Konferenca ndërqeveritare në Bruksel/ Kos: Mbyllja e tre kapitujve, moment i madh për Shqipërinë
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...
Gazeta e njohur amerikane New York Post i ka kushtuar një shkrim çështjes së shpalljes non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha nga ana e Sekretarit Amerikan të Shtetit Blinken.
Ajo e quan përfshirjen e këtij të fundit në rastin në fjalë si një njollë të tmerrshme të Blinken në raport me Shqipërinë duke theksuar se e gjitha bëhet në interes të George Soros.
Më poshtë është shkrimi i plotë i New York Post.
Sikur Sekretari i Shtetit Antony Blinken të mos ishte përfshirë mjaftueshëm në debate të huaja, ai tani akuzohet për ndërhyrje në zgjedhjet shqiptare në emër e për interes të financierit miliarder George Soros dhe si rezultat është paditur për shpifje në një gjykatë ndërkombëtare.
Një nga veprimet e para të çuditshme të Blinken pas marrjen e detyrës vitin e kaluar, ishte sanksionimi non grata i ish-presidentit dhe kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, aleati antikomunist i Presidentëve H.W. Bush dhe W. Bush, dhe që ka qenë në opozitë për tetë vjet. Berisha njihet që është një kundërshtar i zëshëm i Geroge Soros dhe Fondacioneve të tij të Shoqërisë së Hapur, i cili ka shtyrë ?reformën? gjyqësore dhe zgjedhore në Shqipëri.
Në një deklaratë zyrtare dhe një postim shoqërues në Tëitter prillin e kaluar, Blinken pretendoi se Berisha është ?i korruptuar? dhe se kishte ?minuar demokracinë në Shqipëri? dhe e ndaloi atë, gruan dhe dy fëmijët e tij të hynin në SHBA.
Berisha i mohon me forcë akuzat, është i indinjuar që Blinken nuk ka dhënë kurrë asnjë provë, pretendon se qeveria amerikane po përpiqet të mbështesë qeverinë shqiptare socialiste të kryeministrit aleat të Soros, Edi Rama dhe ka ngritur një padi për shpifjeje kundër Sekretarit Blinken në një gjykatë në Paris. Vitin e kaluar, gjykata korrektuese e Parisit ra dakord të dëgjonte rastin e tij.
?Asnjëherë në jetën time nuk jam akuzuar nga një person apo një institucion për korrupsion?, tha Berisha në telefon nga kryeqyteti shqiptar, Tirana.
?E kundërta ishte e vërtetë. Kam punuar shumë ngushtë me qeverinë amerikane në luftën kundër korrupsionit.?
Problemi me Sorosin
Berisha thotë se sanksionet janë hakmarrje ndaj përpjekjes së tij për ta shpallur Sorosin ?persona non grata? në Shqipëri, pasi u shqetësua për ndikimin keqdashës të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur të Soros në vendin e tij.
?Unë kurrë nuk kam pasur një problem personal me George Soros. Së pari ai e ndihmoi Shqipërinë që të kishte shoqëri civile dhe unë e falënderova për këtë por në një kohë të shkurtër u bë e qartë se ai po krijonte një model monastik të shoqërisë civile.
?Grupi Soros diktoi gjithçka. Pra, tani kemi një sistem drejtësie, të kontrolluar totalisht nga qeveria. Drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, në kundërshtim me ligjet kushtetuese, për momentin janë ish-prokurorë komunistë.?
Berisha, një kardiolog që udhëhoqi lëvizjen për të rrëzuar diktaturën komuniste të Shqipërisë, shërbeu si presidenti i parë jokomunist i Shqipërisë nga viti 1992 dhe më vonë si kryeministër dhe lider i opozitës.
Kongresmeni republikan i Nju Jorkut, Lee Zeldin, duke dyshuar mbi ngjarjen ka kërkuar tre herë që Blinken të sigurojë prova për të mbështetur akuzat e tij për korrupsion kundër Berishës. Gjatë një takimi të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve qershorin e kaluar, Zeldin tha se masa erdhi ?me sa duket nga askund?.
