bukë”/ Salianji në “prehrin” e Berishës
Mul Noka “kalon” Ylberin/ Gati të “puthet” me Babalen e Gaz Bardhin
CNA.al e paralajmëroi/ Kamikazi i Niko Peleshit kryeson garën e PD-së në Korçë
Kamikazi i deputetit zgjidhet kryetar i PD-së Devoll/ Denoncimi i juristes për ish doganierin
Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, ka rishpërndarë...
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Konferencën e 18-të të...
Me rastin e afrimit të finales së Conference League, ka reag...
Partia Socialiste nuk ndalet me ‘shigjetimet’ drejt Presiden...
Aktivisti i PD-së, Gjorg Kodra, shkruan se një nga vendimet ...
Mazhoranca socialiste duket se nuk e përjashton mundësinë, q...
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, në një de...
Ditën e sotme do të mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Dem...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur mbrëmjen e sotme për ...
Zgjedhja e presidentit të ri ka sjellë reagime të forta në s...
Anëtari i Këshillit Kombëtar, Myslim Murrizi, ka folur mbrëm...
Ish-deputeti dhe ish-koordinatori i Bindjes Demokratike, Ast...
Tre në pesë (58,7%) shqiptarë mendojnë se Sali Berisha duhet...
Katër në pesë qytetarë (80,5%) në Shqipëri e shohin si pozit...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, ka bërë...
Analisti Fatos Lubonja ka analizuar situatën në Partinë Demo...
Ndarja e Parisë Demokratike ka qenë tema e debatit që është ...
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pa...
Eksperti i mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltez...
Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka komentuar mbled...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...