LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vjollca Hoxha, përtej ndjesës dhe gjobave

1 Prill 2022, 10:04, Aktualitet CNA

Një nga aksionerët e Top Channel, Vjollca Hoxha i detyrohet shqiptarëve një ndjesë publike.

Një ndjesë për faktin se nga ekrani i saj, nga një emision i Top Channel, i quajtur ?Top Story? ishin vënë gjoba ndaj biznesit.

Këtë e tha vetë Top Channel dje me një kronikë. Dhe Vjollca Hoxha duke thënë se na kishte hequr gjobaxhinjtë ka pranuar se në Top Channel ka pasur gjobaxhinj për vite e vite me radhë. Pasi emisioni Top Story në Top Channel kishte disa vite që transmetonte dhe u krijua menjëherë sapo Ben Blushi u bë drejtor i këtij televizioni.

Në fakt, Top Channel e kishte një emision investigative. Ai ishte Fiks Fare.

Përse duhej ndërtuar një emision tjetër? Një ditë në javë, të mërkurave, në një orë të dyshimtë, për ta parë kush? Ata që duhet të merrnin mesazhin. Dhe mesazhi ishin gjobat.

Këtë na e thotë Vjollca Hoxha, e cila e pranon. Por, nuk del dhe nuk kërkon ndjesë publike.

Nga ana tjetër duhet të mbajë dhe përgjegjësi ligjore. Pse në institucionin që ajo drejton siç është Top Channel, një pasuri kombëtare, vihen gjoba? Dhe pse minimalisht nuk I ka kallëzuar në prokurori autorët e këtyre gjobave?

Është Endrit Habilaj? Është Ben Blushi?

Kush është tjetër? Janë përfshirë gjithë gazetarët? A ka qënë në dijeni Vjollca Hoxha për gjobat?

Nga ana tjetër, zonja Hoxha u akuzua nga Endrit Habilaj se kishte hequr disa emisione.

Pra, Vjollca Hoxha e akuzonte se viheshin gjoba dhe Endrit Habilaj e akuzon se ka hequr disa emisione gjobash.

Fantastike dhe kjo. Në debatin mes Vjollca Hoxhës dhe autorit të emisionit Top Story, ku ende nuk është përfshirë Ben Blushi. Drejtori që ideoi dhe krijoi Top Story. Emisioni I cili më parë ka qënë emisioni politik i drejtuar nga Sokol Balla. Ide dhe krijimi i tij.

Sot emisioni po rikthehet si emision politik, ndërsa Top Story i gjobave që denoncoi Vjollca është mbyllur një herë e mirë. Endrit Habilaj është larguar. Shqiptarët po shikojnë në Top Channel si akuzohen për gjobëvënie dy palë.

Në fakt, Vjollca Hoxha ka për detyre të bëjë edhe një ndjesë tjetër, në rast se e ka kuptuar se janë vënë gjoba.

Si është përdorur gazeta Shqip, e drejtuar po nga Endrit Habilaj, në pronësi të Vjollca Hoxhës, kundër biznesmenëve?

Përtej rastit të përmendur nga Endrit Habilaj, apo vetë akuzat e Vjollcës.

I ka bërë Habilaj dhe Vjollca thjesht vështronte sesi mediat e saj bënin kurban biznesmenë? A ka dhëne urdhër për sulme për interesa historish ……

Janë me dhjetëra shkrime në gazetën Shqip, janë disa emisione në Fiks Fare. E kanë akuzuar si ndërtim pa leje për disa ballkone.

Në fakt çështja është më e thellë. Ka pasur presion, shantazh, gjyqe, përplasje midis dy bashkëpronarëve. Ku njëri ka investuar dhe tjetri jo. Dikush e njeh përqindjen, por tjetri pretendon më shumë.

E këtu më pas shfaqet Top Channel, shfaqet Vjollca Hoxha. Sepse një nga bashkëpronarët, trashëgimtarë apo bashkëpronarë me Arben Relin ka pasur histori rozë me vajzën e Vjollcës, apo me vetë këtë të fundit.

Mirë gjobat, po shantazhet dhe presionet për grabitje pronash? Shkrimet pa fund dhe denoncimet, sapo ka një gjyq.

Sapo çështja shkon në prokurori mbyllet me telefonatat që shkojnë nga miqtë rreth Vjollca Hoxhës.

Ka një vendim gjykate. Ka një gjyq për t?u mbledhur. Kërcet Top Channel, kërcet gazeta Shqip, dikur dhe Fiks Fare, kundër një biznesmeni për një pronë në majë të Korçës.

Prandaj, Vjollca Hoxha është përtej gjobave që thotë Endrit Habilaj.

