“Mashtrues, gënjeshtar”/ Demokratët paralajmërojnë fundin e Bashës
Pas humbjes së turpshme në zgjedhjet e 25 prillit 2021, pas ...

Kur ti dëgjon Salianjin të flasë dhe e bën këtë nga një ndjenjë sqimtare, në kokë formësohet një pikëpyetje e madhe: si mund të jetë pedagog universitar një person i tillë? Ç’lloj dije u përcjellë ai studentëve dhe ç’kënaqësi edhe kulturore marrin këta të fundit kur dëgjojnë pedagog Salianjin?
Si shumë në PD, ai është një katastrofë ligjërimore dhe një cekësi çmeritëse hem politike dhe hem kulturore.
Kur Salianji flet, pavarësisht se në ç’rrethana flet dhe për ç’farë flet, në fakt asgjë veç asaj të përditshmërisë së rëndomtë politike, ka zero shanse që prej tij të mbetet diçka ngacmuese, tërheqëse, mbamendëse, diçka për t’u cituar, perifrazuar. Edhe ai, si shumëkush në lidershipin e partisë ku bën pjesë, duket se janë dënuar apo vetëdënuar të mos thonë kurrë gjëra të mençura.
Pikëpyetja tjetër është e sferës politike, meqë kanë zgjedhur të lëvrojnë politikë e të aspirojnë pushtet: për çfarë cilësish të veçanta janë aty, në politikë, dhe për çfarë aftësish të veçanta duhet t’u japësh pushtet?
Ndër të tjera, Salianji është dhe “Babale”, një lloj xanxe që në fakt duhet të jetë një dënim publik për të, të mos i shqitet kurrë sa të jetë aktor politik.
Kjo në fakt është harruar; është harruar që ky personazh pa pikë simpatie, është sajues i një sage mashtruese përgjimi, me shënjestër vëllanë e ish-ministrit Xhafaj. E kanë vërtetuar hetimet, e ka thënë gjykata, ndonëse ende s’ka verdikt të formës së prerë, por po pati do e kishte hak burgun, siç Saimir Tahiri, për të cilin doli së fundi me deklaratë, duke thënë se dënimi i tij qe vërtetues i akuzave të PD-së.
Po Babalja ç’është?
Edhe pa hetime të stërholluara, me logjikë të thjeshtë njerëzore, ai ishte ndër mashtrimet e sajimet më të trasha, dhe më të ndyra njëkohësisht. Ishte shprehi e një primitivizimi politik që PD e ka në genin e saj, në ADN. Mjaft të thuhet se ç’prej kur u themelua e deri më sot, ajo është parti akuzatore por kurrë idesh. Idetë te ajo, më saktë lidershipi i saj, dje e në çdo kohë, edhe sot gjithashtu, janë diçka e huaj, e largët, e pamundur. Është një parti që ende nuk dihet se ç’mendim politik ka apo lëvron. Personazhet që e udhëheqin e atë, janë robotikë në (mos)mendim e ligjërim, të thatë, sipërfaqësorë, shabllonë e të mërzitshëm. Salianji, meqë jemi te ky, i ka rregullisht e marrëzisht të gjitha këto.
Por dallon se kohë më parë do gjurulldiste opinionin e median me një farë përgjimi të sajuar, krejt idiot, tipike në fakt për të, gjersa deri më tani nuk është parë të jetë i aftë për diç tjetër. Dhe, teksa sheh të flasë për Tahirin, një njeri që është dënuar e pret ta ketë të formës së prerë dënimin,për mashtrim, mbi drejtësinë që veproi mbi Tahirin endet ende një padrejtësia e madhe. /tesheshi.com
Pas humbjes së turpshme në zgjedhjet e 25 prillit 2021, pas ...
Ndërkohë që pritet që Kushtetuesja të dalë me një vendim për...
Pas humbjes së turpshme në zgjedhjet e 25 prillit 2021, Lulz...
Ambasadori I BE në Tiranë, Luigi Soreca në një prononcim për...
New York Post, ka publikuar sot një shkrim kushtuar sekretar...
Gazeta e njohur amerikane New York Post i ka kushtuar një sh...
Ndërkohë në Gjykatën Kushtetuese po vijon seanca për kërkesë...
Kryeministri Edi Rama ka replikuar në rrjete sociale me bano...
Gjykata Kushtetuese do të mblidhet sërish sot për të shqyrtu...
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) , ka vendosur t...
Ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha hedh dyshime se kryem...
Sot në Gjykatën Kushtetuese do të zhvillohet seanca e tretë ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar situatë...
Kryetari i shkarkuar Lulzim Basha ka përkujtuar tragjedinë ...
Dega e PD në Gjirokastër ka nisur të rithemelohet.Deputeti d...
Kandidati i koalicionit “Shtëpia e lirisë” për Bashkinë e Lu...
Partitë politike kanë ndezur motorrët e fushatës elektorale ...
“Shpopullimi është një projekt i qëllimshëm antikombëtar”. K...
Avokati Altin Goxhaj teksa ka komentuar zgjedhjet e pjesshme...
Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas akuzave të PD...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...