Murrizi paralajmëron Berishën: Koha e këllirave duhet të marrë fund ose do fundoseni
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka rea...

Një libër kujtimesh, i shkruar nga diktatori Enver Hoxha, “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë” u përdor sot si tallje nga kryeministri Edi Rama dhe njerëz të tjerë nëpër rrjetet sociale, pas deklarimit që bëri vetë ish-kryeministri dhe ish-presidenti i vendit, Sali Berisha, në konferencën e tij për mediat, duke theksuar se “Po, ishte në listën e personave që ishin shpallur 'non-grata' nga britanikët”.

Por, a është ky rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë?
Po, ka një rrezik të vërtetë. Goditja që i bëhet Berishës nga amerikanët dhe britanikët është zgjedhja e tyre. Ata kanë konstatuar, kanë materialet e tyre. Tek amerikanët, Berisha pretendon se ia ka bërë Soros. Te britanikët sërish del Lulzim Basha, persona rreth Berishës e Bashës, bashkëpunëtorë të tij, biznesmenë të lidhur me krimin, e të tjera si këto, që tashmë dihen publikisht.
Në fakt, Sali Berisha nuk ka bërë as më pak e as më shumë sesa të tjerët. Por, “rreziku anglo-amerikan”, në këtë rast vë në pikëpyetje Opozitën dhe rrezikon vërtetë Shqipërinë.

Së pari, jo sepse Sali Berisha është shpallur “non-grata”. SHBA dhe Britania kanë konkludimet e tyre.
Por, sepse tashmë ka një problem në Opozitë. Po goditet sistematikisht çdo një vit dhe lideri kryesor i saj, njeriu që mblodhi njerëzit në 7 korrik dhe tronditi Qeverinë, vazhdon të sulmohet në mënyrë të ashpër nga ndërkombëtarët. Duke goditur Sali Berishën, po goditet Opozita. Sepse fatkeqësisht, Opozita nuk ka një njeri tjetër që të shikohet si bashkues apo lider i saj.
Basha tradhëtoi demokratët, "thikë pas shpine" Berishës
Lulzim Basha, tek i cili u mbështetën amerikanët dhe britanikët, i cili i ka ndihmuar me informacione kundër Berishës. Dhe për të shpëtuar lëkurën e tij shumë gjëra ia ka faturuar Berishës edhe gjatë kohës së drejtimit të Opozitës, nuk është më njeriu i duhur i PD-së. Lulzim Bashën nuk e do më njeri në Partinë Demokratike.
Nuk është një lider, është një sharlatan politik, është një njeri i korruptuar i lidhur me krimin. Ata që ka pasur bashkëpunëtorë Sali Berisha, i ka pasur edhe Lulzim Basha. Ato dosje që ka pasur Sali Berisha, i ka pasur edhe Lulzim Basha.

Prandaj, theksova edhe më lart, Sali Berisha nuk ka bërë asgjë më shumë sesa të tjerët. Përfshirë këtu edhe Edi Ramën. Në qoftë se duhet të jetë në listën e personave, që kanë bërë po aq sa Saliu, me të mirat apo të këqijat e tyre.
Rreziku i "vrasjes" së Opozitës
Opozita është problemi. Sepse ajo po goditet. Opozita nuk ka lider, sot nuk ka një drejtues. I vetmi është Sali Berisha. Ai i mblodhi njerëzit. Atë ndjekin demokratët nga pas.
Goditjet e njëpasnjëshme që vijnë nga ndërkombëtarët, por edhe nga ndonjë reagim që kanë pasur gjermanët, apo ndonjë goditje që mund të vijë sërish nga vendet e Europës apo Bashkimit Europian, rëndon apo dëmton dhe kthehet vërtetë në një rrezik për Shqipërinë. Sepse vendi rrezikon të mbetet pa opozitë. Dhe kryeministrit Edi Rama mund t’i zgjatet pushteti i tij.
Jo në çdo rast pas lobimeve qëndron Lali Eri, Edi Rama, Soros, e të tjerë si këta. Ku, diku mund të kenë gisht. Por, në një sulm frontal dhe në një qëndrim të tillë, këtu mund të jenë përzier të gjithë, përfshirë edhe Lulzim Bashën.
Por, ama pasojat nuk i vuan Sali Berisha.
Sali Berisha është një 77-vjeçar që nesër mund largohet nga kjo jetë.
Dhe në rast se largohet Berisha, në krye të PD-së, ngelet Flamur Noka, me statut.
Pra, kjo është gjendja që ka katandisur Opozita sot. Berisha mund të ketë një mijë e një akuza, por është dikush që mbledh Opozitën, del në protestë, kishte njerëz në 7 korrik.

PD-ja në dorë të Flamur Nokës. PD-ja nuk ka më lider. PD-në nuk ka më kush ta udhëheqë. Dhe pa këtë, Shqipëria po ngelet pa Opozitë.
A mund të jetë Ilir Meta, Opozitë? E pabesueshme që ai të marrë rolin e liderit të Opozitës. Pasi është po aq zullumqar, nëse do ta quajmë, dhe më tepër se çdo njeri tjetër i shpallur "non-grata" në Shqipëri.

Goditjet e ndërkombëtarëve, rrezik për Shqipërinë
Prandaj, vërtetë goditjet e njëpasnjëshme që po i jepen Sali Berishës janë një rrezik për Shqipërinë. Një rrezik jo anglo-amerikan. Por, një rrezik që Shqipëria të ngelet pa Opozitë, pasi anglo-amerikanët i kanë goditur liderin.
Opozita nuk ka një lider tjetër për t’u përplasur me Qeverinë e kjo do të çojë në një qeverisje më të ashpër, më arrogante, më të korruptuar, më autokrate, që vërtetë është një rrezik për Shqipërinë, pasi po e çon vendin drejt një ndarje të Opozitës. Po e çon vendin drejt një Opozite që nuk e duan më ndërkombëtarët zyrtarisht, e duan shumica e shqiptarëve opozitarë. Por, kjo është e pamjaftueshme. Tashmë ekuacioni vazhdon të ketë të panjohura, por ato bëhen gjithmonë e më të pakëta.
Goditja e njëpasnjëshme nga anglo-amerikanët rrezikon të lërë Shqipërinë pa Opozitë. T’i zgjasë pushtetin Edi Ramës. Të sjellë më shumë autokraci, korrupsion dhe destabilitet, pavarësisht se Shqipëria tenton të hedhë hapa të vegjël drejt Europës.
Hapa të cilat më shumë sesa ligjorë dhe të sigurtë, janë hapa që vijnë nga koha dhe nga detyrimi për të vënë me “shpatulla pas muri”, ndërkombëtarët për burokracitë e tyre. Sa për standardet e Shqipërisë për në BE, me raportet që ka Shqipëria për krimin, për drogën, përfshirë dhe "non-grata"-t dhe rrezikun anglo-amerikan, nuk do të ishte as në derën e ndonjë ahuri, e jo më në dyert e BE-së./CNA.al
Është për të ardhur keq, që një media kombëtare, një e...
LSI-ja, forca politike e themeluar nga Ilir Meta për inat ...
Herë ia rrëmbejnë kokainën rrugës për në magazinë dhe herë...
Ka ngjallur interes të madh ditën e djeshme seanca dëg...
Në shtator të vitit 2021, ish-kreu i Partisë Demokratike, ...
Në maj të vitit 2021, gazetari Elio Laze është arrestuar p...
Pas gati dy vitesh, më në fund edhe LSI-ja ka filluar të f...
Dikur emisioni ikonë në një nga ekranet, i cili ishte ëndë...
Nëse të njëjtin identitet, pra të njëjtin emër dhe mbiemër...
Emisioni “Fiks Fare”, dikur ishte i vetmi, ishte revolucio...
Pasditen e djeshme, mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria...
Në Shqipëri duket se kur plas një skandal, tentojnë të bëj...
Sot, pas mbledhjes së radhës të Qeverisë, dy ministret...
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha njihet pë...
Reforma në Drejtësi, institucionet e reja të dala prej...
Gjykata e Elbasanit ka marrë sot vendimin për të kthye...
Ligji i investimeve strategjike në thelb të tij ka mbr...
Me 7 prill 2022, kryeministri Edi Rama, në një konfere...
Sot bëhen tri vite nga zgjedhjet vendore të 2019-ës. T...
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korru...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...