
Në maj të vitit 2021, gazetari Elio Laze është arrestuar për armëmbajtje dhe drogë.
Por pavarësisht kësaj, ka arritur t’i shpëtojë burgut në mënyrë të dyshimtë.
Ai është lënë nga gjykata i lirë dhe prokurori Artan Lulaj nuk e ka ankimuar në Apel vendimin e Gjykatës së shkallës së parë.
Duke ngritur kështu dyshime se prokurori Lulaj ka marrë ryshfet për të mos e kryer detyrën e tij.
Lulaj është shkarkuar nga Vettingu me 13 janar të vitit 2022, jo vetëm për aspektin profesional, por edhe në lidhje me pasurinë.

Sipas KPK-së, Lulaj nuk kishte qenë bashkëpunues, ndërsa nuk kishte kthyer disa përgjigje, nuk kishte vënë në dispozicion dokumente dhe kishte refuzuar të bënte transparencë mbi pasurinë e së bijës.
Deri më tani nuk ka një hetim nga SPAK-u në lidhje me pasurinë e Lulajt.
Në kohën që çështja e gazetarit Elio Laze ka mbërritur në Gjykatë për masën e sigurisë, është zhdukur një nga dy akuzat që rëndonin mbi të.
Ai është dërguar në Gjykatë për masë arrestimi, vetëm me akuzën për “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”, të parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal dhe duke zhdukur akuzën "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të parashikuar nga 283 i Kodit Penal.
Me datë 31.05.2021, Gjykata nëpërmjet gjyqtarit Besnik Hoxha, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova që personi nën hetim, Elio Laze, mund të ketë kryer veprën penale të parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal, çka përmbush kushtin e dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova, i përcaktuar nga neni 228/1 i Kodit të Procedurës Penale, si kusht për caktimin e masës së sigurimit.

Por papritur Laze është sëmurë dhe përveçse i është hequr dhe një akuzë, ai është lënë edhe i lirë.
Ka qenë prokurori Artan Lulaj që ka kërkuar ndryshimin e objektit të kërkesës lidhur me caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasit Elio Laze nga ajo e “arrestit ne burg” në atë të “arrestit në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 I K.Pr.Penal.
Pra, fillimisht është zhdukur një nga akuzat, më pas është sëmurë Elio Laze, është “zbutur” prokurori Artan Lulaj dhe përfundimi, asnjë ditë burg për gazetarin e kapur me armë dhe drogë./CNA.al
Pas gati dy vitesh, më në fund edhe LSI-ja ka filluar të f...
Dikur emisioni ikonë në një nga ekranet, i cili ishte ëndë...
Nëse të njëjtin identitet, pra të njëjtin emër dhe mbiemër...
Emisioni “Fiks Fare”, dikur ishte i vetmi, ishte revolucio...
Pasditen e djeshme, mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria...
Në Shqipëri duket se kur plas një skandal, tentojnë të bëj...
Sot, pas mbledhjes së radhës të Qeverisë, dy ministret...
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha njihet pë...
Reforma në Drejtësi, institucionet e reja të dala prej...
Gjykata e Elbasanit ka marrë sot vendimin për të kthye...
Ligji i investimeve strategjike në thelb të tij ka mbr...
Me 7 prill 2022, kryeministri Edi Rama, në një konfere...
Sot bëhen tri vite nga zgjedhjet vendore të 2019-ës. T...
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korru...
Një i vdekur dhe tre të plagosur ishte bilanci i një p...
Qeveria ka hedhur për konsultim draftin e amnistisë fi...
Historitë e tipit, ku një shtetas shqiptar në emigrim ...
Këshilli Europian - FJALA NË EMËR TË SHQIPËRISË I dashur ...
Dorian Tola dhe Mark Ndreca përkatësisht, Drejto...
Pesë ditë më parë, CNA.al, raportoi mbi një skan...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...