LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Top Channel", shembulli më i keq i gazetarisë/ Në sulm për gjoba apo çfarë?

21 Korrik 2022, 10:14, Editorial CNA
"Top Channel", shembulli më i keq i gazetarisë/ Në sulm
Vjollca Hoxha

Është për të ardhur keq, që një media kombëtare, një ekran që ishte ëndrra e çdo gazetari në Shqipëri, të katandiset në një media të akuzuar për shpifje dhe gjoba, apo që sulmon biznesmenë për interesa personale.

Bëhet fjalë për televizionin kombëtar "Top Channel", i cili një ditë më parë është akuzuar nga kryeministri Edi Rama publikisht për shpifje.

Deklarata e kryeministrit erdhi pas publikimit të një lajmi, lidhur me sulmin kibernetik ndaj e-Albania.

Duke mos cituar asnjë burim,"Top Channel", pretendonte se hakerat kanë kërkuar si shpërblim 30 milionë dollarë për të liruar sistemin.

Rama i ka hedhur poshtë këto pretendime, ndërsa thekson se pas sulmit të hakerave qëndron një shtet tjetër.

Gjyqet me median për shpifje, përfshirë edhe shpifjet që përhapin panik, nuk janë në praktikën e qeverisë sonë! Prandaj i bëj thirrje publike 'TCH' të ndalë menjëherë valën e shpifjeve dhe përhapjen e panikut lidhur me pasojat e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë!

Lajmet për një gjobë 30 milionë euro nga hakerat apo për shkatërrimin e të dhënave janë krejt të rreme! Qeveria ka informuar aq sa mund të informojë, ndërkohë që lufta nuk ka mbaruar dhe pas hakerave qëndron një shtet tjetër, jo një bandë dosido digjitale që merret me gjoba!”-shkruante Rama një ditë më parë në rrjetet sociale.

"Top Channel", shembulli më i keq i gazetarisë/ Në sulm

Më tej, ka reaguar "Top Channel", duke ndryshuar lajmin.

I gjendur në panik, "Top Channel" ka vijuar manovrat, duke e ndryshuar lajmin disa herë, çka mund të vërtetohet dhe nga fotot e mëposhtme, ku në pak minuta lajmi është ndryshuar 3 herë.

"Top Channel", shembulli më i keq i gazetarisë/ Në sulm"Top Channel", shembulli më i keq i gazetarisë/ Në sulm"Top Channel", shembulli më i keq i gazetarisë/ Në sulm"Top Channel", shembulli më i keq i gazetarisë/ Në sulm"Top Channel", shembulli më i keq i gazetarisë/ Në sulm"Top Channel", shembulli më i keq i gazetarisë/ Në sulm

Por, nuk është vetëm ky rasti kur "Top Channel", është përfshirë në skandal.

Kujtojmë këtu se vetëm pak ditë më parë, CNA.al publikoi një skandal të paprecedentë, ku janë përfshirë mediat "Top Channel", gazeta "Shqip" dhe "Fiks Fare".

Për interesat e historive rozë të Vjollca Hoxhës, “Fiks Fare” ka sulmuar ashpër një biznesmen, duke mos kursyer shpifjet dhe mashtrimet.

Janë përdorur edhe gazeta “Shqip”, dhe ekrani i "Top Channel".

Ndërsa kulmi ka arritur në datën 7 korrik, ku kanë abuzuar me emrin e një personi, duke përdorur dhe dokumente zyrtare.

Në minutën 21:53, të emisionit "Fiks Fare" të datës 7 korrik 2022, ndër të tjera thuhet se "Fiks Fare" ka kërkuar informacion pranë Shërbimit të Provës në Tiranë, ku sipas tyre rezulton se Arben Reli është dënuar për falsifikim të dokumenteve dhe vetëgjyqësi.

Por, e vërteta qëndron krejt ndryshe. CNA.al ka publikuar pasaportën e biznesmenit Arben Reli, që tregon qartë se nuk është i njëjti person me Arben Relin e "Fiks Fare".

"Top Channel", shembulli më i keq i gazetarisë/ Në sulm

Arben Reli ka lindur me datë 02.04.1964 në Tiranë. Ndërsa Arben Reli i "Fiks"-it ka lindur në 1975 në Skrapar.

"Top Channel", shembulli më i keq i gazetarisë/ Në sulm

Më tej, CNA.al publikoi edhe dëshminë e penalistetit të biznesmenit Reli, që tregon se ky i fundit nuk është i dënuar nga gjykata.

"Top Channel", shembulli më i keq i gazetarisë/ Në sulm

Një sulm për interesa të historive rozë të Vjollca Hoxhës apo gjoba?

Kësaj pyetje mund t'i përgjigjet "Top Channel".

Rasti tjetër është disa muaj më parë, ku një ndër ish-gazetarët e "Top Channel", autori i emisionit “Top Story”, Endrit Habilaj, akuzoi publikisht këtë media se vë gjoba.

Endrit Habilaj ka akuzuar Vjollca Hoxhën për gjobë ndaj biznesit. 

Në fakt, me fillimin e "Top Story"-t në atë kohë, ishte biznesmeni Nadir Çausholli i pari i cili akuzoi për gjobëvënie "Top Channel". Çështja u hap në prokurori, por më pas palët u pajtuan.

Në fakt edhe në lidhje me këtë biznesmen, "Top Channel" ka pasur një histori “mes dashurisë” dhe urrejtjes.

Nëpërmjet një emisioni, "Top Story", "Top Channel" publikonte denoncime, për të cilat pretendonte se ishin të vërteta, në lidhje me një grosist ilaçesh në Shqipëri. Por, probleme pati dhe denoncime edhe për pronarin dhe administratorin e një rrjeti spitalesh private në Tiranë.

CNA.al ka zbardhur me detaje akuzat e hedhura nga palët ndaj njëra-tjetrës, por edhe mënyrën se si ata kanë reaguar. (Lexo ketu)

Në atë kohë, Nadir Çausholli, pronari i "CFO Pharma" reagoi mjaft ashpër. Me kallëzime penale në prokurori, me letra drejtuar ambasadës së SHBA-së dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Por, tashmë duket se është harruar “urrejtja”, dhe kanë filluar historinë e “dashurisë”, pasi Çausholli publikon reklama në "Top Channel".

Gjithashtu edhe një tjetër biznesmen ka pasur përplasje me "Top Channel" dhe Vjollca Hoxhën.

Ai është Klodian Allajbeu i spitalit Amerikan. Mësohet se ky i fundit ka pasur një takim në atë kohë me zyrtarë të Ambasadës, në lidhje me të njëjtën problematikë që kishte shfaqur në opinionin publik edhe biznesmeni, grosisti i ilaçeve, zoti Nadir Causholli.

Në atë kohë, Spitali Amerikan financonte një emision shëndeti, i cili drejtohej nga një prej menaxherëve të spitalit Amerikan, “Hipokrati”, i cili kishte sponsor zyrtar Spitalin Amerikan. Më pas ky emision mbyllet dhe fillojnë përplasjet. (Lexo këtu)

Gjithashtu ka pasur edhe një reagim nga Shefi i Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, Brian Beckmann, në prill 2019, u shpreh se mediat përdoren si armë kundër biznesit, personave apo partive politike dhe jo si mjet për të treguar të vërtetën. 

Këto janë vetëm disa nga rastet e bëra publike, ku "Top Channel" vihet në qendër të akuzave për gjoba dhe shpifje. Akuza që fillojnë nga biznesmenë të mëdhenj në vend, e shkojnë edhe deri te Kryeministri./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga