
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka reaguar pas debateve mes Drejtorit të Përgjithshëm Gent Gazhelit dhe Irfan Hysenbelliut, i cili është hedhur në “sulm” nëpërmjet mediave të tij.
Drejtoria e Doganave në një mesazh në faqen zyrtare i cilëson si spekulime, akuzat e ngritura nga mediat e Irfan Hysenbelliut.
Kujtojmë këtu se mediat e Irfan Hysenbelliut, kanë sulmuar Gent Gazhelin, pas një gjobe ligjore që i është vënë pronarit të tyre.
Ndërkohë, mediat e Irfan Hysenbelliut pretendojnë se në doganë janë punësuar 4 njerëz me rekorde kriminale në Greqi.
Drejtoria e Doganave thotë se këto akuza janë publikuar edhe më parë, konkretisht në vitet 2018, 2020 dhe 2021. Në postim sqarohet se që në vitin 2018, kur është publikuar akuza e parë, katër punonjësit kanë depozituar dëshmitë e pastra të penalitetit, të cilat janë marrë nga autoritetet greke.
Drejtoria e Doganave sqaron se katër punonjësit kanë qenë pjesë e një operacioni antikontrabandë, por pasi autoritet greke kanë sqaruar rrethanat ata janë lënë të lirë.
Drejtoria e Doganave thotë se kjo çështje është mbyllur që në vitin 2018, pasi nuk ka asnjë vendim gjykate që i dënon këto katër punonjës, ndërsa akuzat mbeten vetëm spekulime mediatike.
“Akuza e ditëve të fundit në media nuk është aspak risi. Kjo akuzë është publikuar për herë të parë në vitin 2018, më pas në 2020, 2021 dhe se fundi këto ditë.
Që në vitin 2018, kur akuza u ngrit për herë të parë, katër punonjësit e Drejtorisë së Doganave kanë depozituar pranë institucionit punëdhënës dëshmitë e pastra të penalitetit, marrë nga autoritetet greke dhe noterizuar në Shqipëri.
Sipas dokumentacionit të vitit 2016, katër punonjësit kanë qenë pjesë e një operacioni antikontrabandë, kur janë ndaluar nga autoritetet greke. Pas sqarimit të rrethanave dhe rolit të personave në fjalë ata janë lënë të lirë nga prokurorët dhe hetuesit fqinjë.
Në kushtet kur nga njëra anë nuk ka asnj? vendim gjykate që i dënon katër punonjësit e Drejtorisë së Doganave dhe për sa kohë dëshmia e penalitetit në shtetin grek është plotësisht e pastër, çështja në fjalë është mbyllur që në vitin 2018, pavarësisht spekulimeve mediatike që vazhdojnë here pas here.
Këto dëshmi po i publikojmë sërish.”-sqaron Drejtoria e Përgjithshme e Doganave./CNA.al
Rreth 1 mijë policë janë angazhuar prej fillimit të ko...
Shtetasit e Indisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës pë...
Pas shpalljes non-grata të kryedemokratit Sali Berishë...
2 vatra zjarri janë aktive në vendin tonë, në Bërzanë ...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me dëshminë p...
Sipas raportit të Drejtorisë së Kontrollit të Brendshë...
‘Hetuesit janë kthyer sërish në Laç, për të zbuluar fa...
Lajmi i ditës sot ishte shpallja “non grata” nga brita...
Pas sulmit kibernetik që iu bë portaleve qeveritare, d...
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka bërë një ...
Në vendimin e Britanisë së Madhe për shpalljen “non gr...
Një lajm i hidhur është raportuar nga Policia e Shteti...
Shtyhet Samiti Botëror i Iranit të Lirë, që pritej të ...
Drejtori i Doganave Gent Gazheli akuzoi dje Irfan Hyse...
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, ka ...
Kreu i Bashkisë Vlorë ka qëndruar për rreth një orë mesdit...
Bordi i Transparencës në datë 22 korrik 2022, në mbled...
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda ...
Me 24 korrik përfundon edhe mandati i Ilir Metës si Presid...
Që nga vitet 1900, popullsia globale ka qenë vetëm në ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...