Vizat turistike më të shtrenjta në botë për qytetarët e BE-së
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...

Emisioni “Fiks Fare”, dikur ishte i vetmi, ishte revolucion. Po, revolucion në gazetari. Dhe kishte një këndvështrim krejt ndryshe me mediat, gati 20 vite më parë kur startoi. Me skandale, investigime, korrupsion dhe afera të ndryshme, çështje dhe problematika sociale të ditës.

Por, tani çuditërisht nga një emision i skandaleve kundër pushtetit dhe kundër Qeverisë, një luftëtar i madh kundër Fatos Nanos, një tjetër betejë e gjatë kundër Sali Berishës.
“Top Media”, peng e historive rozë të Vjollca Hoxhës
Me ardhjen e Rilindjes, ashtu si dhe vetë "Top Channel", edhe “Fiks Fare” është kthyer në vasalin e Kryeministrit dhe Qeverisë. E nga ana tjetër ka humbur drejtimin si një emision investigativ profesional, duke u kthyer fatkeqësisht së fundi edhe në “haremin” apo “shtratin” e qejfeve dhe historive rozë të Vjollca Hoxhës, një nga pronaret e "Top Channel".
Sot, CNA.al ka treguar me dokumente se si emisioni “Fiks Fare” ka mashtruar publikisht në lidhje me shtetasin Arben Reli.

Kanë gjetur një Arben Reli të ditëlindjes 1975, të lindur në Skrapar, dhe ia kanë faturuar një Arben Reli tjetër, të ditëlindjes 1964, lindur në Tiranë.

Por, pse ka ndodhur e gjitha?
E gjitha ka ndodhur pikërisht për historitë rozë të Vjollca Hoxhës. Historitë e saj rozë prej disa vitesh, për një lidhje që tashmë dihet botërisht, me Shpresim Bajraktarin. Një djalosh që dikur ndezi epshet e vejushës së "Top Channel" dhe tashmë në një konflikt pronësie të tij, me një tjetër ortak të dikurshëm ndërhyn “Fiks Fare”, gazeta “Shqip” dhe “Top Channel”.
Pra, “Top Media” kthehet në një marionetë të shtratit të Vjollca Hoxhës.
Filip Çakulli “fshin” parimet e "Fiks"-it
"Fiks Fare" ka pasur dikur disa parime.
Së pari, nuk merrej kurrë me konfliktet private mes dy palëve private. Sidomos në ato çështjet e pronësisë, kishte një parim. Ndërhynte vetëm pasi kishte një vendim të formës së prerë nga gjykata dhe këto duke zbuluar pjesën e korrupsionit apo padrejtësisë që ishte bërë në këtë vendim.

Ndërsa së fundi, “Fiks Fare” është ktrhyer në një “marionetë” shantazhuese, presioni dhe dhune mbi organet e drejtësisë.
Pse? Sepse Shpresim Bajraktari i shtratit të Vjollca Hoxhës ka probleme pronësie apo një konflikt me një ortak tjetër.
A mundet që ekrani ikonë, "Top Channel", emisioni dikur ikonë për investigimet e tij, sot është kthyer në një qelizë të trupit të Rilindjes dhe në një vegël apo instrument gërryes për interesat e vogla të një ortakërie, mes dy biznesmenëve privatë.

Dhe kjo sepse njëra palë shkon në shtratin e Vjollcës. Sepse po të shkonte pala tjetër, nuk do të kishim të tilla probleme. Kjo duket qartazi.
Së fundi, u përdor turpësisht siç përmendëm më lart, një mashtrim publik mes dy personave, duke nxjerrë dy dokumente të ndryshme. Ashtu sikundër është pretenduar me disa firma se janë false, por kanë qenë gjithmonë të vërteta.
Dhe nuk janë vetëm ato që kanë parë ekspertët në gjykata, por janë me dhjetëra dokumente të tjera, që i di "Fiks Fare", i di Filip Çakulli, i di Vjollca Hoxha, i di dhe Shpresim Bajraktari. I dinë të gjithë.
Por, mjafton të kesh një lidhje me një nga pronarët e “Top Channel” dhe pastaj të gjitha strukturat e “Top Media"-s, gazeta “Shqip”, “Top Channel”, “Fiks Fare”, rrëmbejnë pushkën dhe “qëllojnë”. A thua se vlen kaq shumë shtrati apo “haremi” si mund të quhet vendi ku ndodhin gjithë këto histori mashtrimesh, presione mbi drejtësinë, mbi gjykatat, mbi prokurorët.
Pse? Sepse humbin çështjet. Diku ka edhe drejtësi.
Po, diku ka edhe padrejtësi. Aty ku regjistrohen dokumente për dy pronarë, megjithëse ka një leje legalizimi për njërën palë dhe bëhen dy pronarë sepse në zyrën e Artan Lames troket Vjollca Hoxha, Filip Çakulli apo dikush tjetër.
Një prokurore në Korçë telefonohet nga drejtori i “Fiks"-it, një drejtor tjetër në Bashkinë e Korçës, presionohet nga gazetarët e "Top Channel", në qytetin e Korçës. E kështu me radhë. Mjafton të kesh media afër shtratit apo “haremit” dhe gjithçka fitohet. Edhe kur nuk je në të drejtën tënde, ti mund ta rrëmbesh, mund ta grabisësh, mund ta shantazhosh, të ushtrosh presion e të mashtrosh publikisht. Pse? Sepse në “harem” vërtitet Vjollca, Filipi, Shpresimi, e të tjerë.
Ky është rasti më flagrant që ka ndodhur me “Fiks Fare”, që dikur kishte disa parime, por me sa duket koha e Rilindjes, dashuria për pushtetin dhe paratë apo dhe historitë rozë, e kanë kthyer në një “lëpirje” dhe i ka fshirë parimet duke e kthyer në turpe publike, që shqiptarët tashmë i shohin dhe i prekin çdo ditë./CNA.al
Pasditen e djeshme, mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria...
Në Shqipëri duket se kur plas një skandal, tentojnë të bëj...
Sot, pas mbledhjes së radhës të Qeverisë, dy ministret...
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha njihet pë...
Reforma në Drejtësi, institucionet e reja të dala prej...
Gjykata e Elbasanit ka marrë sot vendimin për të kthye...
Ligji i investimeve strategjike në thelb të tij ka mbr...
Me 7 prill 2022, kryeministri Edi Rama, në një konfere...
Sot bëhen tri vite nga zgjedhjet vendore të 2019-ës. T...
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korru...
Një i vdekur dhe tre të plagosur ishte bilanci i një p...
Qeveria ka hedhur për konsultim draftin e amnistisë fi...
Historitë e tipit, ku një shtetas shqiptar në emigrim ...
Këshilli Europian - FJALA NË EMËR TË SHQIPËRISË I dashur ...
Dorian Tola dhe Mark Ndreca përkatësisht, Drejto...
Pesë ditë më parë, CNA.al, raportoi mbi një skan...
CNA.al publikoi ditën e enjte dokumentet ekskluzive që...
CNA.al ka publikuar sot një dokument ekskluziv, i cili...
Pasi na u shpërnda një letër publike nga SPAK, gjëja e...
Është sa qesharake, aq edhe e dhimbshme ajo që po ndod...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...