Habilaj ka qënë thjeshtë dhe vetëm autori I një emisioni që bënte punën e tij, vendoste dhe gjoba sipas Vjollcës, por ka pasur një drejtor mbi kokë, që quhej Ben Blushi. Ka pasur një pronare mbi kokë që quhej Vjollca Hoxha.

Endrit Habilaj akuzohet se ka vënë gjoba.

Po shantazhet, presionet, intimidimi, sulmi, shkatërrimi i imazhit që i është bërë biznesmenit Arben Reli nga Vjollca Hoxha?

A nuk kërkon një ndjesë?

A duhet të tërhiqet vërtetë Vjollca Hoxha nga të gjitha këto akte krimi? Gjobëvënia është krim.

Endrit Habilaj nuk e ka njohur biznesmenin, por ka marrë urdhërin dhe ky është rasti që edhe ai të thotë të vërtetën.

cna lajme aktualitetPrandaj, përtej debatit të gjobave ka edhe shumë çështje të tjera brenda Top Channel, mediave të tij, me Endritin, me Blushin, me Vjollcën, për dhjetëra raste të tjera, që tregojnë se Zonja Vjollca Hoxha ka qënë në dijeni të këtyre veprimeve.

Jo vetëm të gjobave, por edhe të grabitjes së pronave, mund të quhet rasti i biznesmenit Arben Reli, që pastër dhe hapur akuzon Vjollca Hoxhën me gisht. Akuzon Top Channel me gisht. Akuzon edhe autorin e emisionit Top Story, Fiks Fare apo dhe gazetën Shqip. Sepse ka ndërhyrë në një pronë private, në një debat mes dy biznesmenëve, dy ortakëve dhe pasojat janë të frikshme.

Ndërsa Vjollca akuzon Endritin se ka vënë gjobë, Endriti i thotë Vjollcës ?ti ke vënë gjobë?. Emisionet janë hequr, janë vendosur.

Po, këto të tjerat me biznesmenë që ndërhyhet për pronat e historive rozë dhe kërkohet t?iu grabiten miliona euro apo vendosen gjoba, sipas interesit të tyre dhe jo çmimeve që ka tregu?

Prandaj, Vjollca Hoxha është përtej një ndjesë që duhet ta japë jo thjeshtë për gjobat që janë vënë në ekranin e saj, sepse është po aq fajtore dhe përgjegjëse, pasi ka qënë administratore e kompanisë.

Dhe mban përgjegjësi ligjore që Top Channel ka vendosur gjobë. Ka qënë në dijeni dhe nuk ka vajtur t?i denoncojë. Ashtu sikundër Endrit Habilaj mban përgjegjësi dhe duhet të shkojë e të tregojë në prokurori si i vinte gjobat Vjollca Hoxha dhe kush ka përgjegjësinë e saj.

Më tej, a janë bashkëpunëtorë? Pa asnjë diskutim. Rasti i Arben Relit tregon gjithçka. Nuk janë të pastër, nuk janë të ndershëm, nuk janë të vërtetë. Thjeshtë dhe vetëm ?çakejtë? po ?shqyejnë? midis tyre. ?Viktima? ka pasur plot. Biznese pa fund. Miliona euro pasuri.

Mjafton të shikoni bilancet e Top Channel. Me vajtjen e Ben Blushit dhe fillimin e Top Story-t, pati një bilanc goxha pozitiv, miliona euro fitime. Ortakëri me pronarët e inceneratorëve, e të tjera si këto.

Prandaj, Vjollca Hoxha përtej lajmit se ka vënë gjoba Endrit Habilaj, duhet të kërkojë ndjesë publike, ndoshta të japë dorëheqjen dhe të tërhiqet nga kjo punë.

Pasi turpëroi jo vetëm Top Channel, ?perandorinë? e ndërtuar nga ish-bashkëshorti i saj, por e përdori atë dhe për historitë rozë. Dhe siç e akuzon Endriti për gjoba dhe siç e akuzon biznesmeni për shantazh dhe grabitje të pronës për interesa të njerëzve afër saj./CNA.al

Habilaj akuza Vjollca Hoxhës dhe Sokol Ballës/ I vunë e po vënë gjoba biznesit

Luftë mes gjobaxhinjëve/ Top Channel-Habilaj si shembulli më i keq i gazetarisë

Çfarë halli ka Vjollca Hoxha në majë të Moravës?!

Kush dhe pse po i vë gjobë biznesmenit Arben Reli?!

Shantazhi i Fiks Fare/ Prokuroria: Arben Reli, qytetar i lirë

Skandali/ Mediat e Vjollca Hoxhës, akuzuan biznesmenin Arben Reli, për miqtë e historive rozë që i kanë 400 mijë euro borxh

Lajmet e fundit nga