
Ndodh në Shqipëri, ka disa ditë që e shohim. Një pronar mediash, Irfan Hysenbelliu, ish-kapteri i diktaturës, i cili u kthye në “benjamin” të Ilir Metës, “ushtar” të Lulzim Bashës, “servil” të Erion Veliajt, “vëlla” i Taulant Ballës, pasionant i ardhjes së Rilindjes në pushtet, dhe “luftëtar” i saj, prej disa ditësh po sulmon disa institucione publike. Kuptohet, gjithmonë për interesat e tij personale dhe bizneset e tij.
Për të qenë të qartë, shumë kapterë ka pasur komunizmi, ndoshta ka edhe sot, shumica kanë qenë edhe burra të nderuar, por ka edhe si rasti i Irfanit që u bënë biznesmenë, blenë edhe televizion, dhe e përdorin për të mos paguar taksat. Siç është rasti i përplasjes me Tatimet, ku nuk ka kontroll. Thjesht dhe vetëm i kërkohet të paguajë ato që ka deklaruar.
Nga ana tjetër, sulmon Doganat se e kapin në evazion fiskal. Sulmet e tij nuk janë morale. Sulmet janë klienteliste dhe korruptive. Nuk kanë parim mediash, nuk kanë parim gazetarie. Sepse Irfan Hysenbelliu, njeriu i paguar me qindra mijëra euro nga afera korruptive e inceneratorëve del e bën moral. Kuptohet tani, duke i mbajtur ison, Opozita.

A nuk është e turpshme?
Del Partia Demokratike dhe flet në mbrojtje të Irfan Hysenbelliut. Thotë “hiqni drejtorin e Doganave, se i vuri gjobë Irfanit”.
A mundet Opozita të jetë e tillë?
Në fakt, Opozita duhej të dilte e të thoshte se media ka pushtetin e saj të pavarur e të shohë punën e saj. Në rast se drejtori i Doganave ka vënë gjobë të drejtë, gjoba të paguhet.
Kjo është që duhet të thotë Opozita.

Por, në fakt Opozita doli dhe sulmoi Doganat, që nuk është hera e parë që ndodhen nën vandalizmin e Irfan Hysenbelliut dhe mediave të tij.
Por, Tatimet, Dogana, Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve Publike, kanë qenë objekt sulmesh nga Irfani. Dhe çdo institucion tjetër, ku ai ka pasur probleme. Përfshirë këtu edhe gjykatat dhe sistemin e drejtësisë.
Del Ilir Meta, kryetari i partisë së re, që flet për liri dhe kërkon drejtësi për Irfanin, të ikë drejtori i Doganave dhe të mbrohet Irfan Hysenbelliu.
A ka turp më të madh?
A ka gjë më të llahtarshme dhe më të pështirë se si një ish-kapter diktature, i kthyer në biznesmen, përdor mediat e tij për sulme ndaj institucioneve për interesat e tij personale, korruptive dhe klienteliste, të mbrohet nga Opozita? Të mbrohet nga Ilir Meta dhe Sali Berisha.
Kjo është Opozita që duan shqiptarët?
Një shantazhues institucionesh, i akuzuar dhe për gjobaxhi, sulmon dhe flet atëherë kur i ceken interesat. Kur ka korrupsion, kur ka skandale apo afera, ai hesht dhe merr paratë, siç është rasti i inceneratorëve, për mediat e tij dhe të familjarëve të tij.
E pra, është e llahtarshme, është e tmerrshme dhe e turpshme kjo që po ndodh me Opozitën. Merr në mbrojtje ish-kapterin e diktaturës, të kthyer në biznesmen, se ka disa media, të cilat i përdor për të shkelur ligjin, për të abuzuar me taksat, dhe për të bërë evazion fiskal?

Po, pse, për këtë duhet Opozita?
Të mbështesë ata që duan të abuzojnë dhe vjedhin shtetin?
Ndërkohë që qytetarët paguajnë taksa dhe mezi mbyllin muajin, Irfani nuk paguan ato që ka detyrime në shtet. E jo më t’ia kontrollosh. Se po i hynë një kontrolli vendçe, do na dalë me “këpucë të kuqe”. Përtej borxheve ku është mbytur, dhe taksat e detyrimet që nuk i jep shtetit.
Prandaj Opozita bën mirë të reflektojë. Ilir Meta ndoshta jo, se shumë thonë që te “Fani” ai është mbi kokë. Por, ndoshta Opozita e vërtetë, Partia Demokratike, duhet të ketë një qasje tjetër.
Sa më shpejt ta bëjë, aq më mirë do të jetë./CNA.al
Ilir Meta i PL-së, ka sulmuar sërish ditën e sotme kreun e...
Ilir Meta ka dalë sot duke bërtitur për të kapur hajdutin....
Ilir Meta, në një konferencë për media, ka sulmuar Lulzim ...
Autoriteti i Dosjeve kërkon ndryshimin e ligjit për të ver...
Pas ish-kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, edhe ish-pr...
Ilir Meta ka nisur luftën të hapur me kryetarin e Bashkisë...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka sulmuar mb...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, e ka përsëritur edhe n...
Gjatë një takimi me intelektualë, kryetari i Partisë D...
Gazetari dhe publicisti Ylli Dylgjeri, ka sulmuar mbrë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është supriz...
Avokati Genc Gjokutaj ka hedhur akuza, teksa foli për ...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i bëri sot nj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngrit...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një ...
Prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama po ndan në pro...
Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë do të zhvillojë një ...
Ditën e enjte, Kuvendi do të mbajë sesionin e jashtëza...
Pas dorëzimit të mandatit të Presidentit, Ilir Meta mo...
Sekretarja për Marrëdheniet me Publikun, Jola Hysaj, k...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...