LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta nis “luftën” me Veliajn/ Skandal, udhëzon mediat se si ta bëjnë lajmin

27 Korrik 2022, 09:22, Politikë CNA

Meta nis “luftën” me Veliajn/ Skandal, udhëzon mediat se

Ilir Meta ka nisur luftën të hapur me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Mëngjesin e sotëm, ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një prononcim për mediat ka vijuar denoncimet për inceneratorin e Tiranës.

Ajo ka njoftuar se ka dorëzuar materiale të reja në SPAK.

Sipas Kryemadhit Bashkia e Tiranës kishte dijeni që në 2016 për kërkesën për inceneratorin e Tiranës, pasi kishte dy përfaqësues në komisionin për dhënien e koncesionit.

Ajo çfarë bie në sy në komunikatën të shpërndarë për media nga PL-ja është edhe mënyra se si udhëzohen mediat ta paasqyrojnë lajmin, se me çfarë pamjesh duhet ta hapin kronikën dhe se çfarë muzike duhet të ketë në sfond. 

Deklarata e plotë:

Pse duhet të merret që sot në përgjegjësi penale, Erion Veliaj, për procedurën e inceneratorit të Tiranës?

Pamje hapëse nga landfilli i sharrës, mundësisht të sfumuara në të zezë. Në mes të ekranit shkruhet me titra “Vend Krimi”. Pamjet e hapjes mund të shoqërohen me ndonjë sfond muzikor të tipit mafioz si dhe foto ose plane të Erjon Veliajt

Nga verifikimi i dokumentacionit të dosjes së Inceneratorit të Tiranës rezulton se:

Në 23.06.2016, me shkresën nr. 16/044 Shoqëria “Integrated Energy BV” aksionet e së cilës zotërohen nga shoqëritë “Energy Recuperator SPA”, “Paul Ëurth Italia” dhe “Integrated Technology Services”, kanë depozituar pranë Ministrisë së Mjedisit një “Letër Interesi”, me anën e së cilës ka paraqitur një propozim të pakërkuar për ndërtimin e venddepozitimeve të reja, mbylljen e atyre ekzistuese, ngritjen e sistemit të riciklimit, përmirësimin e infrastrukturës për të mbajtur nën kontroll situatën ndërtimore, për Qarkun Tiranë. Shkresa Nr.16/044 i është drejtuar për dijeni edhe Bashkisë Tiranë.

Fakt i cili do të thotë se Bashkia Tiranë që në Qershor të vitit 2016, thënë ndryshe “që në krye të herës” është vënë në dijeni të një propozimi të pakërkuar për ndërtimin e Inceneratorit të Qarkut të Tiranës.

Me shkresën nr. 25796/1 prot, datë 01.09.2016 Bashkia Tiranë, në përgjigje të kërkesës së Ministrisë së Mjedisit për shqyrtimin të propozimit të pakërkuar, ka caktuar dy përfaqësues të saj si anëtarë të Komisionit të Dhënies së Koncesionit, dhe konkretisht Z. Taulant Tushe, Drejtor i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë dhe Namik Smixhiu. Ky Komision është përgjegjës për gjithë ecurinë e procedurës koncesionare, deri në firmosjen e kontratës.

Pra Bashkia Tiranë jo vetëm është në dijeni të procesit që ka nisur por tashmë është edhe pjesë e procesit duke u përfaqësuar në Komisionin e Koncensionit me dy drejtorë bashkie.

Ministria e Mjedisit kërkon miratimin e financimit nga Ministria e Financave, Financat i kërkojnë aprovimin e bashkive të Qarkut, miratimin e jep vetëm Erion Veliaj

Me shkresën nr. 5474/20 datë 27.12.2016 Ministria e Mjedisit i ka kërkuar Ministrisë së Financave miratimin paraprak për financimin e projektit dhe, referuar studimit të fizibilitetit për menaxhimin e mbetjeve të Qarkut Tiranë, i ka paraqitur planin e Pagesave që nevojitet për financimin e këtij projekti nga ku rezulton se: Ky projekt do të financohet nga a) Qeveria në shumën 130,883,750 eurove dhe b) Bashkitë e Qarkut Tiranë në vlerën 91 mln euro për 30 vjet.

Ky fakt provon në mënyrë të qartë dhe shteruese se Bashkia Tiranë dhe Kryetari i saj Erion Veliaj janë në dijeni të plotë të modelit financiar të inceneratorit të Tiranës dhe shumës konkrete që Bashkia Tiranë duhet të paguajë për 30 vitet e ardhshme.

Më datë 23.01.2017 me shkresën nr. 13188/3 prot., Ministria e Financave, i kthen përgjigje Ministrisë së Mjedisit, duke e refuzuar miratimin e financimit të projektit të Inceneratorit të Qarkut Tiranë, duke evidentuar disa problematika për të cilat ka kërkuar sqarime shtesë;

Në datë 21.02.2017, me shkresën nr. 5474/25 prot., Ministria e Mjedisit rikërkon nga Ministria e Financave miratim për projektin endërtimit të inceneratorit të Qarkut Tiranë, duke sqaruar problematikat e evidentura nga Ministria e Financave;

Në datë 02.03.2017, me shkresën nr. 13118/7 prot., Ministria e Financave, i kthen përgjigje Ministrisë së Mjedisit, duke kërkuar nga kjo Ministri që, meqënëse financuesi dhe përfituesi kryesor i këtij projekti është Qarku Tiranë, të merrej miratimi me shkrim nga ky Qark, referuar modelit financiar të propozuar në studimin e fizibilitetit.Nga kjo shkresë qartazi rezulton se ky projekt Koncesionar mund të vihet në jetë vetëm nëse Bashkitë e Qarkut Tiranë (5 bashkitë përbërëse) do të miratojnë financimin e këtij projekti, pasi ato do të jenë përfitueset e projektit të Incenerimit të mbetjeve sigurisht kundrejt një tarife të caktuar. 

Në datë 28.02.2017, me shkresën nr. 5474/26 prot., Ministria e Mjedisit (shkresa e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm Z. Alqi Bllako) kërkon vetëm nga një Bashki e Qarkut Tiranë dhe konkretisht vetëm nga Bashkia Tiranë dhënien e miratimit me shkrim për vazhdimin e procedurave koncesionare, referuar modelit financiar të propozuar në studimin e fizibilitetit; Abuzim i pastër me detyrën, pasi Ministria e Financave kërkon dakordësi nga 5 Bashkitë e Qarkut Tiranë, ndërsa Bllako (sigurisht i koordinuar) ja dërgon vetëm Bashkisë Tiranë./CNA.al

Lajmet e fundit nga