LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekskluzive-Zbulohen fotot e armës së gazetarit/ Elio Laze u arrestua me pistoletë me fishek në gojë

18 Mars 2022, 16:02, Aktualitet CNA
Ekskluzive-Zbulohen fotot e armës së gazetarit/ Elio Laze u arrestua

Gazetari Elio Laze është arrestuar me 28 Maj 2021, për amë-mbajtje por edhe për drogë.

Gjatë kontrollit nga  Policia atij i është gjetur një pistolet e markës, ?Ecol?, të cilën e gazetari e mbante në çantën e dorës.

Pistoleta kishte një karikator me një fishek luftarak. Para oficerit të Policisë gjyqësore, Laze ka deklaruar se e kishte blerë po atë natë pistoletën.

Në dëshminë e siguruar nga CNA.al,  Laze ka thënë se e ka blerë pistoletën kundrejt një shumë 200 euro, nga dy djem të rinj, të cilët po konsumonin lëndë narkotike, hashash.

?Pasi shkëmbyem disa fjalë njëri prej personave më pyeti mua, nëse une doja ndonjë armë zjarri. Unë i pavetëdijshëm kam thënë se kam vetëm 200 euro me vete dhe për qa para une do të blja një armë zjarri. I gjendur në kushtet që unë bëra shkak, por në realitet e kërkova në formë shakaje, unë isha i detyruar të bëj pagesën dhe nxora paratë dhe bëra likudimin e armës së zjarrit dhe e mora armën dhe e futa në çantë?, ka deklaruar ndër të tjera në Polici, gazetari Elio Laze.

Arma e zjarrit që kishte gazetari Elio Laze në momentin e arrestimit, ka këto karateristika.

Pistoletë më numër EV-1051649, me pjesë metalike ngjyrë grid he në doreze ka dy pllaka plastike me ngjyrë të zezë, të fikstuara me vida. Në anën e mjatë të armës,  mbi këmbëzën e shkrepjes është stampuar me pikëzim numri EV-1051649. Në anën e majtë të djepit luajtës është stampuar ?GRIZZLY Made For Zarimex?. Arm aka një gjatëse 98.5 mm dhe diametër të brendshëm në dalje 7.7 mm. Nga kqyrja në brendësi të tytës evidentohen kanale të përshtatur si vjaska.

Tyta e armës përbëhet nga dy shtresa, ndarja midis të cilave evidentohet si nga e para ashtu edhe në anën e folesë së fishekut. Shtresa e brendshme e ka trashësine 2 mm.

Nga ekzaminimi kriminalistik ka rezultuar se arma që posedonte gazetari Elio Laze, është armë zjarri jo standarte që përdor si municion fishekë standartë luftarakë të fabrikuar të kalibrit, 7.65 mm.

Gjithashtu ka rezultuar se arma ishte në gjendje të mirë teknike dhe realizonte qitje normalisht. Edhe fisheku i gjetur në armë ka rezultuar në gjendje të mirë teknike dhe i përshtatshëm për qitje./CNA.al

Lajmet e fundit nga