Skandali i inceneratorëve/ PD, tjetër thirrje SPAK-ut: Stepja ju bën bashkëfajtorë
Sekretarja për Marrëdheniet me Publikun, Jola Hysaj, k...

Pas dorëzimit të mandatit të Presidentit, Ilir Meta mori drejtimin e partisë që themeloi në vitin 2004, së cilës nga Lëvizja Socialiste për Integrim ia ndryshoi emrin në Partia e Lirisë.
Lidhur me këto zhvillime ka reaguar ashpër gazetari Enkel Demi, i cili nuk i ka kursyer sulmet ndaj Metës.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Demi thotë se nuk do ta ngrinte zërin nëse këta që sot bëjnë si “opozitarë” do të rrinin në skutat e tyre, por thekson se nuk mund të heshtë kur shikon që ringrihen në organet drejtuese të opozitës.
Ai deklaron se pikërisht këta persona që bëjnë sot opozitë, u blenë me paratë e drogës të dhëna në dorë ose me leje ndërtimi, tendera e koncesione të tjera dhe ndihmuan kryeministrin Edi Rama të rrinte në pushtet e të instalonte regjimin.
“Padyshim mbështes gjithkënd në opozitë që përpiqet të largojë klikën në pushtet.
Por, nuk mundem të kapërdij ata “opozitarët” që ndihmuan Edi Ramën të ndryshonte Kushtetutën, të instalonte regjimin, të prishë çdo lloj mekanizmi demokratik që bazohet në votë. Praktikisht, me zgjedhje sot është e pamundur ta përmbysësh këtë regjim, falë këtyre kolaboracionistëve. E vetmja Rrugë për të ndryshuar pushtetin për fat të keq nuk janë më zgjedhjet, por Rruga. Ligji zgjedhor që imponoi "Rilindja" me votat e këtyre, sido që ta rrotullosh i kthen votimet në farsë.
Këta “opozitarë” u blenë me paratë e drogës të dhëna në dorë ose me leje ndërtimi, tendera e koncesione të tjera.
Nuk do flisja për ta, nëse sot do të vazhdonin të jetonin në skutën e tyre duke ecur me parimin se çdokush në këtë vend e ka një çmim, por kur i rishoh të ringjiten në organet drejtuese të opozitës së sotme nuk di, mbetem pa fjalë.
Përnjimend këta nuk i honeps dot, kur i shoh në tubime, tribuna, foltore, kurse militantët që para pak muajsh qenë gati t’i shkonin në hu, sot i duartrokasin ethshëm.
Kjo është po aq perverse sa punët e regjimit.
Me gjasë është e fundit herë që flas për opozitën, se del e tepron Propaganda e shtetit që u instalua, falë këtyre njerëzve, të cilët sot po na "qajnë" për demokracinë që e therrën sikur me qenë dashi i librit “Kurbani”.
Edi Rama dhe krijesa e tij e neveritshme, e quajtur “Rilindje” është sot në pushtet, sepse sa herë i vinte dita dilte nga bataku, falë segmenteve që blinte në opozitë. Padyshim mbështes gjithkënd në opozitë që përpiqet të largojë klikën në pushtet”, shkruan gazetari./ B.A. – CNA.al
Sekretarja për Marrëdheniet me Publikun, Jola Hysaj, k...
Ilir Meta ka konfimuar sot se ka shpërdoruar postin e Pres...
Ish-presidenti Ilir Meta një ditë më parë deklaroi se isht...
Ilir Meta ka sqaruar se pse iu ndryshua emri Lëvizjes Soci...
Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimin e Arben Ah...
Ish-presidenti Ilir Meta sot gjatë një deklarate për media...
Ish-Presidenti Ilir Meta, gjatë konferencës për shtyp ...
Ish-presidenti Ilir Meta sot në një deklaratë për mediat, ...
Ish-presidenti Ilir Meta është shprehur i lumtur sot që nu...
Pak minuta para konferencës për shtyp, ish-Presidenti Ilir...
Avokat Spartak Ngjela ndërsa komenton situatën politike në...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, shkruan se...
Pasditen e djeshme, në Konventën e LSI-së, kjo forcë polit...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar shka...
Besart Xhaferri është kandidati i radhës që ka shprehu...
Monika Kryemadhi ka folur për mediet pas përfundimit t...
Ish-presidenti Ilir Meta ka konfirmuar se do të jetë k...
Përfaqësuesi amerikan, Adam Smith, kryetar i Komitetit...
Pas përfundimit të Konventës së Partisë Lëvizja për In...
Ende pa bërë 24 orë si Kreu i Shtetit, kanë nisur “tal...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...