web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Begaj dekreton shkarkimin e Arben Ahmetajt nga detyra

26 Korrik 2022, 14:01, Politikë CNA

Begaj dekreton shkarkimin e Arben Ahmetajt nga detyra

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar shkarkimin e Arben Ahmetajt nga detyra si zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave.

 

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, pas administrimit të propozimeve të Kryeministrit dhe shqyrtimit të tyre, ka dekretuar  shkarkimin e z. Arben Ahmetaj nga detyra si Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave.

 

Presidenti i Republikës, ka pranuar propozimin duke dekretuar emërimin e zonjës Majlinda Dhuka si ministër Shteti dhe Kryenegociatore, si dhe emërimin e zonjës Belinda Balluku edhe në detyrën e Zëvendëskryeministres, përpos detyrës që mban të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë”, njofton Presidenca./ CNA.al

 





Lajmet e fundit nga