Zeldin tha se Berisha ?ishte i njohur gjithashtu si një kundërshtar agresiv i George Soros. Çfarë informacioni specifik mund të ndani me komitetin në këtë kohë për të justifikuar këtë lëvizje dramatike?
?E papranueshme dhe e dyshimtë?
Matt Palumbo pretendon në librin e tij të ri ?The Man Behind the Curtain: Inside the Secret Network of George Soros? se Blinken ka lidhje familjare me Soros.
Ai thekson faktin se babai i Sekretarit të Shtetit, Donald Blinken, ish-ambasadori i SHBA-së në Hungari dhe gruaja e tij Vera financuan Arkivat e Shoqërisë së Hapur të Vera dhe Donald Blinken në Universitetin e Evropës Qendrore në Budapest, i cili u themelua dhe financohej nga Soros. .
Palumbo citon gjithashtu një raport të Rrjetit të Fondacioneve Soros nga viti 2002, në të cilin Donald Blinken renditet në Bordin e Administratorëve të universitetit, me Soros si kryetar.
Pasi Antony Blinken u konfirmua si Sekretar i Shtetit, gazeta hungareze ?Magyar Nemzet? e quajti atë ?lajm të madh për George Soros?.
Në nëntor, Zeldin i shkroi përsëri Blinken duke kërkuar që ai të justifikonte veprimet e tij në Shqipëri.
?Kjo është kërkesa ime e tretë për informacion shtesë me Sekretarin Blinken që nga ngritja e çështjes së sanksionimit të Sali Berishës dhe ndodh gjatë seancës dëgjimore të Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve më 7 qershor 2021,? shkroi Zeldin.
?Kongresi luan një rol të rëndësishëm mbikëqyrës për degën ekzekutive duke përfshirë Departamentin e Shtetit, megjithatë zyra ime ka marrë jashtëzakonisht pak hollësi në përgjigje të pyetjeve të mia. Është e papranueshme dhe e dyshimtë që Departamenti i Shtetit nuk e ka përmbushur mjaftueshëm këtë kërkesë për informacion shtesë në kohën e duhur dhe në vend të kësaj ka zgjedhur të ngadalësojë një kërkesë të Kongresit për transparencë.?
?Blinken duhet të bëjë transparencë. Nëse ka prova se Berisha është i korruptuar, duhet t?i bëjë publike. Përndryshe, reputacioni i Amerikës dëmtohet.?
*Miranda Devine është autorja e ?Laptop nga Ferri: Hunter Biden, Big Tech dhe sekretet e pista që Presidenti u përpoq të fshihte? (Post Hill Press)./ Hashtag.al
Ndërkohë në Gjykatën Kushtetuese po vijon seanca për kërkesë...
Kryeministri Edi Rama ka replikuar në rrjete sociale me bano...
Gjykata Kushtetuese do të mblidhet sërish sot për të shqyrtu...
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) , ka vendosur t...
Ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha hedh dyshime se kryem...
Sot në Gjykatën Kushtetuese do të zhvillohet seanca e tretë ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar situatë...
Kryetari i shkarkuar Lulzim Basha ka përkujtuar tragjedinë ...
Dega e PD në Gjirokastër ka nisur të rithemelohet.Deputeti d...
Kandidati i koalicionit “Shtëpia e lirisë” për Bashkinë e Lu...
Partitë politike kanë ndezur motorrët e fushatës elektorale ...
“Shpopullimi është një projekt i qëllimshëm antikombëtar”. K...
Avokati Altin Goxhaj teksa ka komentuar zgjedhjet e pjesshme...
Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar pas akuzave të PD...
“Kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë” që janë zgjedhur nga demo...
Partia Demokratike prezantoi sot zyrtarisht kandidatin për k...
Ish kryeministri Sali Berisha ka çelur fushatën elektorale n...
Gazment Bardhi, sekretari i Lulzim Bashës, me shumë bëma mbi...
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka udhëzuar shqipt...
Demokratët po e tregojnë në të gjitha mënyrat se nuk e duan ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...